Lidhu me ne

Kryesore

Artan Fuga: 30 propozime alternative për ta nxjerrë ekonominë nga mizerja

Artan Fuga: 30 propozime alternative për ta nxjerrë ekonominë nga mizerja

Nga Artan Fuga –

30 propozime alternative për ta nxjerrë ekonominë nga mizerja

1.Ekonominë shqiptare e ka shkatërruar tej-popullimi i disa qyteteve kryesore, kryesisht i Tiranës, që ka krijuar papunësi dhe shkëputje të forcave të punës nga burimet natyrore. Të gjitha problemet Shqipërisë ja krijon Tirana me modelin e saj degradues të urbanizimit drejtuar nga lobitë e ndërtimit. Pa “riorientimin demografik” të vendit dhe një koncept të ri urbanizimi, ekonomia shqiptare nuk ringrihet.

2.Territori është boshatisur dhe burimet natyrore dhe energjitike të vendit mbesin të pashfrytëzuara, malet, kodrat, deti, lumenjtë, liqenet. Pa një mekanizëm të “rifutjes në treg të pasurive të mbetura inerte”, nuk mund të ketë dinamika të reja ekonomike.

3.“Zhvillimi ekonomik i integruar”, që kërkon kohezioni dhe konvergjenca në zhvillimet ekonomike dhe hapësinore midis turizmit, bujqësisë, konservizimit të pasurive kulturore të vendit, transportit, tregtisë, etj. Mungon pra modeli i konverguar ekonomik.

4.Problemi i ekonomisë shqiptare qendron te fakti që shqiptarët punojnë me rendiment jashtë vendit, si emigrantë. Vetëm duke mundësuar rikthimin e flukseve monetare të tyre në vend nëpërmjet bankave me përqindje fitimi dhe kapitale të siguruara nga shteti, mundet që paraja e shqiptarëve të “riinvestohet në vendlindje”.

5.Tenderi e shkatërroi ekonominë shqiptare, futi korrupsionin, kurse si praktikë menaxheriale e shtetit është një katastrofë. Sa më parë heqje dorë nga tenderimi i ekonomisë shqiptare dhe kalimi gradualisht po shpejt te koncepti dhe instrumenti i “ankandit publik”.

6.Privatizime të kompanive publike mund të ketë, por ato duhet të shiten duke e formësuar kapitalin e tyre me aksione, të hapura ndaj aksionerëve të vegjël. Kjo është demokracia ekonomike dhe pjesëmarrja e qytetarit në kontribut krijimi dhe në ndarjen e pasurisë së krijuar. “Aksionariat masiv.”

7.Cdo ndërmarrje duhet të “kuotohet në bursë”, si institucion i hapur ku vlera e sipërmarrjeve të jetë sipas tregut dhe të lejohen qytetarët të blejnë dhe shesin lirisht aksione.

8. Duhet të ndalet “kioskizimi i ekonomisë shqiptare” duke pasur si model të dështuar nën maskën gjoja lirisë për biznes hapjen e njëqind kioskave që shesin të njejtën gjë në një lagje. Kêshtu me mediat, farmacitë, gjoja fermat, shkollat private, etj.

9.Zëvendësimi i situatës monopol në tregti, ekonomi, arësimin privat, me “konkurrëncën e lirë, të shanseve të barabarta”, dhe me ndërhyrjen administrative për ta mbajtur këtë konkurrencë sa më larg monopoleve dhe konkurrencës të pandershme.

10.Shteti është boshatisur nga funksioni i tij ekonomik nën presionin e manipulimit gjoja se “agjencitë publike” janë jorentabël. A thua se nuk është shteti në shoqëritë e zhvilluara që zhvillon dhe menaxhon energjinë bëthamore.

11.Tregu është si i shekullit 19, “brick and mortar”, pra nuk ka treg virtual që do ta dinamizonte “sipërmarrjen shqiptare në web”, edhe si start up, duke transformuar të gjitha praktikat e menaxhimit dhe marketingut.

12.Tregëtia e lirë është shpëtimtare për Shqipërinë, por produktet për eksport duhet të jenë me cilësi shumë të lartë dhe këtu shteti duhet të subvencionojë fort. Marka “Made in Albania” duhet të promovohet dhe subvencionohet fort.

13.Transporti rrugor nën presionin e lobive të karburantit ka tharë transportin detar, ujor, me trena elektrikë, etj. Ka nevojë të zhvillohen të gjitha format e “transportit alternativ” sidomos në zonën urbane.

14.“Shërbimet publike” duhet të ndërhyjnë në mënyrë që shqiptarët të mos harxhojnë kapitalet e tyre për të blerë shërbime te privati, duke riorientuar edhe fluksin e investimeve të tyre. Pse të blihen libra kur një bibliotekë e madhe publike mund ta zgjidhi shumë mirë problemin? Pse duhet të ikin të rinjtë shqiptarë jashtë për studime me shpenzime marramendëse kur një investim i mirë në universitete zgjidh problemin?

15.“Ekonomia e zbavitjes, e shërbimeve në familje, e asistencës sociale ndaj personave me probleme shëndetësore” është krejt e pazhvilluar. Po ashtu edhe “artizanati riparues” që do të kursente paratë e shqiptarëve dhe do tê zvoglonte në maksimum blerjet e tyre të sforcuara për aparatura që nuk prodhohen fare në Shqipëri.

16.Duhen hapur “kantjeret e mëdha të ndërtimit dhe investimeve në projekte gjigande” përtej një logjike dy ose trevjeçare që na bën që ritmi ekonomik t’i nënvendosen ritmit elektoral. Kjo e ka shkatërruar ekonominë shqiptare. Duhen pakte dhe agjenci strategjike zhvillimi që të menaxhojnë këto projekte gjigande.

17.Ulje drastike e nëpunësve të administratës publike si pasojë e presionit elektoralist.

18.Reforma e “agjencive publike ekonomike” për t’i bërë ato autonome, me buxhete reale të pavarura, të hapura ndaj konkurrencës. Konkurrenca dhe ekonomia publike nuk janë dy koncepte kontradiktore.

19.Rritja e rrogave për nëpunësit e lartë, pra “reforma menaxheriale”, dhe lidhja e shpërblimit të tyre me rezultatet e agjencive që kanë në administrim.

20.Aplikimi i konceptit të “industrisë të krijimit” duke përfshirë artin, kulturën, arsimin, sportin, kinematografinë, etj., dhe matja e kontributit të tyre në shtimin e GDP të vendit.

21. Reforma e kërkimit shkencor në shërbim të zgjidhjeve ekonomike dhe matja e rezultateve të tij me patentat”. Patentizim i rezultateve të kërkimit shkencor. Rezultatet e kërkimit shkencor të menaxhohen vetëm si logjikë e të drejtës të autorit.

22.Kreditimi i prodhuesve të vegjël me garanci publike. të krijohet “banka publike e kreditimit të biznesit të vogël”.

23.Të dinamizohet tregu i tokës dhe të stimulohet “përqendrimi pronësor i tokës bujqësore”.

24.Të ristrukturohen të gjitha ndarjet dikasteriale sipas koncepteve të ekonomisë bashkëkohore dhe jo ministri ku cerdhet të administrohen nga i njejti dikaster si edhe shkenca, apo teknologjia me administratën publike.

25.Subvencionimi dhe përkrahja e “sipërmarrjeve me cikël të mbyllur”, që përfshin prodhimin, përpunimin e lëndëve të para, dhe tregtimin e tyre.

26.Investimi në “tregjet fshatare” në qendrat urbane me pajisje frigoriferike, magazinime, aparatura elektronike shitjesh, me mjete transporti, dhe parkingje.

27.Edukimi dhe përhapja e mbështetja e ekonomisë solidare nëpërmjet platformave kolaborative në web, duke nxitur “punësimin autonom”, si shkëmbim shërbimesh, dhe jashtë logjikës së marrëdhënies midis të punësuarit dhe punësuesit.

28.Integrimi në parametrat e vlerësimit të lejeve për të hapur biznes edhe nga pikëpamja e ndikimit mbi barazinë politike të shtetasve dhe dhënies së shanseve për të gjithë. Parametrat ekologjikë dhe të ruajtjes të vlerave estetike të natyrës dhe mjedisit po ashtu duhet të jenë pjesë e akordimit të lejeve për biznes. Futja e konceptit të “përgjegjësisë sociale” për sipërmarrjet duke i detyruar të riparojnë dëmet e shkaktuara mbi mjedin, konkurrentët, qytetarët.

29. Krijimi i “tregut të përbashkët Kosovë – Shqipëri”, pa dogana dhe taksa.

30. Krijimi i “zonave të lira” pa taksa në hapësirat kufitare me Maqedoninë, Kosovën, Greqinë, si edhe në zonën perëndimore bregdetare për investitorët italianë, dhe më gjerë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook