Lidhu me ne

Kryesore

Tundimi i arkitektëve për të bërë gjithçka, edhe atje ku s’ka standarde demokratike

Katër vjet iu desh të priste Richard Rogers, arkitektit të Terminalit 5 në Aeroportin Heathrow të Londrës, derisa projekti iu nënshtrua një shqyrtimi e debati të fortë publik, që pasqyroi edhe kërkesat e komunitetit dhe kundërshtarëve.

Nga Sonila Meço

Kryebashkiaku Veliaj shkruante sot: “Teksa ne kemi humbur 3 vjet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, hidhini një sy projekteve të jashtëzakonshme që ka konceptuar apo realizuar gjatë kësaj kohe arkitekti @bjarkeingels.”

Kjo është njëra anë e hënës…ja tjetra!
Daniel Libeskind, një nga arkitektët më të njohur në botë, që punon në çdo cep të globit, disa kohë më parë do të kritikonte nga Belfasti arkitektët e gatshëm të ofronin shërbimet e tyre në vende totalitare, të korruptuara ose të kapura.

“Mendoj se arkitektët sot, duhet të mbajnë një qëndrim etik; më shqetëson fakti se një arkitekt ka dorë të lirë për të vepruar, sikur të kish një çek të bardhë! Pa e vrarë mendjen se, a ka një proces publik mbi atë projekt, kush e zotëron pronën, këtë tokë, këtë ndërtesë?”

Libeskind, me një mospranim total të shteteve ku një forcë politike arrin të vendosë për gjithçka, duke refuzuar parimet demokratike, sheh gjithnjë e më shumë një përpjekje të paskrupullt të arkitektëve edhe shumë të talentuar, për të ofruar shërbimet e tyre aty ku shkelja e ligjeve, ku antikushtetutshmëria është normë. Ai përmend zëlartas faktin se, po dallohet qartë dyndja e arkitektëve në vende ku vendimmarrja e konsultuar, dëgjimi i zërit të publikut, zgjedhjet e besueshme ulen në sediljen e pasme të një makine pushteti, që kujdeset vetëm për pasurimin e liderëve dhe kastës së saj.

Çfarë konstatohet lehtësisht pas kritikave të Libeskindit, është se arkitektët shpesh e gjejnë veten në një raport të fortë me pushtetin. Nuk punojnë dot pa të. Dhe kjo vlen për projekte si në SHBA, si në Lindjen e Mesme, ashtu edhe atë të largët. Sepse çdo projekt i madh është triumf i vullnetit të klientit, qoftë ai një zhvillues, një drejtor teatri, muzeu apo qeveri autoritariste. Sepse arkitektët duan klientë që nuk tremben, që investojnë shumë para dhe tallen me opozitën lokale.

Mund të imagjinohet se sa lehtë ndërtohet në një vend si Shqipëria, ku qeveria ka kartonët për të bërë ligje jokushtetuese, ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ku nuk ka drejtësi e ndëshkim, ku nuk ka shoqëri civile dhe paraja derdhet lumë. Që të qetësojmë paragjykimet, edhe në vende me demokraci më të konsoliduara se jona, shfaqen projekte të mëdha, ku publiku është kundër, por pushteti do të bëjë çfarë ka vendosur të bëjë. Ama, arkitektët aty përballen me një publik vokal, të angazhuar, me media kërkuese dhe hetuese, ambjentalistë e shoqëri civile, politikanë të vendosur për t’i rezistuar deri në fund vullnetit të pushtetit. Dhe në një mënyrë a tjetër, dekurajohen. Katër vjet iu desh të priste Richard Rogers, arkitektit të Terminalit 5 në Aeroportin Heathrow të Londrës, derisa projekti iu nënshtrua një shqyrtimi e debati të fortë publik, që pasqyroi edhe kërkesat e komunitetit dhe kundërshtarëve.

Tundimi i arkitektëve për të bërë gjithçka të madhe u vjen në dorë, edhe pse me klientë të dyshimtë, është i kuptueshëm. Por janë po këta arkitektë, si vetë Bjarke Ingelsi (projektuesi i Tetarit të Ri), një ndër 100 njerëzit më ndikues në botë në vitin 2016 sipas Time Magazine, që deklarojnë se me projektet e tyre duan të ribëjnë botën, me koncepte të forta sociologjike, parime të zhvillimit të qëndrueshëm, mes vizionesh ëndërrimtare dhe zgjidhjesh pragmatike. Po të lexosh shtypin e sidomos kritikën e specializuar, Ingelsi ngjall kërshëri, entuziazëm, por edhe kundërshti. Si arkitekti që punon në volume të jashtëzakonshme, të cilit i janë besuar shumë projekte të mëdha e ambicioze, por është po ai që në Shqipëri solli një projekt të kopjuar. Shumë të kontestuar për mënyrën sesi po zbatohet. Ingelsi – si shumë kolegë të tij që bëjnë projekte me liderë të korruptuar, të kapur e me kushte të dyshimta – u thotë gazetarëve në botë se punon me ta për të sjellë ide iluminuese në vendet që kanë më shumë nevojë; por çështja është se edhe në prezumimin më optimist të këtij besimi se ky pushtet do të përmirësohet, e dimë ne, konsumuesit e përditshëm të pasojave të tij, se deri ku është i aftë të shkojë më tej. Ndaj, ia vlen të kujtohen arkitektët edhe nga shtypi ndërkombëtar, siç në fakt rregullisht bën, por mund të shtohet edhe rasti shqiptar, se një kufi duhet dizenjuar së bashku me projektet e tyre. Se e nisën me konkurse, por Ingelsi dhe një tjetër arkitekt Winy Maas, që do të rikonceptojë e piramidën, gjetën parajsën, projektin në dorë, pa asnjë konkurs, pa asnjë diskutim, pa asnjë pengesë ligjore. Parajsa e konceptit më delirant të arkitektit: Tabula Rasa.

Në një intervistë për City Lab, Bjarke Ingelsi i pyetur së bashku me një grup arkitektësh se si e ndërton këtë kufi, kur në anën tjetër si klient është një pushtetar i korruptuar, autoritarist, që mund të pastrojë edhe para nëpërmjet projekteve të tij, ai përgjigjet: “Besoj se si arkitektë mund të kontribuojmë në një situatë lokale me mënyra që janë produktive për shoqërinë, për përmirësimin e jetës së njerëzve atje.”

Kjo shpjegon arsyen edhe pse studio e tij BIG, ndërmerr projekte në Kinë, që ka probleme me standardet demokratike. Por Ingelsi, megjithëse qe i gatshëm të ndërtonte një bibliotekë gjigante në Kazakistan, edhe pse dinte lidhjet e presidentit dhe bindjet e tij, nuk arriti ta realizonte. “Sepse korrupsioni i lartë, ryshfetet dhe dyshimet, janë terren i një loje që ne nuk jemi të gatshëm ta luajmë”, u shpreh Ingelsi asokohe. Nuk dimë se si Ingelsi do të përgjigjej sot, a e konsideron etike përfshirjen e tij në një projekt që bazohet në ligje antikushtetuese, që dëmtojnë interesin publik, që ka dyshime të arsyetuara për spekulime, që tjetërson me arbitraritet pronën publike.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook