Lidhu me ne

Kryesore

Rama “do thyhet në mes” në zgjedhjet e 25 prillit

Nga ndryshimet për Kodin Zgjedhor te zgjedhjet brenda partisë- deklaratat kryesore të Kryemadhit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte në emisionin “Çim Peka Live” komentoi votimin e mazhorancës për Kodin Zgjedhor, ku nuk hapi 100% listat zgjedhore dhe bllokoi koalicionet partiake, si edhe foli për zgjedhjet brenda partisë që drejton dhe deklaratat e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Për Kryemadhin, opozitën e bashkuar nuk do e ndalin as heqja e koalicioneve dhe as mos-hapja e listave për të fituar.

Sipas saj, Rama “do thyhet në mes” në zgjedhjet e 25 prillit pasi sipas saj i ka të gjithë opozitë.

Edi Rama edhe administratën e ka në opozitën. Edhe policët i ka në opozitë. Edhe socialistët i ka në opozitë.  Vetëm 1 përqind e oligarkëve janë me Ramën. Sot për hir të së vërtetës ka një Edi Ramë që po e shikojmë lakuriq edhe nga ana politike. Opozita do hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato në mënyrë të bindshme. Nuk do fitojë opozita por do fitojnë shqiptarët më shumë se sa listat e stërzgjatuara të Ramës. Ne e dinim shumë mirë që edhe po të hynim në Këshill Politik, integrimi nuk do të hapej. Sepse krimi i organizuar, dosjet nuk ishin në dorë tonë Dhe ne bëmë qokë ndaj ndërkombëtarëve. Ne do shkojmë në zgjedhje dhe do ta thyejmë në mes Edi Ramën dhe çfarë ka nga pas”-deklaroi Kryemadhi.

Lidhur me koalicionet, Kryemadhi theksoi se nuk ka rëndësi nëse Rama i ndaloi në Kodin Zgjedhor pasi sipas saj PD-ja dhe LSI-ja kanë firmosur një marrëveshje dhe nuk e ndryshojnë.

Çështja e koalicionit nuk është çështje letrash, por fryme. Kush është fryma? Fryma është që nuk firmos në letër ti kundër Edi Ramës. Strategjia e opozitës është strategjia për ti dhënë dërmën Partinë Socialiste. Fjalimi i Edi Ramës e kishte të gjithë hallin te Meta. Jo 1 përqind por edhe 0,5 përqind ta bën Edi Rama pragun, nuk i bën dot mandate për të bërë shumicën. Kodi Zgjedhor nuk mbush dot xhepat e shqiptarëve. Problemi ynë kryesorë është çfarë do bëjë opozita kur të marrë pushtetin. Historia që ne po flasim është që Edi Rama po kërkon të hyjmë në vorbullën tonë. Unë nuk kam më problem Kodin Zgjedhor. Unë kam nënshkruar një marrëveshje me Bashën me 23 prill. Sot Rama ka nënshkruar fundin e tij”-deklaroi kryetarja e LSI-së.

Më tej Kryemadhi foli edhe për zgjedhjet brenda partisë, duke konfirmuar edhe ardhjen më të re të ish-drejtoreshës së tatimeve të qeverisë Rama, ku Brisejda Shehaj do mbajë edhe postin e nënkryetares së LSI-së në Tiranë.

Briseida Shehaj do jetë nënkryetare e LSI-së në Tiranë. Brisejda Shehaj, e kam bërë unë anëtare të Partisë Socialiste, më saktë të FRESSH-it që në vitin 2001. Shehaj është rekrutuar siç është rekrutuar Ridvan Bode dhe Ilir Rusmajlaj në Partinë Socialiste”-tha Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi se LSI-ja do ketë votime në parti më 21 nëntor ku do zgjedhë strukturat drejtuese sipas parimit një anëtar një votë.

Ne kemi një strategji. Më 21 nëntor kemi votimet në parti ku do zgjedhim ‘një anëtar një votë. Ne kemi qenë të parët që kemi bërë vettingun për deputetë, me dëshmi penalitet dhe me radhë. Pra përsa i përket demokracisë brenda partisë, LSI është avangardë”-tha kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi, u pyet edhe për lëvizjet dhe deklaratat e Presidentit të Republikës Ilir Meta pas votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Ajo tha se Presidenti e ka detyrë kushtetuese të dalë nëpër sheshe, duke kujtuar edhe tubimin e 2 marsit të mbledhur nga Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Po pyete Ilir Metën vetë. Po e mbani mend 2 marsin? Për 11 ditë e bllokoi të gjithë Tiranën. Presidenti është garant i Kushtetutës dhe rojtar i saj. Opozita pastaj ka strategjinë e saj për të maksimizuar votën. Presidenti e ka detyrë kushtetuese, të dalë nëpër sheshe, shkolla, komisariate policie, për ti dhënë virtytin që u duhet administratës publike. Unë po ju them vetëm kaq që një javë përpara zgjedhjeve edhe shushunjat do ta lenë Ramën që po pinë gjak në trupin e tij”-tha Kryemadhi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook