Lidhu me ne

Stil

Omicron VS Delta

Burimi Lexo19

“Tani është koha të kuptojmë më shumë që të frikësohemi më pak.”

Cit.: Marie Curie

Evidencat shtohen gjithnjë e më shumë mbi riskun më të ulët spitalor të variantit Omicron në krahasim me variantin Delta. Universiteti Case Western Reserve (SHBA) prepublikoi më 2 Janar 2022 të dhënat zyrtare të databazës kombëtare multicentrike të SHBA-së, ku janë të përfshirë:

  • 14.054 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Omicron (15-24 dhjetor 2021), dhe
  • 577.938 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Delta (01 shtator – 15 dhjetor 2021).

Në studim janë marrë ecuritë e pacientëve për sa i përket:

  • vizitën në repartin e urgjencës,
  • shtrimin në spital, 
  • shtrimin në terapi intensive, dhe
  • ventilimin mekanik.

Rezultatet

Rezultatet kryesore janë në linjë me evidencat që vinë nga çdo shtet tjetër: Omicron është më pak riskues se sa Delta.

Vizitat në repartin e urgjencës:

  • 4.55% e pacientëve në periudhën Omicron
  • 15.22% e pacientëve në periudhën Delta
  • 70% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës.

Shtrimi në spital:

  • 1.75% e pacientëve në periudhën Omicron
  •  3.95% e pacientëve në periudhën Delta
  •  56% më i ulët risku për shtrim në spital.

Shtrimi në terapi intensive:

  • 0.26% e pacientëve në periudhën Omicron
  • 0.78% e pacientëve në periudhën Delta
  •  67% më i ulët risku për shtrim në terapi intensive.

Ventilimi mekanik:

  • 0.07% e pacientëve në periudhën Omicron
  •  0.43% e pacientëve në periudhën Delta
  • 84% më i ulët risku për ventilim mekanik.

Omicron te fëmijët

Një tjetër mit që duhet hedhur poshtë është që “fëmijët e vuajnë më keq omikronin”.

Risku për vizitë në repartin e urgjencës për moshat 0-5 vjeç:

  • 3.89% e pacientëve në periudhën Omicron
  • 21.01% e pacientëve në periudhën Delta
  • 81% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës.

Risku për shtrim në spital për moshat 0-5 vjeç:

  • 0.96% e pacientëve në periudhën Omicron
  • 2.65% e pacientëve në periudhën Delta
  • 64% më i ulët risku për shtrim në spital.

Të njëjtat trende u vunë re në të gjitha grupmoshat 5-11, 12-17, 18-64 dhe >65 vjeç.

Kujdes: Janë të gjitha infeksionet për herë të parë, kështu që nuk është vlerësuar edhe mbrojtja plus që kanë pacientët që e kanë kaluar sëmundjen më parë. Edhe në periudhën e mbizotërimit të Omicron ka pasur një përqindje të rëndësishme infektimesh me Delta, që mund të sjellin një nënvlerësim të efektit pozitiv të variantit Omikronit mbi rezultatet spitalore.

Autorët dalin në përfundimet:

  1. Infektimet për herë të parë me SARS-CoV-2 në periudhën kur mbizotëron varianti Omicron shoqërohen me ecuri më të lehtë (statistikisht sinjifikante) në krahasim me infektimet për herë të parë në periudhën e mbizotërimit të variantit Delta.
  2. Rezultatet janë në linjë me rezultatet e publikuara nga Afrika e Jugut, Skocia dhe Anglia.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Me teper

Stil7 orë më herët

Kërcënohet gjyqtarja Diana Di Meo, i publikojnë videot intime, zyrtarja: Është hakmarrje!

Gjyqtarja italiane Diana Di Meo, ka deklaruar se disa faqe i kanë vjedhur disa video intime dhe ia kanë publikuar...

Stil7 orë më herët

“Edhe 8 vite më ke, do martohem me tjetër”- Rudina Dembacaj i bën “presion” Mark Frrokut

Aktorja Rudina Dembacaj ka zbuluar se shkoi tek fallxhorja për të pare fatin e saj dhe letrat taro kanë parashikuar...

Kryesore7 orë më herët

Asnjë kryeministër të mos qëndrojë më shumë se dy mandate/ Po Luli pse duhet të qëndrojë tre në opozitë?

Sot Lulzim Basha si gjithmonë tha perlën e tij të rradhës, shfaq hipokrizinë, talljen dhe neverinë që ka ndaj shqiptarëve....

Radar21 orë më herët

GUXIMI I HARBUTËVE!

GUXIMI I HARBUTËVE! Nga Dr. Erion Dasho Kur kryetaruci i bashkisë nuk kishte lindur akoma, Sul Mema çonte peshë stadiumet....

Kryesore21 orë më herët

Horri apo Lavirja e Bashkisë së Tiranës?

Nga Respublica.al Audiopërgjimi i Erion Veliajt që u publikua gjerësisht në media formalizon njohjen e një gjëje të njohur: arrogancën brutale...

Stil21 orë më herët

U shfaq pranë Bora Zemanit, Vin Veli: Kam raport të mirë, patjetër që do e uroja

DJ Vin Veli, ish-partneri i Bora Zemanit është parë në ditëlindjen e 30-të të moderatores. Dj i njohur i surprizoi...

Stil1 ditë më herët

7 arsyet kryesore që keni një dhimbje koke

Kur godet një dhimbje koke e keqe, thjesht dëshiron që ajo të marrë fund. Dhimbja e fortë dhe e vazhdueshme...

Stil1 ditë më herët

Edhe ju shqetësoheni nga rrallimi i flokëve?!

Humbja e flokëve tek gratë mund të shkaktohet nga shkaqe të shumta, dhe disa janë të shërueshme. Ndërsa rënia e...

Stil1 ditë më herët

A është e dëmshme kërcitja e kockave?

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja...

Stil1 ditë më herët

Keni dhimbje dhe ngërce në këmbë gjatë stervitjes?

Njerëzit që kanë dhimbje në këmbë kur ushtrohen mund të kenë nevojë për një vlerësim për t’u siguruar që kanë...

Facebook