Lidhu me ne

Kryesore

Rrëfimi drithërues/ Ajo që pashë si pacient i infektivit i sëmurë me Covid 19

Nga Edmond Mara

Ky ish i semure me Covid 19 ka treguar se cfare ndodh brenda mureve te pavijonit ku luftohet per jeten, e ku te semuret vijojne betejen me virusin e rrezikshem

Miremengjes te gjitheve! Ne vazhdim te nje statusi me pare, meqenese ndava me ju problemin tim shendetsor, me lejoni te vazhdoj njoftimin si me poshte. Dje, analiazat dolen negative, pra une jam faktikisht i pa infektuar me Covid 19. Kjo nuk do te thote qe tashme jam njeri negativ 😜. Si rezultat une lashe spitalin dhe jam ne shtepi duke ndjekur fazen e dyte te semundjes, pra luftes me pasojat etj etj.

Tani me lejoni te shkruaj dy fjale per bashkeshoqeruesit e semundjes sime. Une si natyre kam shume besim tek mjekesia dhe qe ne momentin e pare te njoftimint ju nenshtrova totalisht mendimit te mjekeve dhe shkences. E vertete qe ndjeva frike sepse mu duk nje mister dhe eshte, por edhe shume kurajo pata nga profesionistet dhe ju sigurisht, Ne javen e pare, vuajta shume ne shtepi, me temperature te larte, dhimbje kudo, neveri per gjithcka, diarre, humbje ekuilibri etj etj derisa tamponi vertetoi qe isha pozitiv. Atehere, vendosa te drejtohem spitalit te specializuar, infetktivit ku edhe u trajtova menjehere mire.

Me besoni, qe personeli atje, qe lufton dhe i sherben pacienteve jane te jashtezakonshem dhe shume prej tyre dhe heronj. Ata jane tamam ne front te pare, perballen me lloj lloj formash te semundjes. Kam pare atje siptoma e cfaqje te semundjes ne forma nga me te cuditshmet, ulerima nga dhimbjet, mungesa e frymemarrjes e tmerrshme, kollera qe te mbysnin, kollera qe nuk mbaronin sekrecione, sinfoni kollerash etj etj pa folur per reanimacionin qe se pashe. Personeli vraponte, ne vape, me lloj lloj veshjesh, duhej gjetur pulsi edhe pse te shkretet kishin humbur ndjeshmerin me nga 2 -3 pale doreza.

Kush jane keta? Njerez e profesioniste te thjeshte e perkushtushtuar, pa show mediatik, pa shume fjale per ju por shume fjale te mira per ne pacientet pavaresisht nga e kush ishim. Bravo Doktoreshe Najada Como, dite nate ne pune, bravo doktoret e tjere, Kalo, Mira etj etj qe nuk jua mesova dot emrat. Bravo infermieret te reja, te rinj e te vjeter, si Rovi, Mandi, Anxhela, Enxhi etj etj qe te me falin se nuk ua mbaj mend emrat. Bravo sanitaret, bravo personeli tjeter mbeshtetes etj etj.

Po shkruaj gjate e i permend se dua te jem mirenjohes e ndoshta do lidhem ndonje dite me ndonje media qe te pasqyrojne realitetin dhe jo komercializmat dhe lajmet “fake” qe demtojne totalisht imazhin, por jo vetem. Duke perdorur lajme jo te verteta, konspiracione idiotesh pa shkolle dhe njohuri, ju media fiton leke e dime, por demtoni jete njerezish. Kujdes, jane me qindra miq e shoke te mi edhe pse te shkolluar mire vene ne dyshim semundjen, pasojat dhe demin qe vazhdon te shkaktoje, bejne njerezit te vuajne pse, per pese leke me shume qe po ju them nuk jane te pista por te qelbeta.

Me falni se e zgjata shume por e ndjeva per detyre te ndaj me ju eksperiencen time qe fatmiresisht tashme rezultoi me sukses e une jam jashte, por me merakun per ju duke ju sugjeruar: – Ju lutem ruajuni, ruajuni ruajuni!

Marre nga Facebook i autorit

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook