Lidhu me ne

Temporal

Sa ishte rroga e Enver e Nexhmije Hoxhës

Haxhi Kroi, sekretari i përjetshëm i diktatorit Enver Hoxha, ka lënë pas një ditar voluminoz ku janë shënuar pothuaj të gjitha ngjarjet më kulmore apo të rëndësishme të asaj kohe.

Njohur si “alter ego” i dytë i Enver Hoxhës, ditari i Haxhi Kroit nuk sjell ndonjë vlerë të veçantë, pasi është i kuruar që të fshehë të gjitha fatkeqësitë që sistemi komunist në përgjithësi dhe Enver Hoxha në veçanti i sollën shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Por gjithsesi ditari përmban të dhëna interesante të asaj kohë. Kështu për shembull, në shënimin e kursyer të datës 17 janar 1972, Haxhi Kroi ka shkruar se “i ka dërguar shoqes Nexhmije rrogën e dyjavorit të parë të janarit. Për shokun Enver 1150 lekë dhe për të 750 lekë, gjithsej 1900 lekë”.

Shënimi interesant shërben për të kuptuar se sa paguhej në këtë periudhë numri një në hierarkinë e shtetit komunist. Sipas një llogarie të thjeshtë, ai paguhej 1150 plus 1150 baras 2300 lekë në muaj, ndërsa e shoqja, Nexhmija, 1500 lekë në muaj.

Duhet kujtuar se në këtë kohë rrogat për popullin e thjeshtë shkonin nga 300 deri në 450 lekë në muaj për një punëtor të thjeshtë, nga 100 deri në 400 lekë në muaj për një kooperativist (në varësi të normës ditore dhe zonës bujqësore, pasi në veri të vendit kishte kooperativa ku merrej edhe 3 lekë për ditë pune, ose më pak se çmimi i një buke gruri që kushtonte 4 lekë), 500 deri në 800 lekë në muaj për një arsimtar, 800 deri në 1000 për një inxhinier të kualifikuar etj.

Po çfarë mund të blije me rrogën mujore të Enver Hoxhës?

Me dy muaj rrogë të Enver Hoxhës mund të blije një televizor, që ishte nga elektroshtëpiakët më të kushtueshëm (4000—5700 lekë). Me rrogën vjetore të Enver Hoxhës mund të blije edhe një shtëpi modeste (çmimet e shtëpive varionin nga 20000 deri në 60000).

Në vitet e fundit të regjimit në Gjirokastër dhe në Tiranë u hapën dy dyqane ku mund të blije mallra cilësore të prodhimit të huaj, por vetëm me dollarë. Televizorët e parë me ngjyra kushtonin 100 dollarë për copë. Në këtë kohë Banka e Shtetit e mblidhte dollarin me 7.5 lekë nga qytetarët e thjeshtë.

Të persekutuarit e regjimit komunist, që nuk guxonin ti afroheshin bankës, i këmbenin dollarët në treg të zi, në kursin 1 dollar me 5 lekë./ abc

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook