Lidhu me ne

Kryesore

Flet Pipero: Çfarë duhet të bëni tani që u rritën rastet me koronavirus

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero thotë se çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me Covid-19. Duke iu referuar lajmit të mbylljes së çerdhes nr.16 në ish-Bllok për shkak se një edukatore ka rezultuar me koronavirus, Pipero tha se fëmijët janë pak ose aspak të rrezikuar.

“Mund të dalë një rast në çerdhe, por nuk duhet të nxitohemi për ta mbyllur çerdhen. Ne duhet të respektojmë protokollin dhe të vazhdojmë jetën. Nuk është zgjidhje mbyllja e çerdheve. Nëse respektohen protokollet, nuk duhet pasur frikë për një rast pozitiv.

Mund të jetë një rast pozitiv asimptomatik, mjafton një maskë për të qenë i sigurt. Rasti duhet të qëndrojë në shtëpi, kontakti i tij i afërt duhet mbajtur në monitorim 7-10 ditë, por kaq. Edhe Bashkia e Durrësit u mbyll për dy persona pozitivë. Nuk duhet vepruar kështu” – tha Pipero sipas të cilit nuk ka vend për panik.

“Virusi më parë ishte krejtësisht i panjohur për ne. Tani që jemi hapur ka më shumë mundësi kontakti dhe infektimi. Rastet pozitive nuk na trembin, por janë një thirrje për kujdes nga ana e mjekëve, qytetarëve dhe punëdhënësve që të respektojnë protokollet. Duhet distancë fizike dhe maskë atje ku është e nevojshme. Numri i shtuar i rasteve është apel për kujdes, jo për panik”, – theksoi mjeku infeksionist.

Në lidhje me rastet e shumta të regjistruara në QSUT, Pipero u shpreh se është mjaft e vështirë që spitalet e mëdha të shpëtojnë, pasi ekspozimi është i gjatë dhe jo të gjithë pacientët mund të diagnostikohen.

Sipas Piperos, edhe turistët e huaj nuk përbëjnë rrezik.

“E vetmja mundësi që kemi është që t’i masim temperaturën. Duhet të mirëpresim disa çartera me turistë, jo vetëm një. Sigurisht, duhet parë situata epidemiologjike në vendin nga vijnë, por ju garantoj se turistët që vijnë janë të shëndetshëm.

Nuk duhet të kemi frikë në këtë periudhë. Mjafton distanca dhe maska atje ku nuk ruajmë dot distancën 1 metër e gjysmë. Të vetmit që duhet të kenë më shumë kujdes janë moshat e vjetra dhe të sëmurët kronikë”, – tha Pipero në A2.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook