Lidhu me ne

Kioske

Carlos Alberto Montaner: A është populist kryeministri juaj?

Carlos Alberto Montaner: A është populist kryeministri juaj? 10

nga Carlos Alberto Montaner

A është “populist” kryeministri juaj? Ta quash “populist” një politikan apo një pushtetar, do të thotë ta diskreditosh atë. Por cilat janë karakteristikat e një pushtetari “populist”?

Leximi i fundit, shumë më i zgjeruar i këtij dekalogu të frymëzuar nga eseja e shkurtër e Jan-Werner Müller (“What is populism”), bëri që shumë prej të pranishmëve, gjatë fjalës time në Meksikë, në marrjen e Çmimit Rrugët e Lirisë, të mendojnë se po flisja për Andrés Manuel López Obrador*.

Qëllimi im nuk ishte ai, por nëse kjo xhaketë atij i rrinte mirë, le t’ia i vishnin. Sipas mendimit tim, gjëja interesante në lidhje me termin është se ajo aplikohet në të djathtë e në të majtë.

            Kaudijismi (prijtarizmi) – Në përgjithësi, populizmi fillon me pranimin e një kaudijo (prijësi, udhëheqësi), të cilit i atribuohen të gjitha virtytet dhe i cili na qenka caktuar të jetë përfaqësuesi i shkëlqyeshëm i vullnetit popullor. Ai qëndron mbi të gjitha institucionet dhe fjala e tij bëhet dogma e shenjtë e atdheut. Stalini, Musolini, Hitleri, Frankoja, Peroni, Fidel Kastroja, Hugo Çavez, Nikolas Maduro, e plot të tjerë, secili në mënyrën e tij, janë shembuj të kaudijos.

            Monopolizmi – Vetëm “ne” jemi përfaqësuesit e vërtetë të popullit. “Të tjerët” janë armiq të popullit. Kështu që, “të tjerët” janë qenie të kota që meritojnë vetëm përbuzjen tonë më të madhe. Çavez i quajti kundërshtarët e tij “majunches”, një venezuelanizëm që do të thotë “budalla ose i padobishëm”.

            Adamizmi – Vjen nga Adam, njeriu i parë. Domethënë, historia fillon me ata. Sipas tyre, e kaluara është vetëm një vazhdim dështimesh, të këqijash dhe tradhtish. Historia e atdheut fillon me ata, të cilët, pas shekujsh qeverisjesh të mbrapshta, kanë ardhur në pushtet për të mirën e popullit.

            Nacionalizmi – Nacionalizmi, në përgjithësi, është një besim i lidhur me identitetin e supozuar kombëtar. Zakonisht është ekskluziv dhe çon në racizëm ose forma të tjera të përjashtimit social. Në fushën ekonomike ajo çon në proteksionizëm ose në dy reagime, dukshëm, të kundërta: izolimi në mënyrë që të mos përzihet kush me punët tona dhe propaganda për të përhapur sistemin tonë të lartë të organizimit. Në ditët tona, ky nacionalizëm shndërrohet në “anti-globalizëm”.

            Etatizmi – Populistët, pothuaj, duke qenë përherë etatistë, duan t’i shtijën në dorë të gjitha pushtetet, sepse vetëm ashtu do t’i plotësojnë nevojat e “popullit të dashur”. Ata nuk besojnë te zhvillimi spontan dhe i lirë i shoqërisë. Prijësit populistë synojnë nënshtrimin e plotë të krijuesve të pasurisë, prandaj tentojnë t’i kthejnë, dhe shpesh ia arrijnë, në “kërkues të rentës”.

            Klientelizmi – Pushtetarët populistë nuk kanë mbështetës, por klientë, të cilëve u detyrohen për shumë gjëra. Ata i kënaqin këta “gjuetarë subvencionesh”. Populistët e kuptojnë se politika është për të krijuar miliona stomakë mirënjohës, të cilët duhet t’ia kenë për nder kryeqeveritarit, që i ushqen, prandaj, për këtë, ata duhet të përfundojnë si bazë mbështetjeje e tij.

            Centralizimi i të gjithë pushteteve – Kaudijo kontrollon gjithçka: sistemin e drejtësisë, atë legjislativ, median, etj. Këtë përpiqet ta bëjë me të gjitha mënyrat. Ndarja e pushteteve dhe e ashtuquajtura checks and balances shkelen me këmbë prej tij.

            Zyrtarët nuk janë në shërbim të shoqërisë, por në shërbim të prijësit “populist” – Pushtetarët kontrollojnë dhe manipulojnë agjentët ekonomikë, duke filluar nga banka kombëtare, e cila bëhet një makinë për shtypjen e kartëmonedhave siç dikton kaudijo.

            Gjuha e dyfishtë – Semantika bëhet fushëbetejë dhe fjalët fitojnë një kuptim tjetër. “Liria” bëhet “bindje”, “besnikëria” “nënshtrim”, etj. Atdhe, komb dhe udhëheqës përmblidhen tek e njëjta fjalë, te kjo e fundit, dhe çdo mospërputhje e këtyre fjalëve quhet “tradhti”.

            Zhdukja e çdo gjurme të përzemërsisë qytetare – Nga ana e tyre përdoret vetëm një gjuhë urrejtjeje, agresive dhe dhune. Prijësi mendon se kushdo që i del përpara është armik, të cilin, përherë, e quan krimb, shitës të atdheut, person i përkushtuar ndaj interesave më të këqija, etj.

Përfundimisht, prijësi populist është i destinuar për të shkatërruar tjetrin.

Dhe unë, përsëri, po ju pyes: a është populist kryeqeveritari juaj?

Ta dini se nuk është nevoja t’i ketë të 10 karakteristikat. Mjaftojnë pesë prej tyre.

*Andrés Manuel López Obrador – President i Meksikës

Në shqip nga Bajram Karabolli

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar1 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix1 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix1 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix1 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix1 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook