Lidhu me ne

Temporal

Tirana po bëhet si Ramallahu

Duhet hequr dorë nga veprimet frenetike. S’ka përse të organizohen kinse mbledhje të këshillit bashkiak. Bota nuk po pret me ngut nga Tirana që të gjejë vaksinën e COVID-19. Mos bëhemi gazi i botës.

Nga Ilir Babaramo

Territori i Teatrit Kombëtar është kthyer në një fushëbetejë. Dramaciteti i përplasjes, egërsia e deklaratave  po ngjason gjithnë e më shumë me konfliktin e palëve në Gaza apo Bregun Perëndimor, ku arabë e izraelitë përleshen për të penguar apo lejuar ndërtimin e ngulimeve të kolonëve. Lufta është ekzistenciale. Me të gjitha mjetet e mundshme që ta rrok mendja njerëzore.
Shikoni çfarë po ndodh në Tiranë. Skena vërtet lunatike. Shefi i opozitës i pari, pastaj një natë më pas kryetarja e partisë tjetër të opozitës, e cila është dhe gruaja e kryetarit të shtetit, thyejnë karantinën dhe në krye të militantëve gdhihen tek godina e Teatrit me frikën se mos fadromat e pushtetit shkojnë natën për ta shembur. Skena absurde e sureale, që ndodhin rrallë dhe në territore të pushtuara.
Prej shumë e shumë muajsh, përplasja që ka nisur 20 vjet më parë, palët i ka çuar në akte te skajshme. Kryeministri duket se e ka betejën e jetës, a thua se bëhet fjalë për Malin e Tempullit. Ka përdorur çdo institucion apo individ që kontrollon vetëm për të arritur qëllimin. E nisi me dallkaukun e Institutit të Ndërtimit, i cili firmosi një ekspertizë, sipas së cilës godina e Teatrit nuk është e sigurtë dhe rrezikon të shembet nga një tërmet i mundshëm. Si për ironi të fatit, pak javë më pas një tërmet shkundi Shqipërinë qëndrore. Teatri nuk u prek ndërkohë që suvatë që Shkreli kishte shtuar në muret e zyrës së kryeministrit u shembën. Por, Rama dhe luogotenente i tij në bashki nuk u ndalën. Tashmë, kishin gjetur dhe Fushën që berit të teatrit t’i rripnin gjashtë palë lëkure, gjashtë kulla që do ndërtoheshin nga privati në tokë publike. Me një këmbëngulje Sizifi, duke përdorur gjithë bateritë e pashtershme të propagandës, duke blerë heshtjen, veset, dobësitë njerëzore të disave që flisnin në emër të komunitetit të artistëve, menduan se ia hodhën.
Palët u ulën në negociata. Aty filloi zhgënjimi i parë. Fusha, ai që lëndinat e Edenit i ka gjetur në bashki, u thotë përfaqësuesve të “certifikuar” se nuk mund të realizojë një prej kërkesave teknike të tyre: skenën e lëvizshme. Të gjithë shqyen sytë nga habia. Regjisori veteran, Leka Vetingu, duhet ta mbajë mend se rotativin qe i kërkonin Fushës për Teatrin e ri Kombëtar e kishte dhe kinoteatri modest i Derviçanit që në vitet ‘80 të shekullit të kaluar. Fusha u tërhoq nga ndërtimi i Teatrit, por jo nga projekti i kullave në tokë të bashkisë. Kjo është temë tjetër.
Tani gjithë vëmendja po përqëndrohet tek Teatri, ku po luhet nje farsë që na bën gazin e botës: drejtuesit e opozitës po kërcënojnë me zjarr dhe gjak. Rama ndjen një kënaqësi perverse duke i parë të poshtëruar tek kalojnë natën jashtë dhe në vakt pandemie.
Gjithësesi një zgjidhje duhet gjetur për Teatrin.
Jo deus ex machina, jo me fadroma një natë karantine.
Duhet hequr dorë nga veprimet frenetike. S’ka përse të organizohen kinse mbledhje të këshillit bashkiak. Bota nuk po pret me ngut nga Tirana që të gjejë vaksinën e COVID-19. Mos bëhemi gazi i botës.
Dy zgjidhje po kristalizohen mes palëve: restaurim i godinës ekzistuese duke mbrojtur kështu vlerat e saj historike ose shembja dhe ndërtimi i një teatri të ri.
Për secilin opcion ka argumenta pro dhe kundër. Le të gjykohet secili prej tyre. Qeveria të shpallë një moratorium. Qytetarët të dëgjojnë argumentet e ekspertëve, jo vetëm të atyre që kanë kaluar në vetting-un e Lekës. Pas moratoriumit të qeverisë drejtuesit e opozitës të heqin dorë nga deklaratat histerike. Dhe në fund qytetarët e kryeqytetit të vendosin në një referendum se cilin projekt mbështesin. Kjo është procedura më normale në një vend normal evropian. Tirana nuk është Rramallahu, kryeqyteti i autoritetit palestinez.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook