Lidhu me ne

Kryesore

Nuk ka vend për panik, epidemiologu Ilir Alimehmeti sqaron pse janë shtuar shtrimet në spital

Nuk ka vend për panik, epidemiologu sqaron pse janë shtuar shtrimet në spital

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ne nje interviste per mediat ka theksuar se shtimi i rasteve të personave me koronavirus pas hapjes graduale ishte i pritshëm.

Është duke ndodhur ajo që prisnim, se do të ndodhte. Si fillim në momenti që ka disa masa dhe ato bien, normalisht ka edhe një rritje. Sa është kjo rritje? Është në për pjesëtim të drejtë me, sa të forta dhe të gjata kanë qenë masat. Rritja gjithashtu ka të bëjë me shtimin e numrit të testeve, sot bëjmë rreth 4 apo 5 fish më shumë teste se një mars.

Dje janë bërë 364 testime, ndërkohë më 24 mars kur ishte piku klinik, janë bërë 74. Por edhe ndezja e disa vatrave që ishin të parashikueshme, si fasoneritë që nuk u mbyllën, por që nuk ka lidhje me masat, po ashtu spitalet që sërish nuk kanë lidhje me masat sepse dihet që ishin të rrezikuar.

Problemi më i madh i spitaleve është që pacientët kur sëmurën brenda në spital, janë shtruar për një arsye tjetër, ato thjesht transferohen të shërbimi covid sepse nuk mund të rrinë më në atë pavion, por nuk mund t’i çosh në shtëpi sepse janë të sëmurë. Automatikisht fryjnë numrin e pacientëve të shtruar në infektiv dhe duken si shtrime të reja. Kjo nuk është si e dhënë, pra sa prej tyre janë transferime dhe sa janë shtrime nga jashtë”, sqaroi epidemiologu.

Gjithashtu ai theksoi se duhet të tregohet kujdes ndaj personave vunerabël, pasi ata janë më të rrezikuar nga COVID-19, ndërsa shtoi se ka rënë përqindja e rasteve që bëhen rëndë.

“Kur rasti është i rëndë, rëndesa është e njëjtë. Ka rënë përqindja e rasteve që bëhen rëndë. Pra, nëse shohim me 25 mars kishim 58% të rasteve aktive të shtruar në spital, ndërsa referuar ditës së djeshme kishim 8.8% të rasteve të shtruar në spital. Shumica dërrmuese e rasteve që shtuan numrin në spital, janë transferime nga repartet e tjera”, u shpreh ai.

Sa i përket shtimit të testeve epidemiologu u shpreh se testet duhet të ishin në rritje që në fillim, ndërsa shtoi se duhen tani, por edhe më vonë.

Më tej epidemiologu tha se është me rëndësi hetimi serologjik. Sipas tij shumica e rasteve janë infektime në zona që priteshin, qendra spitalore, fasoneri.

Duhet kontroll më i lartë, mos prisni që një mjek të ndryshojë spitalin, nuk e bën dot, as një pacient nuk e bën dot. Duhet një ndërhyrje qendrorë për të rregulluar këto vatra. Spitali ka edhe një efekt tjetër që është ai i mbledhjes, që do të thotë se kur pacientët, vizitorët dalin nga spitali, si rasti i Gjirokastrës që nuk kishte asnjë rast, pacientët e parë nga QSUT çuan për herë të parë virusin në atë qytet. Kemi rastin e Matit, Beratit apo Lushnjes. E mbledh QSUT, sepse i shërben gjithë kombit, dhe duhet të kemi kujdes këtë element.

Ne e dimë që virusi ndodhet aty, dimë edhe që në shumë raste virusi është asimptomatik dhe nuk e gjejmë dot. E vetmja mënyrë është analiza. Për ta zhdukur duhet të testohen që të gjithë. Ata që ndodhen brenda në QSUT, mjek, infermierë, roje, pacientë, administratë… Në mënyrë që pozitivët të izolohen në shtëpi apo spital, sipas nevojës shëndetësore, në mënyrë që të rikthehet gjendja “sterile” e këtyre pavioneve”, tha më tej epidemiologu.

Ai gjithashtu shtoi se në njëfarë mënyre mjekët janë lënë të ekspozuar. “Virusi në shumë raste është simptomatik dhe për këtë duhet të bëhen testime të personelit shëndetësor”, u shpreh ai.

Epidemiologu u ndal të ilaçi që po studiohet për të parandaluar koronavirusin.

“Me një dozë minimale 6 miligram jep 33% ulje të mortalitetit tek të intubuarit dhe 25 % ulje të mortalitetit tek ata që janë në terapi intensive, por jo të intubuar. Një e dhënë madhore. “Dexametasoni” është kortizonik shumë i njohur dhe gjendet gjerësisht i gjendur në Shqipëri.Ky është një medikament i kudondodhur nuk është diçka e re. Ky është trajtimi i parë për ata që janë rëndë, dhe udhëzimin duhet ta bëjë patjetër mjeku.

Mendoj që janë shumë e më shumë raste pozitive në popullatë, por çështja janë ti gjejmë. E para është lajm i keq sepse nuk e dinë që janë pozitiv dhe bëjnë transmetimin, kemi frikë për popullatën vunerabël. Lajmi i mirë është që nuk kanë nevojë për spital.

Dhe tjetra tregon që vdekshmëria nuk është ka e lartë. Dhe si rrjedhojë pasoja e kësaj sëmundjeje qenkan më të ulëta sesa u hipotekuan. Është më shumë se gripi i zakonshëm.

Në asnjë vend të botës hetimi epidemiologjik nuk ia ka dalë mbanë, as të zhukë rastet dhe as të tregojë sa është është niveli i vërtetë i mortalitetit, është hetimi serologjik ai që tregon të vërtetën”, tha më tej epidemiologu.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook