Lidhu me ne

Radar

Horoskopi kinez / Gjejeni cilës shenjë i përkisni dhe çfarë tregon ajo për ju

Horoskopi kinez bazohet në një cikël 12 vjeçar, ku çdo kafshë përfaqëson një vit të caktuar. Shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes.

Sipas folklorit kinez, renditja e këtyre shenjave u vendos nga një garë midis një demi dhe një miu të zgjuar, ku ky i fundit fitoi dhe garën. Për këtë arsye miu është kafsha e parë e horoskopit e cila pasohet nga demi.

2017-ta është viti i gjelit dhe mendohet se të lindurit në këtë shenjë do të kenë një vit të mbarë plot fat dhe mundësi. Sipas horoskopit kinez, viti i lindjes tregon më shumë se sa thjeshtë moshën tuaj.

Kinezët mendojnë se kafsha që përfaqëson datëlindjen tuaj ka një influencë të madhe në personalitetin, marrëdhëniet dhe fatin tuaj.

Lexoni cilës shenje i përkisni dhe cilat janë karakteristikat tuaja:

Miu: Njerëzit e lindur në këtë vit janë të zgjuar dhe plot sharmë. Ata janë kurioz nga natyra dhe motivohen shumë nga paratë.

Demi: Të lindurit e kësaj shenje janë këmbëngulës dhe të çiltër. Ata kanë shumë besim te vetja dhe duken shumë kokëfortë.

Tigri: Tigrat janë të guximshëm dhe të pavarur. Ata respektohen për mendimet e tyre të thella dhe veprimet e guximshme, por shpesh ata mburren kur arrijnë diçka.

Lepuri: Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë të dashur nga pjesa tjetër sepse ata janë të sinqertë dhe shmangin konfliktet. Edhe pse janë të ndjeshëm, ata nuk janë shumë të shkathët dhe kjo gjë i bën ata të humbasin shumë mundësi.

Dragoi: Dragoi është një shenjë e fuqishme. Njerëzit e kësaj shenje janë energjik dhe nervoz. Ata e urrejnë hipokrizinë dhe thashethemet dhe ndonjëherë mund të jenë pak arrogant dhe të paduruar.

Gjarpri: Gjarpërinjtë janë simboli i urtësisë dhe mençurisë. Konsiderohen si persona me humor dhe të talentuar në letërsi dhe art. Megjithatë gjarpri mund të jetë tepër i dyshimtë dhe kjo gjë e bën atë paranojak.

Kali: Njerëzit e kësaj shenje janë zemër-gjerë dhe të shoqërueshëm. Pavarësia është një ndër pikat e tyre më të forta, por ndonjëherë ata janë të sinqertë më shumë seç duhet me të tjerët.

Dhia: Dhisë i pëlqen të qëndrojë vetëm dhe të mendoj. Ajo është krijuese dhe e vlerëson artin. Edhe pse ajo është kursimtare dhe e kujdesshme, shpesh është e pavendosur.

Majmuni: Njerëzit e lindur në shenjën e majmunit iu pëlqen t’i bëjnë të tjerët për të qeshur. Ata janë energjikë dhe gazmor, por ndonjëherë e humbasin kontrollin.

Gjeli: Gjelat janë të ndershëm, të vëmendshëm dhe punojnë fort. Ata rrallë besojnë te të tjerët dhe kjo gjë i bën të jenë të paduruar kur kanë të bëjnë me të tjerët.

Qeni: Njerëzit që janë në shenjën e qenit janë shumë besnik dhe dinë të ruajnë sekrete. Ata nuk frikësohen nga vështirësitë e jetës por shpesh ata kanë tendencën të shqetësohen më shumë seç duhet.

Derri: Njerëzit e kësaj shenje janë të mirë dhe të sjellshëm. Ata i falin gabimet e të tjerëve, por shpesh kjo i bën të duken naivë dhe lehtësisht të manipulueshëm.

Burimi: BusinessInsider

MË TEPËR

Kioske23 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar23 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore23 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix23 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix23 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar23 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix24 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix24 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix24 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook