Lidhu me ne

Kioske

Po ministrja ka gjë për të thënë?

Olta Xhaçka, si shefe protokolli e familjes Rama - InfoPressAlbania

Gjykata Kushtetuese ka miratuar dje në thelb shfuqimin e dy vendimeve të Partisë Socialiste në Parlament përmes të cilave kjo parti refuzonte kërkesën e opozitës për konstatimin e pavlefshmërisë së mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka dhe mandej i jepte të drejtë vetes të miratonte një raport tjetër sipas të cilit nuk ka pavlefshmëri në mandatin e znj. Xhaçka.

Rasti erdhi në axhendë pasi bashkëshorti i ministers së Jashtme përfitoi statusin e investitorit strategjik, duke hyrë kështu sipas PD-së në kushtet e përfitimit nga të ardhurat publike, apo pasuritë publike edhe ministrja për shkak se çdo e ardhur në martesë konsiderohet e përbashkët.

Tani Gjykata po thotë që “këtë punë e gjykoj unë” dhe më troç i thotë PS-së që hap rrugën. Vetë zonja Xhaçka u mor në mbrojtje disa herë nga kryeministri për këtë çështje, aq sa në një prej konferencave për shtyp u çua në riedukim edhe një gazetar që shtroi pyetjen, i cili sot nuk del më në televizionin ku punon për arsye se “pyetjet strategjike japin faturë strategjike për median në fjalë”. apo kështu na lejohet ne të paktën që të supozojmë në emër të lirisë së mendimit.

Këtu çështja është më e thjeshtë për interesin publik: vetë ministrja pse nuk heq dorë nga mandati? Ose pse nuk flet mbi këtë që bëri gjykata?

Kujtojmë se zonja Xhaçka është nën hetim penal pas kallëzimeve që i janë bërë kur ishte ministre e Mbrojtjes dhe çështja vjen e merr një drejtim disi interesant. Sidomos kur kemi të bëjmë me një parti që nuk I bëhet mburojë dhe avokat askujt.

MË TEPËR

Kioske23 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar23 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore23 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix23 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix23 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar23 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix23 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook