Lidhu me ne

Radar

Migrena / Shtatë shkaktarët e fshehur të migrenës, kujdesi që duhet të tregoni

Migrena nuk është thjesht një dhimbje e keqe koke.

Kur njeriu vuan nga migrena, përballet me dhimbje të mprehta e të forta që prekin sytë, veshët, kokën dhe që shkaktojnë të përziera, të vjella, ndjeshmëri ndaj dritës dhe tingujve por edhe mjegullim të shikimit.

Episodet e migrenës mund të zgjasin për disa orë, por edhe për disa ditë.

Në rrethin e ekspertëve mjekësorë ka shumë pikëpyetje mbi shkaqet e mirëfillta të migrenës.

Megjithatë, studimet thonë se me gjasë, dhimbjet manifestohen si pasojë e ndryshimeve jo normale në biokiminë e trurit që nxisin më pas inflamacionin. Ky i fundit pasohet nga enjtja e enëve të gjakut dhe presion të nervave.

Të dhënat e ekspertëve të AgroWeb.org thonë se përveç faktorit genetik, ky problem prek gratë tre herë më shumë se burrat.

Në AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet dhe pijet që nxisin episodet e migrenës.

Alkoli

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se edhe një sasi e vogël alkoli mund të nxisë migrenën.

Ajo zgjeron enët e gjakut dhe rrit tensionin e tij.

Për më tepër, alkoli ka efekt dehidratues dhe shkakton prishjen e ekuilibrave kimike në tru.

Ndër pijet alkolike më nxitëse të migrenës është vera e kuqe.

Kafeina

Njerëzit që vuajnë nga migrena, rëndom mendojnë se kafeina është problematike. Për pasojë ato heqin dorë prej saj.

Nga ana tjetër, në rastin e dhimbjeve të thjeshta të kokës, kafeina ka efekt zbutës.

Kjo i ka shtyrë ekspertët të besojnë se heqja dorë nga kafeina mund të jetë shkaku i episodeve të migrenës.

Gjumi Problematik

Problemet me gjumin ose orët e pakëta të tij (5-6) shkaktojnë luhatje të niveleve të hormoneve në trup, gjë që nxit shfaqjen e migrenës.

Ajo që konsiderohet si faktori më nxitës i migrenës është mungesa e një rutine strikte të gjumit.

Pra, nëse njeriu fle një ditë pesë orë e një ditë tjetër 11 orë, nuk ka një rutinë të mirëfilltë e të shëndetshme gjumi.

Stresi

Ndryshimet hormonale në tru si pasojë e stresit përbëjnë një buton për ndezjen e dhimbjes së migrenës.

Shumë njerëz që vuajnë prej saj thonë se sa herë që kanë përjetuar stres, në përfundim të tij, janë goditur nga migrena.

Ankthi

Migrena është një problem që prek shumë edhe njerëzit që vuajnë nga ankthi dhe luhatjet e humorit.

Ndonëse arsyeja e mirëfilltë nuk dihet akoma, mjekët kanë vënë re se ilaçet kundër migrenës kanë si funksion të dytë edhe luftimin e depresionit dhe ankthit.

Mjekët besojnë se kjo ka të bëjë me hormonet të cilat luajnë një rol kyç edhe tek migrena.

Ushqimet

Ka sugjerime, sipas të cilave, ushqimet me përmbajtje histamine, siç është djathi i vjetëruar apo disa mishëra, kanë tendencën të shkaktojnë migrenë, por kjo nuk është një rregull i përgjithshëm që vlen për të gjithë.

Mënyra më e mirë për të kuptuar rolin e ushqimeve dhe migrenës është mbajtja e një ditari ushqimor dhe vëmendja

MË TEPËR

Letersi11 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi11 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix11 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix11 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske11 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar23 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix23 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix23 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal23 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook