Lidhu me ne

Aktualitet

Flokët e pakrehur të gazetares

Giovanna Botteri

Nga Aida Baro

Giovanna Botteri është një gazetare italiane, aktualisht reportere e Rai-t në Pekin. Kohët e fundit është përfolur shumë nëpër rrjetet sociale jo për aftësitë e saj profesionale, por për “look”-un e saj jo fort të përshtatshëm, veshjet e zeza dhe flokët e pakrehur nga dora e një parukiereje (mundësisht me nam).
Megjithatë, me qetësinë dhe sigurinë e një gruaje të fortë, me profesionalizmin e një gazetareje të vërtetë, ajo përgjigjet:

“Do të më pëlqente që gjithë kjo ngjarje, pavarësisht nga unë, të shndërrohej në një diskutim të vërtetë, madje, edhe agresiv, për raportin me imazhin që kanë ose do të duhej të kishin sipas kushedi ç’kriteresh gazetaret, sidomos ato të televizionit. Këtu në Pekin, ndjek gjithnjë BBC-në, që konsiderohet një prej rrjeteve televizive më të mira e më të besueshme të botës. Ndër gazetaret e BBC-së ka të reja, të moshuara, të bardha, të zeza, bojëkafe e të verdha. Të bukura e të shëmtuara, të dobëta apo të shëndosha. Me rrudha, bythë, hundë e veshë të mëdhenj. Madje, është njëra që jep motin, së cilës i mungon një pjesë e krahut. Dhe askush nuk bën zë, askush nuk komenton, ata që janë në shtëpi thjesht dëgjojnë se ç’kanë për të thënë ato. Sepse është e vetmja gjë që ka rëndësi dhe që pritet nga një gazetare. Do të më pëlqente që ne të gjitha të synojmë drejt një objektivi, të paktën, si ky. Për të flakur tutje modele idiote, anakronike, që s’kanë më arsye të ekzistojnë.”
Dhe në një prononcim tjetër:
“Kam 40 bluza, të gjitha njësoj, blu ose të zeza, me jakë V. Punoj si dreqi gjithë ditën e perëndisë, jam gjithnjë me ngut, s’kam kohë të mendoj për veshjen. Qetësohuni, se i ndërroj përditë dhe i laj. Flokët? Doemos që s’i kam sikur kam dalë nga parukeria, por them se jam grua normale. Merrem me gazetari, jo me spektakle. Zëre se jam asociale, aspak mondane dhe këto “vëmendje” më bezdisin. Kur më thonë që paskam përfunduar te “Striscia la notizia” nuk arrij të mbyll sy. Jam unë ajo që duhet të tregoj, dhe jo të bëhem subjekt i rrëfimit”.
Por kush është Giovanna Botteri?
Në 1991 raportonte nga Rusia për t’i treguar botës shembjen e Bashkimit Sovjetik dhe në Kroaci gjatë shpërthimit të luftës për pavarësi. Ka qenë reportere gjatë bombardimit në ish-Jugosllavi. Ka qenë në Iran, në Afrikën e Jugut e Algjeri, ka përcjellë drejtpërdrejt dramën e eksodit të shqiptarëve. Ka raportuar për luftën në Afganistan, për luftën e Gjirit Persik, për marrjen e Bagdadit dhe përmbysjen e Sadam Huseinit. Në 12 vitet që pasuan ka qenë korrespondente e Rai-t në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundi, në moshën 61-vjeçare, ndërsa shumë kolegë të tjerë të saj u tërhoqën, pranoi një tjetër sfidë të madhe profesionale: të tregonte se çfarë ndodhte në Kinë, atje, në zemër të saj, në Pekin, mu në mes të pandemisë. Ka treguar se ç’ndodhte atje brenda, ashtu siç ka bërë prej 30 vjetësh, me profesionalizëm, me një aftësi rrëfimi dhe empati të patëdytë në gazetarinë italiane.

Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, vlen të kuptojmë se ku bëhet gazetaria e vërtetë, ku mbaron gazetarja e ku fillon spikerja televizive nëpër televizionet tona mondane.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook