Lidhu me ne

Kryesore

Aksioneri i Air Albania, Sinan Idrizi paditet për vjedhje 3.5 milion USD nga milioneri turk Adnan Polat

Aksioneri i Air Albania, Sinan Idrizi paditet për vjedhje 3.5 ...

Aksioneri i mazhoritar i Air Albenia dhe presidenti i Flamurtarit Sinann Idrizi do të përballet me një proces gjyqësor në Turqi pasi ai dyshohet se se ka mashtruar për një shumë të madhe parash biznesmenim e njohur turk Adnan Polat. Ky i fundit, i njohur në vendin e tij si Bosi i skuadrës së futbollit Gallatasarai “ka dorëzuar në Prokurorinë e Stambollit një kallëzim penal në emër të kompanisë së tij “Grupi Polat”, njofton gazeta e madhe turke Milliyet. Në padinë e tij, Polat pretendon se kishin rënë dakord me Idrizin që të blinin një kompani nafte duke i dhënë para atij, por sipas Polatit, ortaku shqiptar nuk ka bërë asgjë nga ato që kishtë marrë përsipër duke e mashtruar dhe duke i rrëmbyer 3.5 milionë USD.

Gazeta shkruan se Idrzi njihej me Adnan Polat për shkak aktiviteteve të përbashkëta në futboll. Gjatë kontakteve mes tyre, Idrizi i kishte thënë biznesmenit turk se kompania që ai sugjeronte të blinte,  “Global Fluids International” siguronte fitime të mira në tregun shqiptar dhe nëse do te ta blinte mund të negocionte ai për të.

Sipas asaj që Polat ka shprehur në padi, Idrizi i ka thënë biznesmenit turk se kompania kushtonte 17 milion dollar, por duhej thënë paraprakisht një kapar prej 3.5 milion dollarësh. Nëse shitja nuk realizohej, Polatit do t’i ktheheshin mbrapsht 3.5 milion dollarët.

Në nëntor të vitit 2016, Adnan Polat përgatiti dokumentacionin për blerjen e aksioneve të kompanisë në fjalë. Gjatë këtij operacioni, Idrizi ka telefonuar Adnan Polatin duke i thënë se kapari nuk do të kalohej përmes bankës, por do të jepej dorazi. Kështu, pasi ka firmosur marrëveshjen paraprake, Polat i ka kaluar paratë sipas asaj që kërkoi Idrizi.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën “Sabah”, disa kohë më vonë, Idrizi e telefonoi Adnan Polatin duke i thënë se në Shqipëri në vitin 2017 kishte zgjedhje dhe se operacioni i blerjes së kompanisë do të finalizohej pas zgjedhjeve. Sipas padisë, Polati e ka pranuar këtë shtyrje.

Pas zgjedhjeve, Polati kontaktoi sërish me Sinan Idrizin dhe e pyeti për operacionin e blerjes së kompanisë, por ai i tha se blerja finale nuk mund të kryhej më.

Kështu, Polat i ka kërkuar Idrizit anulimin e marrëveshjes paraprake dhe kthimit të kaparit prej 3.5 milion euro. Por, sipas Polatit, Idrizi ka gjetur një mori arsyetimesh për të mos ia kthyer mbrapsht paratë dhe i ndjerë i mashtruar, Adnan Polat i është drejtuar prokurorisë së Stambollit duke e paditur atë për mashtrim.

Idrizi gjatë takimit të kryeministrit Rama me bosin e Turkish Airlines  Ayc ne mars 2018. Poshtë me Ramën dhe Erdoganin

Por, kjo aferë gjyqësore e kalon kuadrin e një thjeshtë të një çështjeje private, pasi Sinan Idrizi i dyshuar për mashtrim është edhe aksioner me shtetin shqiptar dhe atë turk në krijimin e Air Albania. 

Air Albania do projekt publik-privat-publik, me partnerë një kompani në pronësi qeveritare turke, një kompani në pronësi qeveritare shqiptare dhe një kompani private.

Albcontrol sha është kompani në pronësi të qeverisë shqiptare, përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila menaxhon hapësirën ajrore të Shqipërisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të fluturimit.

Turkish Airlines, një nga kompanitë ajrore më të mëdha në botë, ka aksioner kryesor qeverinë turke, e cila zotëron 49,12 për qind, ndërsa 50,88 për qind të aksioneve janë në pronësi si aksione të tregtuara në bursë.

Ai ka hyrë në këtë kompani që me themelimin e saj përmes MND Investment shpk që është kompani private, e krijuar, më 7 maj 2018, vetëm nëntë ditë para vendimit të qeverisë që e bëri atë ortake në Air Albania. Kompania depozitoi një kapital themeltar prej rreth 100 mijë euro dhe është në pronësi të plotë të Sinan Idrizit.

Idrizi, një emër i panjohur për publikun, para këtij fakti nuk ka asnjë aktivitet në Shqipëri dhe nuk është shprehur të ketë ndonjë biznes në ndonjë vend tjetër të botës. Në disa pronocime publike, ai është shprehur se ka lidhje biznesi në Turqi, ku duket se ka jetuar për shumë vite para se të kthehej në Shqipëri në vitin 2014, por nuk ka dhënë asnjë detaj apo referencë publike.

E vetmja gjë që dihet për të është se nga viti 2014 ai është një nga pronarët dhe administrator i Klubit të Futbollit Flamurtari. Sidoqoftë, askush nuk e di se nga vinë paratë me të cilat ai financon Flamurtarin. 

©Lapsi.al/ Burimi Mylliet

Shehaj: Të hetohet lidhja e Ramës me Idrizin e Air Albanias, akuzuar për mashtrim financiar

Shehaj: Të hetohet lidhja e Ramës me Idrizin e Air Albanias, akuzuar për mashtrim financiar

Majtas Polat – Djathtas Rama dhe Idrizi

Ish-deputeti demokrati Agron Shehaj ka kërkuar sot publikisht hetimin e lidhjeve mes Edi Ramës dhe Sinan Idrizit, pronarit të Air Albanias, nën hetim në Turqi për mashtrim financiar.

Përmes një postimi në Facebook, Shehaj hodhi dyshime për mënyrë se si Idrizi, nga një person i panjohur, u bë ortak i shtetit në kompaninë e fluturime Air Albania:

“Këtë të akuzuar për mashtrim, pa asnje aktivitet biznesi, pa asnjë burim të deklaruar parash, Edi Rama e bëri ortak me shtetin vetëm sepse ai ishte njeriu i duhur për të mbuluar Edi Ramën.

Nuk ka asnjë dyshim që Sinan idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë per vetë Edi Ramën. 41 % të aksioneve të Air Albania janë të Edi Ramës.

Është koha që SPAK të hetojë urgjentisht lidhjet Rama-Idrizi dhe mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit.”

Të mërkurën u bë publik fakti që Sinan Idrizi po hetohet në Turqi për mashtrim financiar.

Ai është paditur nga  sipërmarrësi i njohur turk Adnan Polat.

Polat akuzon Idrizin se i ka marrë $3,5 milionë si garanci për blerjen e  kompanisë koncesionare të markimit të naftës në Shqipëri, GFI Albania, në vitin 2016.

Blerja e kompanisë nuk u finalizua asnjëherë, por Idrizi ka refuzuar t’ia kthejë paratë mbrapsht.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook