Lidhu me ne

Radar

Ndryshime të vogla që të bëjnë njeri më të lumtur

Nuk ke nevojë të heqësh dorë nga gjërat që bën në përditshmëri apo nga të gjitha paratë e mbledhura për të ndryshuar diçka në rutinë dhe për të siguruar pak më tepër lumturi. Ajo mund të vijë me ndryshime të vogla, të cilat mund t’i arrish dhe të ndihesh mjaft mirë. Shiko këtë listë. Janë të gjitha gjëra që mund t’i bësh.

1. Shko në shtrat kur të ndihesh e lodhur. Nuk po i bën askujt ndonjë të mirë duke sforcuar veten të qëndrosh zgjuar, kur trupi dhe truri ka nevojë të pushojë.

2. Merr shpesh pushime të shkurtra, por edhe pushime disaditore.

3. Gjej kohë për të gatuar një vakt të mirë të paktën një herë në javë.

4. Vetëm pak sekonda në ditë (çdo ditë) mjaftojnë për disa mendime pozitive për veten… edhe nëse është një fakt shumë i thjeshtë: flokët janë në ditën e tyre të mirë.

5. Rregulloje çdo ditë shtratin dhe mbaji hapur grilat.

6. Mbaji shënim disa prej mendimeve, aq shpesh sa të mundesh t’i fusësh në një kuti. Të shkruarit, shpeshherë i vë gjërat në perspektivë.

7. Dëgjo shpeshherë muzikë të qetë — ndihesh mirë ose keq — ndërsa je duke pastruar. Do të habitesh se sa terapeutik do të bëhet pastrimi pas kësaj.

8. Pi më shumë ujë.

9. Mos i merr problemet e punës me vete në shtëpi.

10. Jepi vetes një sfidë të vogël për ta përmbushur çdo javë – dhe nëse ia ke arritur kur të vijë e diela, atëherë do ta ndiesh veten të realizuar. Këto sfida mund të jenë aq të thjeshta sa mund të duken qesharake, si p.sh t’i buzëqeshësh një të huaji çdo mëngjes ose t’i eliminosh ëmbëlsirat për ditët e tjera të javës.

11. Bëj më shpesh ekskursione (edhe online quhet).

12. Ha mëngjes çdo ditë.

13. Fotografoji ditët e tua më të mira dhe momentet e lumtura.

14. Përpiqu të zgjohesh me të gjithë fuqinë sapo bie alarmi i parë.

15. Gjej një mënyrë për të ndryshuar rutinën, duke shmangur rënien në monotoni. Provo një lloj kafeje të re, ha drekë jashtë — gjithçka që të thyen monotoninë.

16. Jepi mundësi vetes të mendosh gjatë javës për mbrëmjen e së premtes. Nuk do të thotë domosdoshmërish të marrësh pjesë në një event social. Mund të jetë edhe një vaskë qetësuese me shkumë, nisja e një libri që do të doje ta lexoje ose mund të gatuash një ushqim për të cilin të ka marrë malli.

17. Mos u merr me rrjetet sociale sa herë ndihesh e mërzitur.

18. Mos shko në shtrat me humor të keq.

19. Frekuento më shumë kafe me miqtë.

20. Mos ha dhe mos puno në të njëjtën kohë.

21. Qaj kur të vjen për të qarë. Emocionet e shtypura negative nuk të lënë të jesh natyrë e lumtur.

22. Planifiko një kohë në mëngjes për të bërë pak ushtrime, pastaj të ulesh e të pish një çaj me kënaqësi dhe pa nxituar.

23. Mos i lër email-et të jenë e para gjë që sheh sapo zgjohesh në mëngjes.

24. Fol gjithmonë me dikë që i beson, kur diçka të ka mërzitur – mos e mbaj asnjëherë për vete.

25. Ha më shumë akullore.

Të pëlqyen? E shikon që mund t’i bësh?

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore9 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook