Lidhu me ne

Kryesore

Bëni ndonjë tender ku të fitojë oferta më e ulët, se s’bëhet kiameti

Tenderët e bashkive, ashtu si ato të institucioneve qendrore, po bëhen me garë nga lart për çmimin.

Nuk fitojnë ofertat më të ulëta. Ato skualifikohen gjithmonë me sebepet e kritereve teknike.

Nga Klodian Tomorri – Podiumi.com

Ja dhe bashkia e Bulqizës. Bëhet tenderi 2.4 milionë euro për ujësjellësin e Bulqizës dhe paraqiten 6 oferta në garë. Por nuk fiton oferta më e ulët.

Nuk fiton as oferta e dytë më e ulët dhe madje, as ajo e treta më e ulët. Fiton oferta e katërt!

Diferenca nga oferta fituese tek ajo më e ulëta – plot 350 mijë euro. Me një dorë të vetme.

Tenderët e bashkive, ashtu si ato të institucioneve qendrore, po bëhen me garë nga lart për çmimin.

Nuk fitojnë ofertat më të ulëta. Ato skualifikohen gjithmonë me sebepet e kritereve teknike.

Gjithmonë kriteret i plotësojnë vetëm kompanitë që ofrojnë çmimet më të larta.

Për rrjedhojë,  pjesa dërrmuese e tenderave shkojnë me 99 e madje edhe 100 për qind e fondit limit.

Zero kursim nga prokurimi publik. Zero lekë kursim për qytetarët nga gara.

Mbi 12 tendera të bërë nga bashkia e Bulqizës në dy vitet e fundit.

Të gjithë pas prokurimit rezultojnë me çmim mesatar sa 99 për qind e fondit limit.

Për më tepër, janë të njejtat kompani që i fitojnë.

Thjesht i lënë radhën njera-tjetrës.

Ky i ujësjellësit madje është bërë edhe në kohë pandemie, kur tenderat ishin bllokuar me vendim qeverie.

Por vendimet e qeverisë shkojnë e vijnë. Biznesi i parave publike duhet të vazhdojë.

Bëni ndonjë tender ku të fitojë oferta më e ulët, se nuk bëhet kiameti. Se do të kurseni para ashtu. Do të keni më shumë investime dhe i fitoni votat më kollaj.

Image
Image
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Luleshtrydhet janë të shëndetshme, por pse?

Që luleshtrydhet janë të shëndetshme, kjo është e sigurt. Por pse? Cilat janë lëndët ushqyese dhe vitaminat më të rëndësishme?...

Mix14 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Këtë javë jepi rëndësi kuriozitetit tënd! Një bashkëpunim i vështirë do të ndodhë mes Marsit në Dem dhe Plutonit në...

Kioske14 orë më herët

Jeto JETËN tënde

NGA DOM GJERGJ META Foto e publikuar nga Dom Gjergj Meta në Facebook Kur ti të mos jesh më jeta...

Radar14 orë më herët

Balluku elozhe Ramës: Ai nuk është dhunues i grave, janë përralla ato që dëgjoni

Ministrja Belinda Balluku Në Tiranë është prezantuar “Manifesti i Forumit të Gruas së Partisë Socialiste të Shqipërisë”, me mbështetjen e...

Mix15 orë më herët

Djali i tij rrezikon 25 vjet burg, Joe Biden: Nuk do ta fal nëse shpallet fajtor

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, rrezikon një dënim prej 25 vitesh burg dhe babai i tij president,...

Mix15 orë më herët

Horoskopi javor Binjakët – Gaforrja

Binjakët Gjatë javës 10 – 16 qershor do të ndihet fort kalimi i Hënës në një shesh me Marsin, i...

Mix15 orë më herët

Këto janë parfumet më të njohura të viteve të fundit

Jimmy Choo, Ethet Një aromë sensuale që hipnotizon me një lojë kontrastesh, teksa luhatet mes kontrasteve lulesh dhe të ëmbla,...

Mix15 orë më herët

Po thyen rekorde shikueshmërie, pse të gjithë po flasin për serialin Maxton Hall?

Maxton Hall është seriali romantik i ri i “Amazon Prime Video” që arriti të tejkalojë të gjitha pritshmëritë dhe aktualisht...

Mix15 orë më herët

5 modelet e flokëve me gërsheta që do të jenë trendi më cool i verës

FOTO: GETTY IMAGES Jeni ende të pavendosura nëse do të provoni gërshetat këtë verë? Atëherë, ne ju themi se kemi...

Mix15 orë më herët

Pse TikTok është fiksuar me Sabrina Carpenter?

Që prej publikimit të videoklipit, i cili e gjen Sabrina-n në burg, pasi u arrestua në fund të videoklipit të...

Facebook