Lidhu me ne

Temporal

Wind of Change/ A qëndron CIA pas këngës hit të grupit Scorpions?

CIA e ka përdorur shpesh muzikën si instrument propagandistik gjatë Luftës së Ftohtë. A është dhe “Wind of Change”, që shoqëroi shembjen e regjimeve komuniste në Evropë, prodhim i CIA-s?

Kënga “Wind of Change” nuk është vetëm hiti më i madh në historinë e muzikës gjermane, por është edhe një nga ato këngë që lidhen në mënyrë të pandashme me rënien e komunizmit në Evropë. Një këngë që flet për lirinë, protestat dhe demokracinë. Një këngë që do të thotë shumë për miliona njerëz në mbarë botën.

Por prej vitesh qarkullon një teori e çuditshme se këtë këngë nuk e ka krijuar këngëtari i grupit Scorpions Klaus Meine, por CIA si armë e luftës psikologjike për të nxitur rininë e Evropës Lindore për të ngritur krye kundër regjimeve komuniste.

Scorpions Musical Wind of Change (AP)
    Wind of Change

Buzë lumit Moskva apo në zyrat e CIA-s?

Klaus Meine thotë se ideja për këngën himn që shoqëroi kthesën në Evropën Lindore i kishte lindur tek ecte përgjatë lumit Moskva në Moskë drejt Parkut Gorki, kur papritmas një fllad erë të ftohtë i kishte fishkëllyer veshëve dhe i kishte krijuar idenë e melodisë.

Megjithatë gazetari Patrick Radden Keefe, që punon për revistën e njohur dhe serioze amerikane “New Yorker”, hulumtoi rreth dhjetë vjet për të nxjerr në dritë nëse ka ndonjë të vërtetë në historinë që kishte dëgjuar nga një ish-punonjës i CIA-s se kënga “Wind of Change” është krijuar në zyrat shërbimit sekret amerikan.

Edhe pse në vështrim të parë kjo histori tingëllon absurde, ajo që e shtyu Radden Keefe të hulumtojë është fakti se CIA ka përdorur shpesh këngë dhe muzikantë si instrumente propagandistike gjatë Luftës së Ftohtë, si p.sh. Nina Simone apo Dizzy Gillespie.

Deutschland Scorpions live in Regensburg | Klaus Meine (picture-alliance/dpa/J. Niering)
       Klaus Meine

Histori interesante për një film

Radden Keefe ka përgatitur një podcast të gjatë për hulumtimet, investigimet dhe intervistat që ka zhvilluar për autorësinë e “Wind of Change”, por në fund nuk arriti të gjejë prova se kjo këngë është krijuar në zyrat shërbimit sekret amerikan.

Ndër të tjera ai mendon se thashethemet për këngën e grupit Scorpions mund të jenë përhapur nga rusët për të diskredituar “Erën e Ndryshimit”. “Gënjeshtra është një metodë që e përdorin shumë regjime për të kontrolluar popullsinë,” thotë Radden Keefe. “Ato krijojnë cinizëm dhe cinizmi krijon apati”.

Pas publikimit të podcastit nga gazetari Radden Keefe këngëtari i grupit Scropions Klaus Meine tha se kjo histori është e çuditshme se as në ëndrrat e veta më të fuqishme nuk mund ta kishte imagjinuar që kjo këngë mund të vendosej në ndonjë lidhje me CIA-n. Megjithatë sipas tij “edhe pse kemi të bëjmë me një thashethem të shpikur, historia është padyshim interesante dhe një ide e mirë për një film.”/ DW

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook