Lidhu me ne

Kioske

Pse Soros frikësohet nga Berisha?

13 pyetje publike për ambasadorët e SHBA dhe Anglisë: Pse Soros frikësohet nga Berisha?

13 pyetje publike për ambasadorët e SHBA dhe Anglisë: Pse Soros frikësohet nga Berisha?

Nga Myslim Murrizi

Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy vendet teorikisht model i demokracisë dhe shtetit ligjor paskan kaq ‘frikë’ Sali Berishën? Pse George Soros frikësohet nga Sali Barisha? A është ky fundi i Ramës dhe Sorosit në Shqipëri dhe Kosovë?

Nuk do shkruaja asnjë rresht për shpalljen e Berishës non-grata sepse nuk mbroj as Berishën dhe askënd tjetër, dhe në një shtet formalisht demokratik siç jemi ne, çdo qytetar e mbron vetë veten e tij nga çdo akuzë ose cakton një mbrojtës ligjor (avokat) për t’u përfaqësuar e për t’u mbrojtur para drejtësisë nga çdo akuzë.

Nuk besoj kurrë se Berisha i ka kërkuar mbrojtje të gjithë atyre që duke u përpjekur ta mbrojne, e bëjnë pis atë, sikurse nuk besoj kurrë që Berisha dëmtohet nga kategoria llumhane që nxituan të nxjerrin nga goja qelbin e shpirtit të pistë që i karakterizon.

E aq më shumë kur shoh se në krye të tufës që gëzon pa masë për non-grata-n e dytë të Berishës janë ish-spiunët e sigurimit me në krye LLULLËN!

Duke qenë se personalisht kam qenë pjesë e pushtetit të PD, drejtuar nga Berisha vetëm në vitet 1992-1997 dhe nuk kam qenë pjesë e pushtetit të PD 2005-2013, dhe si një njeri që kurrë nuk kam bërë karrierë nga lëpirja, por jam përplasur me Berishën jo pak herë, kam kurajon dhe më shtyn kureshtja të bëj disa pyetje publikisht ambasadorëve të dy fuqive më të mëdha të botës në Shqipëri, SHBA dhe ANGLI:

1- A mund t’i thoni demokratëve dhe shqiptarëve se në cilën periudhë të qeverisjes së PD, Berisha ka minuar demokracinë, ka abuzuar me pushtetin, ka bërë korrupsion me përmasa galopante, ka bashkëpunuar me kriminelë për të blerë vota?

2- A mund t’i thoni demokratëve dhe shqiptarëve se në cilën kohë Berisha ka përbërë rrezik për sigurinë e SHBA dhe ANGLISE kur prej vitit 2013 pra prej 9 vitesh nuk ka asgjë në dorë dhe nuk ka shkelur as për pushime e as për sëmundje në këto dy vende?

3- Nëse Berisha rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës dhe Anglisë, atëherë pse drejtësia e këtyre dy vendeve nuk kërkon ekstradimin e Berishës dhe gjykimin e dënimin e tij si terrorist në SHBA apo në Angli???

4- Çfarë i pengon organet e drejtësisë së SHBA dhe Anglisë për ta shpallur Berishën në kërkim ndërkombëtarë dhe fatmirësisht me Angline e kemi patur marrëveshjen e ekstradimit ndërsa me SHBA e kemi votuar vjet në 2021 pasi nuk ka ekzistuar prej vitit 1939?

5- Nëse Berisha ka kryer vepra penale dhe ka cenuar sigurinë e dy fuqive më të mëdha të botës gjatë viteve 1992-1997, pse pritën 25 vjet këto dy vende për ta shpallur Berishën si rrezik për sigurinë e tyre sot kur pothuajse sipas çdo kodi penal çdo vepër pas 25 vitesh parashkruhet?

6- Nëse Berisha ka cenuar sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglisë, ka minuar demokracinë në Shqipëri, ka ushtruar korrupsion dhe ka bashkëpunuar me kriminelë, gjatë viteve 2005-2013, atëherë pse e futën Shqipërinë në NATO në vitin 2008, pse miratuan marrëveshjen e stabilizim-asocimit dhe pse liberalizuan vizat e shqiptarëve në vitin 2010, kur qeveria drejtohej nga Berisha si person me rrezikshmëri të lartë?

7- Si ka mundësi që Presidenti i SHBA, Bush vjen në Tiranë dhe takon një njeri që minon demokracinë dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA? Nuk di ndonjë President të SHBA të ketë takuar ndonjëherë ndonjë terrorist si Sadam Hysenin apo Bin Ladenin që të takonin “terroristin” Berisha!

8- Nëse Berisha ka minuar demokracinë, ka bashkëpunuar me kriminelë që jetojnë e veprojnë në Angli, ka bërë korrupsion dhe ka cenuar sigurinë kombëtare të Anglisë gjatë viteve 2013-2022, si mund t’i bëjë këto pa përkrahjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ramës dhe qeverisë së tij, se nga viti 2013 Berisha vetë ka patur në dorë vetëm çelësat e kashtës?

9- Si ka mundësi që një person kaq i “rrezikshëm” për SHBA dhe Anglinë nuk fshihet as në malet e Afganistanit e as në bodrumet e Sadamit apo stepat e Siberisë, por është në mes të kryeqytetit të një vendi anëtar i NATOs dhe të vendit që para një jave iu çelën negociatat për anëtarësim në BE dhe kërcënon sigurinë e dy vendeve më të fuqishme të NATO-s, minon demokracinë dhe bashkëpunon me kriminelët e nuk e shpallin në kërkim ndërkombëtarë ose të kërkojnë ekstradimin e tij për ta gjykuar si “terrorist”?

10- Kaq “ frikë” paskan dy fuqitë më të mëdha ushtarake të NATO-s dhe pse jo të botës nga Sali Berisha?

11- Këto dy vende që nuk tremben nga Putini dhe Rusia, nga Kina nga Irani, Afganistani (megjithëse nga ketu ikën pa lavdi) që i kanë shpall luftë terrorizmit dhe çdo individi që është parë si rrezik për sigurinë kombëtare të tyre prej vitit 2001 kur u sulmuan kullat binjake në New York, të “tremben” apo të “tolerojnë” kaq shumë Sali Berishën sa të mjaftohen vetëm me një vendim politik non grata?

12- A mund të jetë kaq i fuqishëm dhe kaq i rrezikshëm Sali Berisha që të rrezikojë sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglisë e këta dy super shtete të mos “guxojnë” t’i tregojnë vendin, por i thonë që nuk do vish tek ne për vizitë?

13- Çfare “sekreti” për SHBA, Anglinë apo botën përbëjnë “krimet” e Sali Berishës që SHBA dhe Anglia nuk i bëjnë publike me fakte e detaje që ta mësojnë demokratët dhe të gjithë shqiptarët e ndoshta pas kësaj nuk do të ketë më nevojë për të harxhuar miliona euro lobime, por mund ta shpallin vetë demokratët dhe shqiptarët non grata Sali Berishën e nuk do t’i vinin në shesh më datë 7 korrik qindra mijëra shqiptarë?

Ditën që SHBA dhe Anglia nuk do ta kenë “frikë” Sali Berishën, por do t’i bëjnë publike me fakte konkrete dhe me detaje veprimtarinë e tij “terroriste”, aktivitetin e tij që cenon sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglise, minimin e demokracisë dhe do tregojnë emrat e kriminelëve në Angli, Amerikë e kudo, që Berisha ka bashkëpunuar për të blerë vota, do të nxjerrin fakte konkrete për sa para ka vjedhur ku i ka vjedhur dhe ku i ka fshehur, do të jem i pari qe do t’i shpall luftë hapur Sali Berishës pa e patur frikë siç e paska “frikë” Amerika dhe Anglia.

Unë mendoj që drejtësia e Amerikës dhe e Anglisë nuk janë nën urdhrat e politikës dhe nën hyqmin e pushtetit të radhës e ajo drejtësi nuk pjerdh për deklarata politike apo “fletërrufe” të porositura me miliona euro të paguara nga çdo fundërrinë që kërkon të eleminojë kundërshtarët politikë nëpërmjet shpalljeve non-grata me sajesa të ndyra.

Drejtësia e Amerikës dhe e Anglisë funksionon e pavarur realisht, e jo si SPAK-u jonë që heton Bektashin që korr grurë, dhe po nuk ka prova dhe fakte nuk të pjerdh se çfarë deklaratash bëjnë qeveritë apo qeveritarët e tyre.

Ndaj po të kenë fakte për të gjitha ato “akuza” super të rënda për Berishën, si Amerika dhe Anglia e t’i dërgonin si prova në gjykatat e tyre, ju garantoj që Sali Berisha do ishte shpallur person në kërkim dhe do ishte ekstraduar për gjykim e dënim si në SHBA dhe në Angli.

Mirëpo, gjykatat dhe drejtësia e këtyre vendeve nuk fillon proçedim, nuk heton dhe nuk dënon askënd pa prova dhe fakte dhe nuk pjerdh për Sorosin apo zagarë të tij që mendojnë se mund të godasin këdo që e shohin jo si mender lëpirës të tyre.

Tani Berishën me pallavra të tilla mund ta shpallin non-grata edhe Kina, India, Holanda, Bullgaria, Afrika, Pakistani, Rusia dhe mund ta cilësojnë si “terrorist” ndërkombëtarë që mund të shpërthejë Luftën e Tretë Botërore, por nuk besoj që Berisha është kaq i fortë sa të gjithë ta kenë frikë e askush të mos guxojë t’ja thotë publikisht “krimet” e të mos e dënojnë Berishën ashtu siç ai e “meriton” me burgim të përjetshëm në Guantenamo ose Alkatraz.

Prej 30 vitesh nuk kam dëgjuar për asnjë individ apo politikan në botë që të ketë cenuar sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglisë e të mos jetë arrestuar.

Sipas LLULLËS dhe llullave të tjerë, SHBA dhe Angli nuk paskan problem dhe nuk qenkan në “luftë” me Putinin dhe Rusinë, por me Berishën, Shkëlzenin dhe Lirinë.

Nuk do të shkruaja asnjë rresht për këtë gjë, por nuk mund ta besoj që Amerika dhe Anglia tremben nga Sali Berisha.

As mbroj dhe as kam ndërmend të mbroj askënd për çdo gabim, faj apo krim që mund të ketë bërë e mund të bëjë, se nuk jam pjesë e tufës që nxitojnë t’i vetëofrohen për mbrojtje një njeriu që ata mendojnë se ka në dorë interesat e pista të tyre.

Sali Berisha nuk ka nevojë për ta mbrojtur unë, ashtu siç nuk ka nevojë për lëpirjen e askujt që mendojnë se po e mbrojnë, por në fakt vetë ‘mbrojtja’ e tyre e bën pis.

Sali Berisha nuk zvogëlohet dhe nuk bëhet pis as nga shkrimet, aludimet, trillimet dhe fantazitë e një grushti njerëzish pa karakter pa moral pa dinjitet e pa nder që kur ishte kryeministër e lepinin në çdo cep të trupit, e tani pështyjnë sepse lëpijnë Ramën, e nesër do pështyjnë Ramën e do lëpijnë atë që do jetë në krye sepse janë racë qensh që lëpijnë kocka.

Shqipëria është një shtet formalisht demokratik dhe i pavarur, me prokurori dhe gjykata që nuk besoj se i ndalon kush të hetojnë, gjykojnë e dënojnë çdo shqiptarë që kryen vepra penale dhe i faktohen ato, si dhe çdo ‘terrorist’ që provohet se cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë, të Anglisë, të Amerikës e të Rusisë, edhe pse mund ta ketë emrin Sali Berisha nëse keni fakte, i publikoni.

Pallavrat dhe dokrrat mediatike shitjani atyre që ju mendojnë se jeni zoti!

Shqiptarët kanë 32 vjet që janë të lirë të zgjedhin vetë se kujt i besojnë, kë duan lider apo kryetar partie!

Koha ka treguar se nuk mund të bëhen udhëheqës disa minj ambasadash që nuk kanë asnjë peshë në popull.

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Bushati: Në Sazan s’ka investim, por lobim kërmash politike

Gazetari Andi Bushati e cilësoi si një lobim kërmash politike, atë që thuhet se do të ndodhë me ishullin e...

Mix8 orë më herët

Dhimbjet e lindjes, cila pjesë e trupit dhemb?

per nenat Së shpejti do të lind fëmijën tim të parë dhe nuk kam asnjë ide sesi janë dhimbjet e...

Mix8 orë më herët

Shenjat e lindjes, si ta kuptojme kur ky moment po afron?

Sigurisht që asnjë histori lindje nuk është e njëjtë, duke qënë se edhe gratë janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Shumë...

Mix8 orë më herët

Operacioni Cezarian me dëshirën e nënës, çfarë duhet të dimë

Shumë prej jush mund të kenë dëgjuar për nënat që kanë zgjedhur të futen në një operacion cezarian për një...

Mix8 orë më herët

Ky faktor rrit në mënyrë drastike shancet për migrenë

Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në Maryland kanë zbuluar dy faktorë...

Radar8 orë më herët

Saimir Kodra padit Egla Cenon

Saimir Kodra Moderatori i emisionit investigativ “Stop” ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno, aktualisht banore e Big Brother Vip Albania...

Kryesore16 orë më herët

Kush po i godet njerëzit e Belinda Ballukut?

SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi. Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se ka nisur hetimet ndaj kreut...

Mix16 orë më herët

Mendimet e vërteta të një burri për celulitin dhe strijat

Celuliti, kompleksi më i madh (dhe i gabuar) për shumicën e vajzave dhe grave! Rreth 80-90% e grave besohet se...

Mix16 orë më herët

Seksi dhe ushqimi: Si t’i bësh bashkë për performancë më të mirë

PINTEREST Seksi dhe ushqimi janë më shumë të lidhur seç mund të mendoni. Arsyeja është e thjeshtë, një dietë e...

Mix16 orë më herët

5 leksione nga Halle Berry për gratë dhe menopauzën

Nëse edhe ju jeni një nga gratë që po përjetojnë periudhën e menopauzës, pa e kuptuar realisht se çfarë i...

Facebook