Lidhu me ne

Kryesore

Tabaku: Qeveria e pabesë ndaj biznesit të vogël i rriti tarifat dhe taksat vendore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ditën e sotme është ndalur në një takim me biznesin e vogël në kryeqytet.

Ajo thotë se qeveria është treguar hileqare me biznesin e vogël duke i rritur tarifat vendore dhe çmimin e energjisë elektrike.

Sipas saj biznesit i janë shtuar kostot edhe me vendosjen e kontabilistit duke paguar 600 mijë lekë ndërsa pritet ti shtohet edhe kostoja e fiskalizimit prej 2 mijë euro.

Qeveria është treguar hileqare dhe e pabesë ndaj biznesit të vogël, i vendosi ato në skemën e TVSH dhe që prej qershorit 2015 ku Veliaj u bë kryetar bashkie taksat dhe tarifat vendore u rritën. Një biznes i vogël sot paguan çmimin e lartë të energjisë elektrike, i është shtuar një kosto për kontabilistin prej 600 mijë lekësh, po i shtohet kostoja e fiskalizimit prej 2000 eurosh dhe i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore”-shkruan Tabaku.

Sipas Tabakut bizneset e vogla paguajnë deri në 13750 lekë taksa dhe tarifa vendore.

Një biznes që sot ka xhiro deri në 2 mln lekë sot paguan deri në 13.750 lekë taksa dhe tarifa vendore ndërkohë që bizneset me xhiro 2 mln deri në 8 mln lekë paguajnë deri në 49.500 lekë taksa dhe tarifa vendore në bashkinë Tiranë pa folur për bizneset deri në 14 mln lekë që paguajnë deri në 372 mijë lekë taksa dhe tarifa vendore përpos taksave të qeverisë qendrore”-shkruan Tabaku.

Më tej ish-deputetja tregon edhe planin e PD-së për taksat e biznesit të vogël ku sipas saj me taksën e sheshtë 0.5% të xhiros vjetore do sjellë zhvillim për subjektet.

“Kjo është e vërteta dhe nuk ka propagande dhe bojatisje qe e mbulon. Si në qendër të Tiranës dhe në periferi situata është e njëjtë, qeveria me një tufe taksidarësh sulet për të marrë nga biznesi vogël atë që ia fal miqve e oligarkëve. Biznese në kulm të dëshpërimit që nuk mbulojnë dot kostot mujore, që nuk paguajnë dot qiranë që përditë janë objekt sulmi të taksidarëve e që vetëm një kontakt kanë me shtetin atëherë kur i vendos gjoba.

Biznesi vogël duhet të jetë shtylla e zhvillimit, duhet të mbështetet e jo të sulmohet, dhe nuk ka asnjë premtim elektoral qe e zhbën koston që Rama dhe Veliaj kanë sjellë në kurrizin e tyre!
PD do të vendosë BV në qendër të zhvillimit, do të vendosë një taksë të vetme unike për mbi 100 000 biznese prej 0,5%. Taksat e jashtëzakonshme, një vjedhje e pastër e bashkisë do t’i heqim për të çliruar biznesin dhe qytetarët. Askush nuk ka përse paguan për luksin e kryebetonierit të Tiranës.
Tanimë është e kuptueshme që tentativat e Ramës duke zeruar taksat janë gënjeshtra me të cilat ai do të mbulojë veprimet e tij djallëzore ndaj biznesit të vogël. Shqiptarët e dinë. Shumica e heshtur punëtore e këtij vendi e di se sa shumë ka vuajtur nga sjellja e tij në qeveri dhe kopjes në bashki. Çështje ditësh dhe javësh që ato të ndahen një herë e mirë nga e keqja e vetme e vendit
”-shkruan ajo.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore9 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix9 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi23 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi23 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix23 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix23 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske23 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook