Lidhu me ne

Aktualitet

‘Kemi nevojë urgjente për revolucion’

Nga Afrim Krasniqi 

Lajmi kryesor i medias perëndimore vijojnë të jenë protesta në Minsk (Bjellorusi), – ku qytetarët sfidojnë çdo ditë një President të korruptuar, arrogant, diktator dhe tashmë me automatikun në krah, edhe të çmendur pas pushtetit personal!

Po, ata që protestojnë meritojnë solidaritet e admirim, sepse kanë vendosur të flasin, të dëgjohen dhe të rrezikojnë komoditetin personal në emër të një ideje e vlere shumë më të madhe.

Në Tiranën londineze dhe me liderin tonë global, – po debatohet fort nëse do e zgjidhim krizën atje! Jemi marrë me këtë temë, ndaj sot po merremi me një detaj tjetër: shikoni dy fotot krahasuese, Misnku 2020 dhe Tirana 2020.

E para, me 1000 probleme, por qytet i urbanizuar & i rregulluar, dhe Tirana jonë si fanar ndriçues në botë…në një zhvillim e urbanizim kaotik, disproporcional dhe pa vizion. Po, ndodh që diktaturat mund të jenë modele urbanizimi edhe sepse e mendojnë veten të përjetshëm apo se urdhërojnë dhe urdhërat e tyre zbatohen me detyrim nga të gjithë, siç bënte dikur edhe ai i yni, i cili kur bota rivalizonte për anijet kozmike harxhoi edhe qindarkën e fundit për të mbushur vendin me bunkerë!

Modele Lukashenkoje kemi edhe ne këtu, me shumicë, – por ende nuk kemi një shtetar që ka kulturë minimale për urbanizimin, zhvillimin dhe jetën e përbashkët në një qytet. Ne ecim me parimin, – ‘më i forti, ndërton kullën më të madhe, – kulla më e madhe bën donacionet më të mëdha në zgjedhje dhe zgjedhjet legjitimojnë pronarin e kullës dhe klientin e tij, që zakonisht quhet deputet, ministër, kryeministër, kryetar bashkie, këshilltar, president, gjyqtar, prokuror, botues, etj, etj!

E dini që ne jemi vendi i vetëm në botë, i cili pronarët e vërtetë i quan ish pronarë, ndërkohë që ‘me letra’ kemi legalizuar pronarë për të gjithë zonën e bregdetit, për shtratet e lumenjve, për pyjet dhe malet, për ujëvarat, për kinematë e muzetë, për godinën e pavarësisë dhe të qeverisë së parë, për vendstrehimet romake dhe së fundi edhe pronarë të peshqve në det?

Kaq mjafton për të kuptuar se ne kemi nevojë jetike për revolucion, – jo nga ai në Minks, sepse atë nuk e bën kurrë një popull që nuk bëri asnjë protestë në 46 vjet të diktaturës së tij, – por nga ai që ndodh në çdo qytet evropian, – revolucion për qytetari, për përgjegjësi, për vizion e mendim strategjik, për sistem të ri vlerash dhe së paku për ta mbrojtur Shqipërinë para se disa individë ta legalizojnë si pronë të tyre.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook