Lidhu me ne

Kryesore

Rama takohet ‘rastësisht’ me Gjonin dhe Erin: Hajde këtu, e more pagën e luftës ti? (VIDEO)

Rama takohet 'rastësisht' me Gjonin dhe Erin: Hajde këtu, e more pagën e luftës ti? (VIDEO)

Rama dhe kamarjeri

Kryeministri Edi Rama teksa po bënte një vizitë në kantieret e rindërtimit në Thumanë është takuar ‘rastësisht’  me pronarin e një lokali dhe një kamarjer, të cilët i ka pyetur për pagën e luftës.

Teksa zhvillojnë bashkëbisedimin Rama ka pyetur pronarin e lokalit Gjonin dhe kamarjerin Erin nëse i kanë marrë pagat e luftës, duke i thurur kështu elozhe punës së tij.

Pronari dhe kamarjeri janë shprehur të kënaqur dhe se i kanë marrë pagat e luftës që i’u ishin premtuar.

Ndër të tjera në videon e publikuar në ‘Facebook’ kryeministri është shprehur se çereku i shqiptarëve e kanë marrë pagën ndërsa vazhdojnë akoma verifikimet për të tjerët që nuk e kanë marrë.

Momente nga bashkëbisedimi i Ramës me Gjonin dhe Erin:

Rama: Ja këtu kemi ndaluar në Derven pa shkuar në Thumanë dhe sapo u takova me Gjonin, ky është Gjoni, shiheni Gjonin. O Gjon pagat e luftës i morën punëtorët

Gjoni: Po i morëm, të gjithë

Rama: Të vërtetën..

Gjoni: Të gjithë s’ka rrena këtu, se rrena i ka këmbët e shkurtra. Të vërtetat, të gjithë e morën pagën e luftës.

Rama: Po ti e more pagën e luftës. Hajde këtu. Dil këtu dil. Ja ky është Eri. Eri kamarjeri. Ja e more pagën e luftës?

Eri: Po e mora, i mora të treja.

Rama: Të treja i more, të erdhën..

Eri: Po

Rama: Ja rastësisht u takuam këtu. Se jemi duke vizituar kantieret e rindërtimit dhe faktet janë fakte. Janë duke shkuar afër çerek shqiptarë që kanë marrë pagat e luftës. Gjoni është njëri prej tyre ose tre paga ose 400 mijë lekshin. Askush nuk ka mbetur vetëm dhe vazhdojmë bëjmë verifikime për të dhënë pagat. Kokërr leku më kokërr leku.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook