Lidhu me ne

Kryesore

Bjarke Ingels: Teatri mund të restaurohej, por Rama dhe Veliaj kërkuan shembjen


Sipas një letre dërguar të përditshmes daneze “Politiken”, Bjarke Ingels shprehet se fillimisht ka pasur ide që të restaurojë godinën e vjetër, por ka qenë kërkesa e autoriteteve shqiptare që të bëjë projekt për një teatër të ri, pasi “ajo barakë s’ka asnjë vlerë arkitekturore dhe historike”. Ndërkohë për shembjen e teatrit ka pasur kritika të forta në parlamentin europian. McAllister: Teatri, vlerë e kulturës europiane

Kanë qenë vetë autoritetet shqiptare ato që i kanë kërkuar Bjarke Ingels, arkitektit që ka projektuar Teatrin e ri Kombëtar, të heqë dorë nga restaurimi, dhe të dizenjojë një tjetër. Ky fakt është zbuluar nga vetë Ingel, në një letër të dërguar danezes “Politiken”, e cila një ditë më parë e akuzonte si pjesë të një projekti korruptiv të qeverisë shqiptare në sheshin ku ka qenë ngritur godina e Teatrit. Në letrën e tij, Ingels shprehet se fillimisht u projektua ndërtimi i skenës së teatrit në ndërtesën ekzistuese, por nga vetë autoritetet i është kërkuar në vitin 2018 që të “mos merret me ato baraka të vjetra” por të ideojë një projekt tjetër.

“Ne gjetëm një zgjidhje radikale për këtë problem të pazgjidhshëm. Duke e ngritur skenën mbi ndërtesën e vjetër, barakat e ushtarëve, mund të përfshijmë gjithë infrastrukturën ndihmëse teatrale, si një kryq tredimensional i mbjellë në kompleksin ekzistues. Një sistem kartezian koordinativ i teknikës skenike. Duket krejtësisht e çmendur. E gabuar— ose gjeniale”, shprehet Ingels në letrën e tij. Por në vitin 2018, arkitekti është thirrur në Tiranë dhe porosia ka qenë që të zbatohet ideja e dytë, ajo e rindërtimit të një tjetër teatri.

“Në fillim të pranverës 2018, ne u ftuam në Tiranë për t’i paraqitur mendimet tona qytetit. Ne na u tha që duhet të harrojmë barakat e vjetra, sepse ato kurrë nuk kanë pasur ndonjë rëndësi arkitekturore ose historike; dhe duhet të përqendronim të gjithë energjinë në krijimin e një skene kombëtare shqiptare që është e denjë për artet interpretuese. Dhe kështu bëmë”, shprehet Ingels.

Arkitekti thotë se kontaktet me Ramën kanë filluar në vitin 2011, ku Tiranën e përshkruan si një vend pas lufte dhe më pas janë intensifikuar pas ardhjes në pushtet në vitin 2013. Ingels shprehet se projekti i kullave është ideuar që në vitin 2016 vetëm një vit pasi Erion Veliaj ka marrë postin e kreut të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht premtimit të tij në fushatë se nuk do japë asnjë leje ndërtimi.

Arkitekti shprehet se prishjen e teatrit e ka marrë vesh pasi ai u rrënua, ndërkohë që aktualisht nuk ka ende një kontratë të firmosur me Bashkinë e Tiranës. “Për këtë qëllim në maj të vitit 2020, zbuluam se ndërtesa e vjetër është rrënuar. Këtë javë lexoj në Politiken se unë jam pjesë e një rasti të ri korruptiv. Në kohën e këtij shkrimi, ne nuk kemi ende kontratë me bashkinë. Por kemi ende besim. Ne kemi projektuar një teatër që do të jetë një skenë kombëtare radikalisht transparente dhe tërheqëse për publikun”, shprehet Ingels.

Qëndrimi i PPE
Por çështja e Teatrit Kombëtar dhe shembja e tij ka qenë pjesë e diskutimeve dhe në Komisionin me Marrëdhëniet me Jashtë në PE. Eurodeputeti David McAllister është shprehur se shembja e godinës është një goditje për vlerat e trashëgimisë kulturore europiane. Përfaqësuesja e Komisionit Angelina Eichorst u shpreh se iu është kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve. Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisionit theksoi se shembja e Teatrit ishte diçka që nuk duhet të ndodhte. Geneoveva Calavera një tjetër eurodeputete theksoi: “Duhet ruajtur trashëgimia kulturore dhe ligji i së drejtës. Kemi kërkuar disa herë dialog lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar”.

Jehona e prishjes së Teatrit Kombëtar, dhe mënyra se si veproi qeveria duket se po i kushton jo pak imazhit të Shqipërisë në mbarë botën. Zhurma ende nuk është shuar, dhe mediat ndërkombëtare vazhdojnë të flasin. Ditën e djeshme e përditshmja italiane Il Mesaggero, theksonte se ky veprim po e largon akoma më shumë Shqipërinë nga BE, ndërsa vinte në dukje dhe vlerat arkitekturore dhe historike të godinës.

Shembja e Teatrit
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi komentoi zhvillimet e fundit dje në Parlamentin Europian, ku gjatë mbledhjes së Këshillit për Politikë të Jashtme pati disa shuplaka për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare. Sipas Idrizit, ato që deklarojnë eurodeputetët janë një kambanë alarmi se ku kemi arritur, ndërsa shprehu nevojën e vendit për një rotacion politik.

“Kishim 5 kushte, para 4 vitesh na u bënë 9, sot kemi 15 kushte. Tre të parat kanë të bëjnë me probleme fondamentale për demokracinë. Sistemi zgjedhor dhe votimet. Kjo në radhë të parë jo se na kanë munguar ligjet, por na ka munguar vullneti politik. Janë detektuar dhe shkruar ato që opozita thotë. Edhe raporti i OSBE-ODIHR vë theksin te shitblerja e votës. Kemi shkuar nga një demokraci e brishtë në një demokraci hibride. Jemi vendi i 69 në botë për një demokraci hibride drejt autoritarizmit. Pas 30 vjetësh për turpin tonë, do të ngeli edhe në analet e historisë, ne bëmë zgjedhje moniste. Kemi parlament monist, qeveri moniste. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Edhe KE dhe PE lëshuan një kambanë alarmi se ku kemi arritur. Shqipëria ka nevojë për një rotacion politik”, u shpreh ndër të tjera Idrizi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet17 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix17 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar17 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar17 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook