Lidhu me ne

Kryesore

Ish-ministrja e PS, Arta Dade: Rilindja ka dalë nga shinat

Ish-ministrja e PS, Arta Dade: Rilindja ka dalë nga shinat

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian mbylli ditën e djeshme një seancë me debate për Shqipërinë. 15 kushtet zunë hapësirën më të madhe të diskutimeve mes tyre.

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, ishte tejet kritik lidhur me mosndëshkimin e vjedhjes së votës. Sipas tij pa u hetuar dhe luftuar krimi e korrupsioni, Shqipërisë nuk i çelën negociatat.

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, i gjen me vend kritikat e eurodeputetëve dhe kritikon qeverinë se jo vetëm nuk e mori seriozisht plotësimin e këtyre kushteve por mohoi ekzistencvën e tyre. Për Rtv Ora ajo tha se duhen shtuar përpjekjet nga mazhoranca.

Arta Dade: Vërejtjet janë të përfshira dhe në 15 kushtet që iu shtuan rezolutës për zgjerimin dhe nuk u morën shumë seriozisht nga qeveria. Shkuan aq larg sa t’i mohonin dhe të thoshin se nuk ka 15 kushte për të çelur negociatat. Ndonjë nga kushtet edhe është vënë në rrugën e zgjidhjes por rezulton jo efikase në zbatueshmëri. Eurodeputetët janë në të drejtën e tyre që të artikulojnë këto rezerva lidhur me plotësimin e kushteve. Duhen shtuar përpjekjet nga mazhoranca, ka edhe opozita rolin e vet, besoj se me ngritjen e institucioneve të drejtësisë dhe e ashtuquajtura reformë zgjedhore, për mua nuk është reformë zgjedhore, janë axhustime kozmetike për administrimin e zgjedhjeve ditën e zgjedhjeve. Me rëndësi është që erdhën në një emërues të përbashkët. Një nga arsyet që na ka mbajtur larg axhendës europiane ka qenë edhe konfliktualiteti politik.

Lidhur me qëndrimin e eurodeputetit francez, Thierry Mariani, i cili teksa tha se Franca është kundër zgjerimit  e përshkroi Shqipërinë si pikë qëndrore të influencës turke, Dade thotë se në këtë perspektivë Shqipëria është një vlerë për BE.

Arta Dade: Për deputetin francez që e cilëson Shqipërisë si një vend ku influenca turke është e skajshme, mendoj se nuk është një arsye. Do ta shikoja në kuadrin e shkeljes së të drejtave të njeriut, Shqipëria është anëtare dhe ka nënshkruar një sërë konventash që duhet të kishin krijuar pengesa që të mos ekstradoheshin ata shtetas turq që u kërkuan nga Ankaraja. Në këtë drejtim mund të ketë të drejtë. Ndërsa sa i takon influencës turke, Shqipëria është një vend që edhe gjeografikisht është një rrugëkryq mes Europës Perëndimore dhe asaj Lindore. Së dyti vetë formacioni në kuptimin e përkatësisë fetare na bën një vend jo vetëm, interesant por edhe shembull për tolerancën europiane. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nga kjo perspektivë do t’i shtonte vlerat lidhur me mendjen e hapur që kemi sa i përket pranimit të tjetrit që praktikon një fe ndryshe.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook