Lidhu me ne

Kryesore

RAPORTI: Të dytët nga fundi, Shqipëria dështon në gjurmimin dhe monitorimin e rasteve me Covid-19

RAPORTI: Të dytët nga fundi, Shqipëria dështon në gjurmimin dhe monitorimin e rasteve me Covid-19

Shqipëria ka dështuar në monitorimin dhe dedektimin (gjurmimin) e rasteve me Covid-19.

Këtë e thotë raporti ndërkombëtar “COVID-19 Regional Safety Assessment” i Deep Knowledge Group, një firmë investimesh e themeluar në 2014-në në Hong Kong.

Për këtë kategori ne renditemi në vendin e 98 nga 100 vende të analizuara në këtë raport.

Shqipëria, sipas efiçencës së karantinës renditet në vendin e 69 që do të thotë se edhe karantina nuk arriti të kishte sukses të plotë ndaj Covid-19.

Po ashtu edhe për nga efiçenca e menaxhimit të situatës nga qeveria sipas renditjes, kemi dështuar duke u renditur në vendin e 95 nga 100 vende të shqyrtuara. Edhe përgatitja e urgjencës na ka lënë zbuluar duke u renditur për këtë kategori në vend të 85, kurse sipas rezistencës rajonale renditemi  në vendin 75. Për gadishmërinë e kujdesit shëndetësor renditemi në vendin e  57-të. Në total, sipas analizës së 6 kategorive, 30 indikatorëve dhe 130 parametrave Shqipëria është renditur për menaxhimin e situatës Covid-19 në vendin e 88-të.

Pandemia Covid-19 vuri në sprovë shumë vende në botë, madje edhe ato vende me një sistem të fort shëndetësor. Të gjendur përballë një situate të re dhe mbarëglobale, vende të ndryshme e kanë përballuar ndryshe.

Raporti ka shqyrtuar për të kuptuar nivelin e përballjes me situatën Covid-19 të vendeve 6 kategori të nivelit të lartë (Efikasiteti i Karantinës, Efikasiteti i Qeverisë për Menaxhimin e Rrezikut, Monitorimin dhe Detektimin, Gatishmërinë e Shëndetësië, Rezistencën Rajonale dhe Përgatitjen e Urgjencës).

Sipas raportit vendi më i sigurt është Zvicra, kurse më i rrezikuari Sudani i Jugut.

“Një analizë gjithëpërfshirëse dhe sasiore e pandemisë globale prej koronavirusit të ri është një sfidë kritike që duhet të kryhet në mënyrë që të planifikohen masat më të mira strategjike për të zvogëluar dhe neutralizuar pasojat negative të shpërthimit deri në zgjidhjen përfundimtare të një vaksine. Duke pasur parasysh këtë, studimi i ri analitik nga Deep Knowledge Group është krijuar për të klasifikuar, analizuar dhe renditur stabilitetin ekonomik, shoqëror dhe shëndetësor të arritur nga 200 rajone, vende dhe territore, si dhe pikat e forta, të dobëta, mundësi, etj. dhe kërcënimet ose rreziqet që ata posedojnë dhe përballen kundër krizës globale shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga COVID-19”, citon raporti.

Sipas hartuesëve të raportit, analiza mund të shërbejë si një pikë fillestare për diskutim dhe një burim për qeveritë që të zgjedhin sigurinë dhe stabilitetin edhe pas pandemisë, dhe të mendojnë për plane më të mira të mundshme të veprimit për secilin rajon të veçantë, me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies ekonomike të popullatës së tyre dhe kthimin e dëmit kolateral të shkaktuar nga COVID-19.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix18 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix18 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix18 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix18 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix18 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix18 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix18 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar18 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook