Lidhu me ne

Temporal

QESKA E KARAMELEVE

Karamele | Kids memories, Sweet child o' mine, Sweet memories

QESKA E KARAMELEVE“Numërova vitet e mia dhe zbulova që kam më pak kohë për të jetuar tash e mbrapa në krahasim me sa kam jetuar deri më tani.Ndihem si ai fëmija të cilit i dhurojnë një qeskë me karamele: të parat i ha gjithë ngut e gëzim, por, kur e vë re se i kanë mbetur pak, fillon t’i shijojë ashtu siç duhet.Nuk kam kohë për mbledhje pa fund, në të cilat diskutohen statute, ligje, procedura dhe rregullore të brendshme, duke e ditur që në fund të fundit nuk do të përfundohet gjë.Nuk kam kohë për të duruar persona absurdë, që të mos jenë rritur në asnjë kuptim tjetër përpos se nga mosha në regjistrin e gjendjes civile.Nuk kam kohë për të humbur me budallallëqe.Nuk dua të marr pjesë në veprimtari ku parakalojnë “EGO” të fryra.Tani nuk i duroj dot më manipulatorët, arrivistët, interesaxhinjtë.Më bezdisin ziliqarët, që rreken të çkreditojnë më të aftët, për të përfituar nga talenti i tyre dhe rezultatet e tyre.I urrej, nëse jam dëshmitar, efektet që shkakton lufta për një post të rëndësishëm.Nuk i duroj dot personat që nuk diskutojnë për përmbajtjet, por për titujt.Kam pak kohë për të biseduar për të mira materiale ose pozicione sociale.Dua thelbësoren, sepse shpirti im tani ka ngut.Dhe me kaq pak karamele në qeskë…Tani, kaq i vetëm, dua të jetoj mes qenieve njerëzore shumë të ndjeshme.Njerëz që të dinë të dashurojnë e të mos tallen me të patëkeqtë e me gabimet e tyre.Njerëz shumë të sigurtë në vetvete, që të mos mburren për luksin e vet dhe për pasuritë e veta.Njerëz që të mos e mbajnë veten “të zgjedhur” parakohe.Njerëz që të mos u ikin përgjegjësive të veta.Njerëz sa më të sinqertë që të mbrojnë dinjitetin njerëzor.Njerëz me të cilët dëshiron vetëm të jetosh me ndershmëri e drejtësi.Sepse vetëm thelbësorja është ajo që e bën jetën t’ia vlejë të jetohet.Dua të rrethohem nga njerëz që të dinë të mbërrijnë në zemrën e njerëzve.Njerëz të cilëve goditjet e rënda të jetës t’u kenë mësuar të rriten me përkëdhelje të ëmbla në shpirt.Po… kam ngut… për të jetuar me intensitetin që asgjë më shumë se pjekuria mund të na e japë.Nuk kam ndër mend të humb as edhe një karamele të vetme nga ato që tani më kanë mbetur në qeskë.Jam i sigurt që këto karamele do të jenë më të shijshme se ato që kam ngrënë deri më tani.Synimi im, fundja më në fund, është të iki i kënaqur dhe në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time.Të uroj që edhe synimi yt të jetë i njëjti, sepse, në njëfarë mënyre, edhe ti për të ikur ke…”Mario de Andrade (1893-1945)Perktheu- Aurel Plasari

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix16 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix16 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix16 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix16 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook