Lidhu me ne

Kryesore

Malaj: Nga çdo krizë, Shqipëria del më e varfër

Për ish Ministrin e Financave Arben Malaj,pandemia e koronavirusit e gjeti botën të papërgatitur dhe ky fakt bën që të shtohen paqartësite dhe pasiguritë.

I ftuar në emisionin ”360 gradë” nga Artur Zheji në ”RTV Ora”, Malaj tha se nga çdo krizë vendet dalin më të varfëra dhe paketat e qeverisë shqiptare nuk kanë arritur të bëhen të prekshme për qytetarët.

Arben Malaj: ”Sigurisht që gjithçka varet së pari nga vlerësimet që do të japin ekspertët e mjekësisë. Në varësi nga kohëzgjatja dhe në varësi nga shkalla e shtrirjes së pandemisë, do të identifikohen edhe kostot për ta menaxhuar periudhën derisa të ndihmojmë ekonominë të ringrihet dhe vjen faza më e vështirë që të kapim nivelet e para krizës dhe të merret përgjegjësia e menaxhimit të pasojave të krizës në aspektin afatmesëm.Ajo që do të theksoja që në fillim është fakti që gjithmonë ne këshillohemi që në qoftë se paqartësitë rriten dhe pasiguritë shtohet, qeverisja e vendit bëhet më e vështirë.

Në këtë aspekt edhe për shkak të mënyrës se si u shfaq kjo pandemi, edhe për debatet që ka mes ekspertëve për shkak të fillimeve të ndryshme në vende të ndryshnme, nuk kishte një veprim të sinkronizuar global, dhe ky mos sinkronizim i rriti paqartësitë, pasiguritë dhe kostot për të menaxhuar krizën. Nga çdo krizë vendet dalin gjithmonë më të varfëra. Janë 3 kolona kryesore ku pasojat e krizës manifestohen. E para janë të papunët, të paaftët dhe të varfërit. Qeveria shqiptare ka aplikuar dy paketa. Akoma nuk ka arritur në pjesën që të bëhen të prekshme dhe shifrat duhet të bëhen serioze.”

360grade.al

MË TEPËR

Kryesore19 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar19 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix20 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix20 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix20 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix20 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix20 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix20 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix20 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix20 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook