Lidhu me ne

Kioske

Skandali i publikimit të pagave si karrem për të mbulur diçka tjetër!

Nga Gjergji Koja

Gjatë ditës së sotme qarkulloi përmes rrjetit Whats´app një listë në formatin exel me të dhënat e mbi 630 mijë të punësuarve, në administratë dhe sektorin privat, që vështirë se nuk ka rënë në dorën e çdo qytetari.

Media nisi të publikojë të dhënat mbi pagat, Prokuroria e Tiranës u raportua se ka nisur një hetim, Qeveria përmes Ministrisë së Financave nxitoi të justifikohet, ndërsa opozita denoncoi skandalin dhe akuzoi Kryeministrin.

Që rrjedhja e një informacioni të tillë është më shumë se sa një skandal, kjo as që diskutohet, sikundër nxjerrja e të dhënave të tilla nuk është as një lojë dhe as një ndërhyrje amatoreske.

Por, kjo është nga ato çështjet që nuk rrezikon aspak as Qeverinë, dhe asnjë institucion tjetër, po të kihet parasysh fakti se shoqëria shqiptare, më shumë do e trajtojë çështjen si një thashethem apo kuriozitet për të parë se kush paguhet më shumë, kush më pak, dhe cili nga pronarët paguan më shumë të punësuarin për të njëjtin pozicion apo profil pune.

Skandali në fjalë çuditërisht u publikua në një kohë kur politika zien, kur SPAK ka nisur hetimin për inceneratorët, duke çuar në burg ish-ministrin Lefter Koka dhe ndodhet në presionin, kryesisht të publikut, për thellimin e hetimeve.

Nëse ka një çështje që mund të rrezikojë Qeverinë dhe mazhorancën e Edi Ramës është pikërisht afera e inceneratorëve, ku plot 430 mln dollarë, janë marrë nga taksat e shqiptarëve dhe janë shpërndarë në trekëndëshin Elbasan-Tiranë-Fier, ku sa më thellë mund të hetohet, aq më shumë zbërthehet skema.

Atje mund të gjesh emra të njohur apo të panjohur, kryebashkiakë, deputetë, ministra, kryeministra, zyrtarë të niveleve dhe rangjeve të ndryshme, të fortë e të dobët, që për një arsye apo një tjetër mund të jenë të implikuar, direkt ose indirekt.

Ndoshta është një ato skema që fundos jo thjesht një Qeveri, por një klasë politike, nëse dikush nga ata prokurorët që u cilësua si hero nga ambasadorja amerikane, do të ketë kellqe për ti shkuar deri në fund.

Dy ditë më parë në media u dha një lajm për dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, një prej emrave të lakuar pikërisht për inceneratorët. Lajmi qarkulloi pak orë, më pas u përgënjeshtrua po me burime, ashtu sikundër u përhap, dhe askush nuk është i qartë sot nëse Engjëll Agaçi e dha dorëheqjen dhe e tërhoqi më pas, apo dikujt i duhej një tymnajë mediatike.

Dikur lideri historik i socialistëve citohej të thoshte që për të harruar skandalin e djeshëm, bëj sot një tjetër skandal, dhe nesër bëj një tjetër, për të harruar të djeshmin

Dhe me morinë e zhvillimeve politike që nga kundërshtitë për Open Balkan, te hetimi i inceneratorëve dhe deri te ato përplasjet në rradhët e opozitës, ky publikimi i data bases me të dhënat e mijëra qytetarëve, mund të përbëjë skandal në çdo shoqëri tjetër, por jo në Shqipëri.

Data base me të dhënat nisi të qarkullojë pasditen e së martës, në darkë mbërriti në telefonat e disa prej gazetarëve, emrat e të cilëve rezultojnë ndër më të paguarit. Askush prej tyre nuk publikoi gjë, thjesht në ndonjë emision u raportua si skandal, ndërsa ditën e sotme, tabela nisi të shpërndahej njëlloj si ato informacionet e ndaluara me këshillën “lexoje, shpërndaje, por mos ja dorëzo armikut”.

Dhe me shumë gjasë këto të dhëna, do të qarkullojë për disa ditë, ndoshta deri në fund të muajit, duke mbushur ditët e fundvitit.

Madje mund të krijojnë qejfmbetje mes punonjësve të një kompanie pse dikush ka rrogën më të lartë se kolegu, mund të prodhojë edhe plot lajme në formë kuriozitetesh se kush paguhet më pak apo më shumë, por në fund të fundit, asgjë nuk do të ndodhë.

Ky skandali që mori dhenë sot nuk është më i madh se ai i patronazhistëve, ku të dhënat e 1 mln qytetarëve me të drejtë vote, rrodhën pak javë para zgjedhjeve, madje duke përcaktuar edhe bindjet politike të secilit prej nesh. Dhe në një vend ku numri i pjesëmarrësve në zgjedhje nuk shkon më shumë se 1.5 apo 1.6 mln, të zotërosh paraprakisht të dhënat e 2/3 të tyre është si të fitosh zgjedhjet në tavolinë në një lojë pokeri, kur kundërshtarit ia ke parë letrat.

Në fund asgjë nuk ndodhi! SPAK mbylli hetimet, Kryeministri mori në mbrojtje ata që u quajtën patronazhistë, opozita gjeti një alibi më shumë për të kontestuar procesin, dhe në fund shoqëria e kaloi si diçka normale. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me të dhënat që qarkullojnë sot, të cilat as më shumë dhe as më pak mund të krijojnë kokëçarje për punëdhënësit apo përplasje mes kolegëve, se sa mund të baltosin më shumë imazhin e Qeverisë.

Kjo e fundit thjesht mund të ndjehet më mirë, pasi për disa ditë shoqëria do të marrë atë ushqimin që ka më shumë qejf, e ndërkohë në anën tjetër mund të ndodhë diçka, që do të kalojë pa rënë shumë në sy.

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore21 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix21 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook