Lidhu me ne

Kritike

KUNGUJT E EDVINIT

KUNGUJT E EDVINIT
Nga Bledi Mane-Public Enemy
1./
Pasditen e 25 prillit të vitit 1990, në Zyrat e Policisë Popullore të Tiranës u paraqit për të bërë kallëzim penal një djalosh i gjatë dhe tepër nervoz. Arsyeja ishte e çuditshme dhe groteske. DjalI ankohej se për gati 3 javë rresht nuk ngopej dot me bukë. Kriza ekonomike që kishte mbërthyer Shqipërinë ndihej dyfish në shtëpinë e djaloshit. Ai kthehej pasdite vonë nga stërvitja e basketbollit dhe kur shkonte në shtëpi gjente gjithmonë babain duke ia ngrënë gjellën e drekës. Pas debateve të shumta i biri nuk kishte duruar më gjatë por ishte ankuar te organizata e Frontit të lagjes dhe pasi nuk kishte gjetur zgjidhje iu drejtua policisë. Fati tragjik e ndoqi edhe këtu. Policia pasi mori vesh kush ishte babai i djalit, nuk e regjistroi kallëzimin penal. Oficeri i turnit i dha bukën e tij me djathë dhe 2 qepë të njoma djaloshit dhe ky i fundit u largua i qetësuar nga sporteli i rajonit.
Djali quhej Ilir Beqja ndërsa babai i tij Hamiti punonte si shërbëtor i rangut të dytë duke ushqyer me doktrinën komuniste udhëheqësit injorantë të nomenklaturës në Tiranë.
2./
30 vjet më vonë, fiks më 25 prill të këtij viti, i njëjti personazh por tani i burrëruar, bëri të njëjtin denoncim. Kërkoi kësaj here që të moshuarve shqiptarë tu ulet pensioni se marrin lekë mjaftueshëm për të jetuar. Brenda deklaratave të këtij grykësi të pandreqshëm ndihej i njëjti cinizëm si atëherë. Urrejtja ndaj babait të tij për ngrënien e gjellës nuk ishte fashitur ende.
2 javë para deklaratës së ish ministrit të shëndetësisë së Edi Ramës, ish ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, teksa Shqipëria mbante frymën dhe lotonte vdekjet e viktimave të virusit, shfaqej ekraneve të televizioneve, kompjuterave dhe celularëve duke lexuar poezinë për macen që s’kishte oreks. Një tjetër zyrtare e lartë dhe deputete që paguhet me taksat tona, tallej dhe fyente edhe pandeminë por edhe inteligjencën bazike domestike.
3./
Macja e Kumbaros nuk mbeti vetëm. Një javë pas Mirelës dhe tre javë pas Beqjes, dallkautizmin e Rilindjes qeverisëse socialiste e suvatoi me një tjetër yjner, shkëlqesia dhe trashësia e tij zoti Blendi Klosi. Ministri i turizmit që s’di not deklaroi se gjatë muajve të verës shqiptarët do bëjnë plazh të ndarë nga njëri-tjetri vetëm me peçikllas.
Deri këtu durova por pas kësaj deklarate u plogështova dhe nuk po përmbahesha më. Hapa dritaren dhe në mes të natës teksa qyteti flinte unë nuk duartrokita për doktorët dhe infemieret por bërtita aq fort sa zgjova edhe Hënën nga gjumi:
-Edi Rama, kam aplikuar te e-Albania për të vrarë veten dhe po ma vonojnë lejen!

Image may contain: 3 people, close-up
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix2 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix2 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix2 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix2 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix2 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix2 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix2 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix2 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix2 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook