Lidhu me ne

Kryesore

Peza i “1 milion dollarëve”: Basha, një lider i dëshpëruar shqiptar në Ditën e Europës!

Nga Alfred Peza

Kryetari i PD shfrytëzoi Ditën e Europës, për të mbajtur një konferencë shtypi për mediat, në stilin e një lideri politik “alla shqiptar”. Duke u rrekur ti tregonte qytetarëve problemet e mazhorancës, ai thjeshtë sa u dëshmoi atyre live, dëshpërimin e tij personal.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama u shfaq pas tij përkrah ambasadorit të BE, për të zbuluar emrin e kryenegociatorit për anëtarësimin, duke ftuar në një tryezë Presidentin dhe Kryetarin e Opozitës për këtë proces. Duke treguar në këtë mënyrë, rrugën e Shqipërisë përgjatë këtij viti e në vijim, për realizimin e ëndrrës së përbashkët kombëtare drejt Brukselit.

Po çfarë të jetë ky hall kaq i madh personal i Lulzim Bashës, që e bën atë që ta shfaqë dëshpërimisht kaq hapur, në këtë ditë? Ai lidhet me atë që prej disa kohësh përflitet nëpër koridoret e SHQUP, Presidencës dhe të medias, rreth asaj që mund të konsiderohet si kriza më e madhe për lidershipin e opozitës shqiptare në 7 vitet e fundit.

Një krizë që nisi pas humbjes së PD në zgjedhjet e 2013, e cila detyroi “liderin historik” Sali Berisha, që të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Ky akt politik u duk në fillim i njëjtë me atë që kishte ndërmarë 8 vjet më parë, edhe kryetari i PS Fatos Nano, kur pas humbjes në zgjedhjet e 2005 dha dorëheqjen. E atëherë kur u duk se po realizohej rrotacioni i elitave, duke i dhënë fund edhe tranzicionit politik të post komunizmit, ekuacioni u komplikua.

Ndryshe nga Nano që pas marjes së drejtimit të PS nga Rama u tërhoq nga jeta aktive politike, Berisha ndoqi një rrugë tjetër. Duke mbajtur anë në përballjen mes Bashës e Olldashit në garën për kreun e PD, e duke mos u tërhequr nga jeta aktive as sot e kësaj dite. Kalimi i LSI në opozitë më 2017 dhe i Ilir Metës në Presidencë, e komplikoi më shumë ekuacionin opozitar. I nisur nga besimi se pas një kariere të gjatë politike do të bënte siç duhej edhe Kryetarin e Shtetit, Ilir Meta zgjodhi ta shfrytëzonte këtë kohë, për të bërë më tepër Kryetarin e Opozitës.

Brenda gardhit të PD, shtoheshin zërat mediatikë që sa më shumë i shprehnin dashurinë Berishës, aq më tepër bëheshin kritikë me mënyrën e të bërit opozitë nga Basha. Kulmi arriti me djegien e mandateve të deputetëve të PD e LSI, çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, dekretimin 3 ditë para kësaj nga Meta të zgjedhjeve të 13 tetorit dhe bojkotimin e tyre nga “Opozita e Bashkuar”. Objektivi kryesor ishte pengimi dhe zhbërja me çdo çmim, i ngritjes e funksionimit të institucioneve të reja të drejtësisë, që do të mershin me ndëshkimin e mëkateve të vjetra politike.

Fillimi i hetimit parlamentar, rriti nevojën e Presidentit për tu mbrojtur nën çadrën e madhe të opozitës e jo thjeshtë e vetëm nën çadrën e vogël të LSI e cila nga ikja e tij, ishte futur akoma edhe më shumë në ujë. Në këto rrethana, nisën përpjekjet për një lëvizje të re politike të lançuar për më 8 dhjetor, përmes tezave nacionaliste, sovraniste e anti perendimore. Tërmeti i 26 nëntorit e shtyu për më 2 mars këtë axhendë, që nxorri nga kostumi i kreut të shtetit në bulevard Ilir Metën, me përkrahësit e militantët e PD, në prani të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Pas kësaj, trokiti pandemia globale. Ishte ai momenti kur nisën të ndryshojnë dukshëm rolet mes Metës e Bashës. Presidenti mori anën e publikes përballë virusit vrasës Covid-19 dhe kryetari i opozitës, duke e parë veten nën morsën e një realiteti që po ndryshonte kahje brenda kampit të tij, u bë me “armikun”. Kjo alarmoi grupet brenda së djathtës, të cilët nisën ta akuzonin Metën për “tradhëti”. Tregues sesi më në fund, njerëzit e Bashës kuptuan se prapa “dashurisë pa kushte” Meta- Berisha, fshihej loja për kreun real të opozitës.

Lulzim Basha nuk e fshehu dot dëshpërimin e tij as në Ditën e Europës, atëherë kur duhet të dëshmone përpara të tjerëve, se ishte gati që të ulej në një tryezë me Edi Ramën dhe Ilir Metën për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Por, duket se tashmë ai ka një prioritet më të madh, se ai që kanë shqiptarët. Duke vendosur kësisoj në këtë ditë, hallin e tij personal, mbi atë të Shqipërisë dhe të së ardhmes së saj Europiane!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix55 minuta më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar57 minuta më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar59 minuta më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore16 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix17 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix17 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix17 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook