Lidhu me ne

Kryesore

Si po na vjedh inceneratori i Tiranës?

Kam pasur bindjen që në shkurtin e 2018-ës, kur në emër të PD-së ftova në interpelancë Ministrin e Energjitikës, për inceneratorët, se sa më shumë të gërmosh aq më shumë prova zbulon për këtë krim korruptiv. Përmbledhtazi duhet të shpjegoj faktet përballë shpikjeve:

– Një kompani guaskë me qendër në parajsa fiskale, pa asnjë ditë eksperiencë në fushën e mbetjeve dhe në shkelje të çdo ligji për prokurimet, sot duhet të kishte mbyllur gojën, por del dhe flet për një koncesion, që paguhet me paratë e Buxhetit, sikur t’i kish paratë personale.

– Skema, përmes së cilës mbetjet e Durrësit u dërguan në Inceneratorin e Tiranës është tipike mafioze. Siç edhe investigimi i BIRN-it zbulon, fillimisht qeveria kërcënoi dhe detyroi mbylljen e venddepozitimit të Porto Romanos, pastaj e mbyti qytetin në plehra ndërsa i bënte bashkisë presion që këto mbetje të dërgoheshin tek Inceneratori Tiranës. Sipas vetë përllogaritjeve të bashkisë së Durrësit, në 5 vitet e ardhshme, kostot për këtë lëvizje të detyruar nga qeveria – PPP janë rreth 14 milionë euro. – Nëse vëllezërit tanë nga Kosova, gjatë fatkeqësisë së tërmetit erdhën dhe madje paguan taksën e Rrugës së Kombit për të sjellë ushqime dhe njësi shpëtimi, qeveritarët që fshihen pas inceneratorëve, e taksuan bashkinë e drobitur të Durrësit me 24 euro për ton për lëvizjen e inerteve. Fytyra e vërtetë e atyre që edhe në tragjedi bëjnë biznesin e preferuar, rrjepjen e shqiptarëve.

– Sot e kësaj dite, Inceneratori i Tiranës po menaxhon plehrat e Durrësit, ndërsa qytetarët e Durrësit shumë shpejt do të vuajnë mbi kurriz rritjen e tarifave të pastrimit. Shifrat e buxhetit flasin vetë.

– Sakaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kompania e inceneratorëve duhet të investonte për periudhën 2018 – 2019, vlerën e 93 milionë eurove, por në të vërtetë ajo ka investuar vetëm 12 milionë euro (12% të vlerës që duhet të kishte investuar).

Së fundi, por jo nga rëndësia, banorët dhe bizneset e Tiranës shohin shtrenjtimin me mbi 30% të tarifës së pastrimit vetëm nga kjo PPP.

Një biznes i vogël paguan 1500 lekë më shumë, një biznes i madh paguan 7500 lekë më shumë, ndërsa bizneset e mesme paguajnë 11 mijë lekë më shumë.

Vetëm biznesit, tarifat i janë rritur 15% pa përllogaritur kostot për qytetarët e Tiranës, të cilët praktikisht vidhen dy herë, në fillim nga paratë e Buxhetit të Shtetit që shkojnë për Inceneratorin e Tiranës (vlera totale 400 milionë euro) dhe së dyti, nga tarifa e rritur abuzivisht që shkon po për Inceneratorin e Tiranës. Me të dy duart në xhepat e varfër të shqiptarëve.

Prandaj nuk përbën ndoshta habi, ngatërrimi i administratores së kompanisë pas të cilës fshihen pronarët Mireli – Ahmetaj – Rama, e cila nuk dallon dot ende se kush janë paratë e shqiptarëve dhe kush ato të kompanisë së inceneratorëve.

Ajo na tregon se si tanimë haptazi, qeveria – PPP dhe anëtarët e saj nuk po bëjnë më dot dallim se kush janë paratë e tyre dhe kush të shqiptarëve.

Vazhdo leximin

Me teper

Kryesore45 minuta më herët

Vendimi final – 118 milionë euro Becchettit për një ‘shaka’ të Edi Ramës. Dasma e Veliajt…

Në fund të korrikut është ezauruar edhe seanca e fundit, në një përpjekje të qeverisë shqiptare për të vonuar zbatimin...

Kryesore2 ditë më herët

Urrejtja për Berishën nuk mund të përligjë diktaturën e Ramës

Nga Elona Caslli Kundrejt përjashtimit të Berishës nga parlamenti ka reagime të ndryshme. Ka një kategori njerëzish që e urrejnë...

Kioske2 ditë më herët

Nga Edison Ypi / Katundi ynë është Pordhopol

Pordha nuk pirdhet dokudo. Pordha pirdhet ku pordha vlerësohet, nderohet. Në mes të katundit. Ku nëse kërcet pordhën e duhur...

Kritike3 ditë më herët

Adi Krasta kritikon Yuri Kim: Madame ambasadore jeni diplomate e dobët, zhvlerësimi juaj është i pandalshëm

Gazetari Adi Krasta ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim pas qëndrimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbajnë...

Kioske3 ditë më herët

Ramën e korruptuar nuk e mund dot korrupsioni i Bashës

Nga Arben Ristani Rama keq qeveris. Këtë shqiptarët e ndjejnë në kurriz çdo ditë. Keq qeverisja ka brenda çdo gjë...

Stil3 ditë më herët

Disa kuriozitete shumë interesante për Rusinë, që ju mund të mos i dini

Çfarë ju vjen në mendje kur mendoni për Rusinë? Tundra? Dëbora? Ndoshta. Ka edhe një tjetër vështrim mbi Rusinë, që...

Kryesore3 ditë më herët

Nikoll Lesi i “lëpihet” Ramës / “James Bond 007” çliron gratë dhe fëmijët nga kampi i ferrit

Gazetari Nikoll Lesi, në disa shkrime të publikuara së fundi në gazetën e tij, duket se nuk po i kursen...

Stil3 ditë më herët

Shenjat e horoskopit që nuk mbajnë dot sekretet

Përpara se t’i besoni dikujt një sekret, sigurohuni që ky i fundit nuk do ta përhapë atë. Lista nuk është...

Kryesore3 ditë më herët

Shqipëria, vendi ku shërbimi të ofrohet si nder.

Koment nga Ardit Haxhija Shqipëria, vendi ku shërbimi të ofrohet si nder. Fundjava e parë në Shqipëri, gati për të...

Sport3 ditë më herët

Fidel Ylli: Kosova, buxhet 10 herë më të madh se Shqipëria për sportin

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është shprehur se institucionet në Shqipëri, duhet duhet t’i kushtojnë më shumë...

Facebook