Lidhu me ne

Kryesore

Prishja e Teatrit, tani në emër të shumicës

Zoti Rama pëlqen të aplikojë parimin e veprimit të njëanshëm sepse dialogu i duket humbje kohe, kundërshtarët llafazanë dhe në fund ajo që mbetet është vepra. Por edhe godina aktuale e TK-së u ndërtua si objekt eksperimental dhe ishte modern për kohën, por një gjë e tillë jaqë nuk të garanton rivlerësim pozitiv të saj. 

Kryeministri Edi Rama është pyetur për projektin e Teatrit Kombëtar dhe në këtë kuadër, z. Rama ka deklaruar thatë se ai përfaqëson shumicën dhe si shumicë vendimet e saj nuk mund të përmbysen nga një pakicë. 
Pra pas kaq kohësh përballje për një temë kaq të ndjeshme, kryeminstri, që gëzon aktualisht një klimë politike relativisht të qetë, tregon kartonat në Kuvend. 

Mirëpo për këto çështje nuk vlen shumë argumenti i shumicës, që edhe kështu është spekullativ, pasi është teorikisht dhe praktikisht e papranueshme që çdo vendim që merr qeveria e z. Rama ka aprovimin e shumicës që e ka votuar. Këto janë çështje të komunitetit dhe jo domen shumicash politike që lëvizin dhe mospërfillja e një proteste dhe zërave kundër në fakt ilustron se për prishjen e Teatrit nuk po vendos shumica, por Pushteti. 
Pasi nëse do të flasim me këto kritere, atëherë do të duhet të biem dakord se pjesën historike të Tiranës nuk e ndërtoi Ahmed Zogu me italianët, por shumica e shqiptarëve që e thuhet se mbështesnin. Kur vallë janë marrë këto vendime që shiten në emër të shumicës?

Zoti Rama pëlqen të aplikojë parimin e veprimit të njëanshëm sepse dialogu i duket humbje kohe, kundërshtarët llafazanë dhe në fund ajo që mbetet është vepra. Por edhe godina aktuale e TK-së u ndërtua si objekt eksperimental dhe ishte modern për kohën, por një gjë e tillë jaqë nuk të garanton rivlerësim pozitiv të saj. 

Edhe Teatri i ri që z. Rama po projekton dhe po e imponon nuk është çudi të ketë një fat të tillë, në vijim të traditës së pandërprerë të Tiranës ku eksperimentet e pushtetit asgjësojnë vazhdimisht mundësinë e krijimit të trashëgimisë. Ky është një qytet për të cilin nuk ka konsensus dhe i cili nuk dihet se çfarë përfaëëson përtej pushtetit në aspektin urbanistik dhe nostalgjisë personale në aspektin njerëzor. 

Dhe ky konensus injorohet me harbutëri përmes tezave të shumicës sidomos në kushtet kur kryeministri nuk e vuri ujët në zjarr për faktin se ata që mbrojnë Teatrin janë pa një adresë ku mund të ankohen. Uni i një njeriu dhe interesat pas projekteve të tij po zëvendësojnë dhunshëm një copëz nga Tirana, mbrojtja e së cilës nuk ka sesi të jetë vetëm për hir të estetikës, por është edhe politike e qytetare. Ka qenë po ky njeri që organizonte protesta për mbrojtjen e Piramidës por mesa duket nga interesi dhe jo ekzigjenca të tjera. Aq më tepër vlen kjo kur sheh se z. Rama përfshihet personalisht në projekte duke na zbuluar se Tirana po riformësohet nga vetëm një njeri. /Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix4 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix4 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix4 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix4 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix4 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar4 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook