Lidhu me ne

Aktualitet

Kriza është ekonomike, jo politike

Ervis Iljazaj

Sapo mbaroi periudha e karantines , duket sikur politika i është kthyer avazit të vjetër dhe të përhershëm, ngritjes së toneve dhe tensionimit të klimës politike. Në fakt, kjo klimë tashmë është bërë aq e zakonshme, sa që nuk mund të quhet me as krizë politike. Kriza e verteta pra, nuk është ajo politike, por ekonomike, që kërcënon gjithmonë e më shumë jetën e shqiptarëve.

Ndërkohë që të gjithë ekspertët e shendetësisë janë të shqetësuar nga një valë e dytë e pandemisë, kriza e konomike që do të vijë si pasojë e valës së parë është tashmë e sigurtë. Të gjitha projeksionet e botës tregojnë një recension ekonomik, i cili ende nuk dihet se si do të përballohet. Në vëndet e varfëra si Shqipëria kriza sigurisht që do të ndihet edhe më shumë.

Raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim bën një parashikim për rënie ekonomike prej 9% për vitin 2020 për Shipërinë. Një raport edhe më pessimist se sa ai i Bankës Botërore. Sipas këtij raporti, arsyet e kryesore të kësaj rënie të thellë janë sepse ekonomia shqiptare një pjesë të mirë të saj e mbështet te turizmi dhe eksportet e modës, sic është industria e fasonëve.

Pra, ekonomia e Shqipërisë nuk është ende një ekonomi prodhuese, por eshtë një ekonomi tregtare, dhe si pasojë varet fort nga marrëdheniet njërzore. Duke qenë se ato kanë qenë të ndërprera këto kohë, atëherë kuptohet fare mirë vështirësia që ajo do të ketë.

Në këtë kuptim, debatet dhe shqetësimet që ende ekzistojnë për hapjen ose jo të vëndit plotësisht janë debate absurde, duke parë rrezikun e madh që do i kanoset shoqërisë shqiptare nga kriza ekonomike.

Nëse do të ndodhë një valë e dytë pandemie nga virusi, shpresojmë që jo sepse do të ishte vërtet e papërballueshme ekonomikisht për Shqipërinë, me shumë mundësi shkenca do ta ketë gjetur një kurë mjeksore kundër saj deri në atë moment. Ndërsa, efektet e krizës ekonomike do të ndihen shumë gjatë.

Në fakt, të gjitha vëndet këto kohë duhet të zgjidhnin midis rrezikut të virusit dhe rrezikut të krizës ekonomike. Tashmë që faza e nxehtë e virusit kaloi, kjo dilemë nuk ka më kuptim, dhe Shqipëria duhet të fillojë hapjen e saj të plotë dhe të ketë vetëm një prioritet, ekonominë.

Dilemat që ekzistojnë tani me mendime ekspertësh apo qeveritarësh të cilat janë ndonjëherë në kundërshtim me njëra tjetrën, sigurisht që janë legjitime. Nuk është e lehtë për një kryeministër të marrë guximin të vendosë për hapje totale të vëndit duke qënë se ky vendim ka një përgjegjësi të madhe. Por nga ana tjetër gjithashtu është e pamundur që vëndi mund të vashdojë në këtë situatë, pasi pasojat ekonomike dhe sociale janë të mëdha.

Në këtë kuptim, Shqipërisë nuk i duhet as hapje dhe as mbyllje, por një hapje e sigurtë. Që nënkupton hapjen e jetës shoqërore dhe ekonomike, por me masa sigurie të mire përcaktuara. Kjo gjë kërkon jo vetëm mundësinë që njërzit ti kenë këto masa, por kërkon dhe një përgatitje të shoqërisë për të jetuar në këtë mënyrë. Përgatitje e cila deri më tani ka munguar. Që nga ky moment e deri sa të dalë në treg një vaksinë kundër këtij virusi, në duhet të mësohemi të jetojmë me të.

Kjo është detyra e qeverisë, të sensibilizojë njërzit, të përcaktojë rregulla sigurie dhe ti japë mundësi atyre të kenë akses për marrjen e masave, si përdorimi i maskave në mënyrë të detyruar në ambjentet e punës apo ambjente të tjera. Mirëpo që të ndjekësh këtë strategji, duhet që institucionet shtetërore ta bëjnë punën e tyre sic duhet. Kontrollet dhe zbatimi i masave duhet të ndiqen në mënyrë sistematike. Nëse shteti shqiptar arrin ta bëjë këtë, nuk ka arsye se përse njërzit duhet të vashdojnë të jetojnë të mbyllur.

Sepse në këtë mënyrë, ka rrezik që kostot shëndetësore tek ata do të jenë edhe më të mëdha se nga virusi. Të gjithë ekspertët e psikologjisë dhe të shëndetit po ngrejnë alarmin se, duke ndëjtur mbyllur shëndeti i njërzve po përkeqësohet ndjeshëm.

Po të shtosh këtu edhe problemet ekonomike, të papunësisë apo rrezikun e falimentimit të shumë biznevse, pyetja që ngrihet është nëse ‘’ja vlen barra qiranë’’ të bëjmë këtë sakrificë duke ndejtur mbyllur.

Kështu që, duam apo sduam ne, do apo sdo qeveria, njërzit do të fillojnë të shkojnë në punë, të takojnë të afërm apo miq, pasi kjo është jeta e njeriut.

Ndryshe dhe jeta nuk ka asnjë kuptim.

E rëndësishme është që të gjitha këto aktivitete që janë natyrore për njeriun ti bëjnë nën masa të rrepta sigurie./Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook