Lidhu me ne

Kryesore

Ekipi i propagandës, 100 të rinj të punësuar përbëjnë “RENEA-n online” të PS


               Nga Afrim Krasniqi

Më 1989 në kulmin e krizës ekonomike në Shqipëri statistikat zyrtare në publik ishin të atilla sa bindën edhe FAO të na akordojë një çmim ndërkombëtar si vendi që ushqehet më mirë dhe më shëndetshëm!

Dhe pas 6 muajsh nga festa e çmimit mbushëm ambasadat për të ikur nga vendi i tollonave dhe radhës së qumështit! Prej atëherë gjithnjë jemi mësuar të dëgjojmë se çdo qeveri e kryeministër të na thotë, – ne jemi më të mirët, jemi histori suksesi, kemi lënë pas Gjermaninë (qeveria e djeshme) dhe Italinë e SHBA (qeveria e sotme). Pothuajse çdo ditë përballimi me atë shprehjen e famshme “jemi mirë me statistikat, por si tua bëjmë fakteve”!

Natyrisht, kur të njëjtët kalojnë në opozitë mendojnë krejt ndryshe! Kur u thua se janë gabim, të sulmojnë, të etiketojnë dhe akuzojnë përmes turmës së verbër militante dhe medias nën kontroll. Pastaj nxjerrin në punë ekipet e propagandës që mbushin rrjetet sociale me spote e video ku tregojnë sukseset historike dhe krijojnë imazhin e një Shqipërie virtuale që ka pak ose aspak lidhje me Shqipërinë reale.

Me siguri nëse do kishte renditje të vendeve virtuale, ne do të ishim lart, shumë lart, edhe para Merkel, Macron apo Kurz, të cilët nuk kanë kanal televiziv privat dhe nuk e matin punën e ministrave dhe vartësve të tyre me numrin e liken & share në Facebook. Dhe për më tepër, pasi krijojmë Shqipërinë virtuale ndajmë dekorata, tituj, lavdërime për sukseset virtuale, duke krijuar mite e mite pafund, si në kohën e burgut të madh kur zyrtarisht ishim “vendi më i lumtur në botë”.

Kur përballen me botën “tjetër”, atë përtej Rinasit dhe bodrumeve të Pallatit të Kongreseve (ku rreth 100 të rinj të punësuar përbëjnë RENEA-n online), atë që nuk e kanë nën kontroll dhe nuk e blejnë dot, nuk e shantazhojnë dhe nuk i dërgojnë tatimorë dot, – median perëndimore, institucionet perëndimore, qeveritë perëndimore, studimet perëndimore, – atëherë “mbreti del lakuriq” dhe ne biem me këmbë në tokë!

Ja për shembull, sot një prej institucioneve kërkimore prestigjioze, DKG “Deep Knowledge Group” pasi ka analizuar të dhënat e COVID-19 bazuar në informacionet e WHO, Worldometers, CDC, Johns Hopkins University, etj, e rendit Shqipërinë të parafundit (tabela e parë me 476 pikë) dhe një prej vendeve rajonale me nivel alarmant të sigurisë (tabela e dytë).

Jemi në vendin e 88-të, ndërkohë që fqinjë tanë, si Greqia janë 54 vende më mirë se ne, Mali i Zi 46 vende më mirë se ne, apo vende rajonale si Bosnja që është 16 vende më mirë se ne, Serbia 34 vende më mirë se ne, etj.

Në këtë rast, nuk është çështja vetëm tek renditja, por tek realiteti: kur prodhon iluzione dhe të dhëna fiktive nuk bën dot analizë, nuk bën dot transparencë dhe as nuk ka llogaridhënie e reflektim, – siç ka ndodhur vazhdimisht tek ne dhe siç po ndodh çdo ditë edhe sot. Kur lexon, kupton e pranon realitetin, pra Shqipërinë reale, atëherë ekziston mundësia të ketë analizë, reflektim dhe masa përmirësuese në të ardhmen, – gjë që zakonisht nuk ka ndodhur dhe nuk ka shenja të ndodh as tani.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook