Lidhu me ne

Temporal

Mos u kërkoni fëmijëve të marrin dhjeta. Ky është një kurth! / Kreshnik Osmani

Mos u kërkoni fëmijëve të marrin dhjeta. Ky është një kurth!

Nga Kreshnik Osmani

Kam parë shumë miq të faqes time që kanë nxjerrë diplomat me dhjeta të fëmijëvë të tyre. I uroj fëmijëvë tuaj të mrekullueshëm suksese dhe të shkelqejnë sa me shume..

Duke patur parasysh botën e re që po vjen kam disa këshilla për prindërit që kanë dëshirë të më dëgjojnë.

Këto dhjetat, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ekzistojnë, janë treguesi që ky sistem arsimor në Shqipëri është plotësisht i dështuar.

Cdo të thotë që fëmija të marrë një dhjetë?

Dmth që fëmija ka memorizuar tekstin që i kanë dhënë në shkollë? Po pastaj? Keto informacione jane te gjitha ne internet. Cili eshte perfitimi?

Në epokën e teknologjisë, fëmija nuk e ka më të nevojshme të memorizojë asgjë, sepse më një klikim në google ai merr cdo informacion në Planet. Kjo do të thotë që mësuesi në shkollë sot nuk ka pikën e superioritetit ndaj një nxënësi dhe nuk di asgjë më shumë se ai. Nëse mësuesi e ka memorizuar përgjigjen në kohën e xhaxhit, kur ka qenë në shkollë, sot askush nuk ka nevojë të memorizojë asgjë. Këto janë metoda të skaduara dhe të pavlera që nuk do iu hyjnë në punë ju dhe fëmijëve tuaj.

Mos u kerkoni fëmijëvë të marrin dhjeta, por kërkoni prej tyre të zhvillojnë imagjinatën e tyre. Bota e të ardhmes është bota dixhitale, dhe të vetmit që do të hanë bukë janë gjenitë që do të kenë aftësi dhe kapacitete mendore për të bërë zbulime dhe shpikje të reja. Për vetem 20-30 vjet nuk do te ketë më shumë profesione. Sepse gjithcka shkon e sigurt drejt robotizimit dhe dixhitalizimit. Bota që po vjen është bota e gjenive, e inovatorëve dhe e mendjve të arta që dinë të bëjnë shpikje dhe zbulime të reja.

Eshte bota e atyre që i sjellin informacionit një vlerë të shtuar dhe të tjerët do të jenë skllevërit e gjenive.

Këto metodat e mësimit përmendësh të asaj që është shkruar në libër janë shkolla e vjetër që ka vdekur tashmë. Mos kërkoni prej fëmijëve tuaj të marrin dhjeta, por ngacmoni aftësitë e tyre mendore dhe llogjike të fshehura. Mos guxoni t’u thoni se po morën dhjeta janë në rregull sepse në thelb ata kanë nevojë për dicka tjetër. Dhjeta është një mashtrim i madh, mos i lejoni fëmijët tuaj të mashtrohen me to. Bota që vjen do të jetë e ndarë në gjeni dhe skllevër, pjesa tjetër do të hajë gjilpërën dhe vaksinën ne qafe. Ju lutem kush nuk i kupton këto fjalë të mos më akuzojë për konspiracionist, por të mendojë mirë këto që kam shkruar, sepse janë ajka e hulumtimeve më të fundit në Harvard, Oksford, Quin Mary University, Sorbone, etj etj. Është dicka që ua them fëmijëvë të mi!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix29 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix31 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix34 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix36 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore42 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix46 minuta më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix54 minuta më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook