Lidhu me ne

Kryesore

Qeveria thotë se tenderat nuk janë sekrete, përse nuk publikohen?

Edhe kryeministri i vendit në një video-përgjigje për akuzat e opozitës në fundjavë deklaroi se tenderat nuk janë sekrete. Por, deri në këto momente kontratat e këtyre tenderave nuk janë bërë publike.


Ilva Tare

Mbrëmë kisha në intervistë zv/Kryeministrin e vendit, Erion Braçe dhe nga dje e sot mediat kanë publikuar pohimin e tij se kontratat e miratuara me vendimet e qeverisë, pra VKM, janë të publikuara në Fletoren Zyrtare, nuk janë sekrete.

Ky qëndrim erdhi pas akuzave të opozitës e cila prej ditësh bën publikisht pyetjen përse janë bërë tendera sekrete dhe përse nuk publikohen kontratat e tenderave me të cilët janë blerë maskat apo kit-et në këto ditë krize nga coronavirus.

Edhe kryeministri i vendit në një video-përgjigje për akuzat e opozitës në fundjavë deklaroi se tenderat nuk janë sekrete. Por, deri në këto momente kontratat e këtyre tenderave nuk janë bërë publike.

Euronews Albania ka kërkuar nëpër publikimet e VKM-ve në Fletoren Zyrtare, por për tenderat në fjalë nuk është publikuar kontrata apo teksti bashkëlidhur, siç thuhet në përmbajtjen e VKM. Pyetja që duam të shtrojmë sot për përgjigje nga qeveria është; Perse nuk publikohen kontratat meqenëse nuk janë sekrete? Përse nuk ka transparencë për këto tendera?

Të vetmet kontrata që nuk publikohen, janë ato që përfshihen në nenin 6 të ligjit të prokurimeve publike, janë ato sekrete, për të cilat ka masa të veçanta sigurie dhe diktohen nga interesa thelbësore të shtetit.

Kryeministri dhe zv-Kryeministri i Shqipërisë, thonë që nuk është ky rasti dhe tenderet nuk janësekrete. Atëherë perse nuk publikohet ne Fletoren Zyrtare dhe kontrata apo teksti bashkëlidhur? A është transparente kjo?

Transparanca e plotë, dhe jo humori e as sarkazma, është ilaçi i çdo dyshimi që mund të thërrmohet me fakte e faqe të publikuara në emër të ndershmërisë politike dhe institucionale. Qeveria të bëj transparente kontratat!

*Marre nga Ilva Now

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook