Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Fjalët që i thashë Azemit para vrasjes dhe kush e nxori nga selia PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit në emisionin “Opinion”. Berisha i mëshoi faktit se ai u vra me urdhër nga lart dhe se Haklajt ishin zbatues të urdhrit.

“Ne e kemi ndjekur grupin dhe nga Kamza në Tropojë nuk kishte asnjë postbllok policie të ndalte vrasësit. Madje i kanë nderuar. Atë e vrau shteti. Edhe Fatos Klosi kishte dijeni dhe ishte një nga organizatorët. Janë përpjekur ta trajtojnë si një sherrnajë, por në fakt familja e tij në këto vite ajo nuk ka pasur asnjë konflikt me Haklajt.

A më kishte thënë? Sigurisht. Shteti donte ta vriste nëpërmjet këtyre. S’kishte asnjë sherr me këta. Ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba të cilët erdhën nga dega e brendshme. Ai shpëtoi dhe Bardhyl Pollo u plagos.

Unë i kam thënë: “Azem. Këta janë në zbatim të një porosie. Mirë është që të zhdukesh 6 muaj diku meqë me rregullin e vjetër ka 2 mënyra. O të fshihesh o të qëndrosh dhe tu biesh”. Kjo e dyta nuk ishte rruga jonë. Ata i kishin dalë edhe afër shtëpisë. Ata ishin shteti” – tha Berisha.

“Në pritë e nxori Fatos Klosi. Një person, militant i Partisë Demokratike më erdhi në zyrë dhe më tha “unë e vrava Azemin”. I thashë s’ka mundësi. Më tha se e kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë që ishte një makinë para PD dhe që duhet të dilte Azemi.

Ai mund të nxirrte badiguardët dhe ishte një pakujdesi. Ishte një vlerësim i gabuar i situatës që doli jashtë. A kishte bashkëpunim nga brenda PD? Absolutisht jo. Nuk besoj që e nxorën nga selia të afërm të Azemit. Telefonin ia morën vrasësit” – tha Berisha. 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook