Podiumi



  • Home
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Temporal
  • Kioske
  • Radar
  • Letersi
  • Kritike
  • Sport
  • Stil
  • Gatime
  • Kontakt
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Beteja e re, me emrat e vjetër

Sep 02, 2020 Editori Aktualitet 0


Zbulimi i emrave të drejtuesve “të rinj” politikë të PS-së në qarqe duket si një kthim pas në kohë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar në një resort në dalje të Elbasanit, u mësuan ata që Rama kishte vendosur në krye të 12 qarqeve si “kokat” e organizimit dhe strategjisë së fushatës së zgjedhjeve të reja. Ajo që nuk ka surprizuar është fakti se Rama u ka besuar zgjedhjet e ardhshme “gardës së vjetër” në Partinë Socialiste, sa duket si një rikthim në qeverinë “Rama 1” që mori detyrën në 2013-ën.

Në Shkodër rikthehet Ilir Beqaj, ministër i shëndetësisë në qeverinë e parë të Ramës. E ka drejtuar Shkodrën edhe herë të tjera, por zëvendësit e tij nuk kanë qenë jetëgjatë. Për pak kohë ka qenë Ditmir Bushati ndërsa Valdrin Pjetri më parë iku sesa erdhi në këtë detyrë për arsye që dihen.

Në Lezhë shkon sërish Lindita Nikolla, ministre e Arsimit në “Rama 1”. Nën zë në korridoret e PS flitet se ka pasur një lobim të fortë të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për të marrë “frerët” e këtij qarku, por përplasja e pak kohëve më parë me kryebashkiakun Pjerin Ndreu duket se nuk ka lënë shije të mirë te Rama.

Në Tiranë Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në 2013-ën. Do të ndihmohet edhe nga Elisa Spiropali që në atë kohë prezantohej nga Rama si drejtore e Doganave që do të bënte “natën – ditë”.

Në Durrës, qarkun do ta drejtojë vetë Edi Rama ku edhe pritet të vendosë emrin si kandidat për deputet. Rama braktisi Vlorën si taktikë elektorale për shkak të tërmetit të 26 nëntorit duke vënë rindërtimin si strategji për të bindur durrsakët që ta votojnë.

Në Korçë mbetet Niko Peleshi, ish-zv. Kryeministër në qeverinë e parë të Edi Ramës. Më pas iu dha ministria e Bujqësisë.

Në Vlorë shkon një tjetër emër i njohur për qarkun. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë në kabinetin e parë të PS-LSI-së të 2013-ës. Gjiknuri është një nga të besuarit e Ramës për çështje elektorale të cilit Rama i ka besuar edhe zona të tjera si Dibra. Historitë e atyre zgjedhjeve dhe “tërmetin” e shkaktuar aty e dinë tashmë të gjithë.

Gjirokastrën e merr Bledi Çuçi. Jo të gjithë e mbajnë mend, por në qeverinë e parë të Ramës ai ishte ministër shteti për çështjet vendore.

Në Fier mbetet sërish Gramoz Ruçi që me rikthimin e socialistëve në pushtet kishte detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS. Dibra i është besuar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Elbasani –Taulant Ballës ndërsa Kukësi – Safet Gjicit. Të vetmit që nuk kanë qenë ministra në 2013-ën, por që kanë mbajtur detyra të rëndësishme të socialistëve në 2 mandate.

Edi Ramës nuk i mbetej gjë tjetër veçse ti jepte edhe Saimir Tahirit një detyrë për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të plotësohej fotografia e qeverisë së tij të parë …edhe 8 vjet më pas.


  • tweet
Rama i ka dhënë 1 miliardë lekë Bollinos, përmes kompanive të ndryshme Pas 5 vitesh Rama kritikon prapë të tijtë por harron veten (Strategjia e përsëritur)

Editori

Artikuj të ngjashëm
  • Mediu: Rama do të bëjë çmos për t’i manipuluar zgjedhjet e 25 prillit
    Mediu: Rama do të bëjë çmos për...

    Jan 25, 2021 0

  • Njihuni me 10 rregullat e arta si të ushqeheni shëndetshëm
    Njihuni me 10 rregullat e arta si të...

    Jan 25, 2021 0

  • Përgjimet e Antimafias italiane, Basha: E kemi denoncuar prej 8 vitesh, SPAK të hetojë!
    Përgjimet e Antimafias italiane,...

    Jan 25, 2021 0

  • Lidhjet e Ndranghetas me politikën në Shqipëri, pikat kyçe të dosjes me 1600 faqe përgjime të antimafias italiane (E plotë)
    Lidhjet e Ndranghetas me politikën në...

    Jan 25, 2021 0

Më tepër nga kjo kategori
  • Vini nën hetim SPAK-un
    Vini nën hetim SPAK-un

    Jan 24, 2021 0

  • Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21 Janarin”
    Fasada e përpjekjeve për drejtësi...

    Jan 22, 2021 0

  • Njihuni me pjesëtarët e familjes së madhe presidenciale të Amerikës!
    Njihuni me pjesëtarët e familjes së...

    Jan 21, 2021 0

  • Çështja e detit / Berisha tregon sa do të zvogëlohet Shqipëria
    Çështja e detit / Berisha tregon sa...

    Jan 20, 2021 0


Aktualitet

Vini nën hetim SPAK-un

Vini nën hetim SPAK-un

Jan 24, 2021 0

Justifikimi i djeshëm i SPAK-ut për tenderat emergjente të Covidit ishte i turpshëm. Prokuroria pranon që kitet u blenë me çmim 3 herë më të shtrenjtë se tregu, por sipas saj ministria e Shëndetësisë nuk ka faj. As anëtarët e Komisionit nuk kanë faj- thotë prokuroria- përveçse...
Read More
Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21 Janarin”

Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21...

Jan 22, 2021 0

Njihuni me pjesëtarët e familjes së madhe presidenciale të Amerikës!

Njihuni me pjesëtarët e familjes së madhe...

Jan 21, 2021 0

Çështja e detit / Berisha tregon sa do të zvogëlohet Shqipëria

Çështja e detit / Berisha tregon sa do të...

Jan 20, 2021 0

Biden mban fjalimin e parë si President: Triumfoi demokracia

Biden mban fjalimin e parë si President:...

Jan 20, 2021 0

Të Fundit

  • Mediu: Rama do të bëjë çmos për t’i manipuluar zgjedhjet e 25 prillit
    Mediu: Rama do të bëjë çmos për t’i manipuluar...

    Jan 25, 2021 0

  • Përgjimet e Antimafias italiane, Basha: E kemi denoncuar prej 8 vitesh, SPAK të hetojë!
    Përgjimet e Antimafias italiane, Basha: E kemi denoncuar...

    Jan 25, 2021 0

  • Lidhjet e Ndranghetas me politikën në Shqipëri, pikat kyçe të dosjes me 1600 faqe përgjime të antimafias italiane (E plotë)
    Lidhjet e Ndranghetas me politikën në Shqipëri, pikat...

    Jan 25, 2021 0

  • Këlliçi: Në 3 vite ‘mafia e betonit’ ka pastruar në Tiranë 1.6 miliardë euro
    Këlliçi: Në 3 vite ‘mafia e betonit’ ka pastruar në...

    Jan 25, 2021 0

Kritikë

  • “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për drejtuesit e programeve të mëdha televizive
    “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për...

    Jan 09, 2021 0

  • Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.
    Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.

    Dec 23, 2020 0

  • Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!
    Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!

    Dec 15, 2020 0

  • Popular
  • Latest
  • Tag
  • Kur fillon Ramazani 2021?
    Kur fillon Ramazani 2021?

    Feb 23, 2017 0

  • Supë pule me perime, shumë e shijëshme
    Supë pule me perime, shumë e shijëshme

    Sep 19, 2018 0

  • Lista / Emra modernë për djem dhe vajza
    Lista / Emra modernë për djem dhe vajza

    Feb 07, 2017 0

  • Mediu: Rama do të bëjë çmos për t’i manipuluar zgjedhjet e 25 prillit
    Mediu: Rama do të bëjë çmos për t’i manipuluar zgjedhjet e 25 prillit

    Jan 25, 2021 0

  • Njihuni me 10 rregullat e arta si të ushqeheni shëndetshëm
    Njihuni me 10 rregullat e arta si të ushqeheni shëndetshëm

    Jan 25, 2021 0

  • Përgjimet e Antimafias italiane, Basha: E kemi denoncuar prej 8 vitesh, SPAK të hetojë!
    Përgjimet e Antimafias italiane, Basha: E kemi denoncuar prej 8 vitesh, SPAK të hetojë!

    Jan 25, 2021 0

  • Kam par ender duke bler vere te kuqe qka do te thott...

    11 months ago

  • […] Reklamoni biznesin tuaj në portalin shumë të njohur për shqiptarët Podiumi.com [̷...

    11 months ago

  • Shume interesante e shume kuptim plote te tera, por nuk mund te jet aq thjesht kur ndan jeten me nje...

    1 year ago

2019 2020 2021 albania albinkurti andibushati artanfuga arturzheji basha cfare e edirama erdogan erionveliaj eshte filma foto hashimthaci horoskopi ilirmeta keshilla klodiantomorri kryesore lajmet lulzimbasha me mustafanano ne per poezi rama receta saliberisha shkrime shqip shqiperi shqiperia shqiptare si spartakngjela te thenie tirane trump veliaj

Te fundit

  • Mediu: Rama do të bëjë çmos për t’i manipuluar zgjedhjet e 25 prillit
    Mediu: Rama do të bëjë çmos për t’i manipuluar...

    Jan 25, 2021 0

  • Njihuni me 10 rregullat e arta si të ushqeheni shëndetshëm
    Njihuni me 10 rregullat e arta si të ushqeheni

    Jan 25, 2021 0

  • Përgjimet e Antimafias italiane, Basha: E kemi denoncuar prej 8 vitesh, SPAK të hetojë!
    Përgjimet e Antimafias italiane, Basha: E kemi denoncuar...

    Jan 25, 2021 0

  • Lidhjet e Ndranghetas me politikën në Shqipëri, pikat kyçe të dosjes me 1600 faqe përgjime të antimafias italiane (E plotë)
    Lidhjet e Ndranghetas me politikën në Shqipëri, pikat...

    Jan 25, 2021 0

  • Këlliçi: Në 3 vite ‘mafia e betonit’ ka pastruar në Tiranë 1.6 miliardë euro
    Këlliçi: Në 3 vite ‘mafia e betonit’ ka pastruar në...

    Jan 25, 2021 0

Na ndiqni ne FB

Kontaktoni: info@podiumi.com