Lidhu me ne

Kryesore

Periferi – Qendër dhe anasjelltas!

Nga dom Gjergj Meta

Periferia i jep qendrës detajet dhe nuancat pa të cilat qendra nuk do të ishte e plotë. Një qendreje të vetmjaftueshme, pa nuancat e periferikes, do t’i mungonte konkretësia. Pa periferinë qendrës do t’i mungonin rrënjët e do të thahej.Ndërsa qendra është ajo që i jep periferisë kozmopoliten dhe vështrimin nga sipër, pa të cilën periferia mund të kthehet në banalitet, në një lagje të izoluar me pleq që kujtojnë trimëritë e njëri-tjetrit apo gra që merren me llafe katundi. Pa qendrën perferisë do t’i mungonte frymëmarrja, madje do të shterrohej.

Nëse duam të zhvendosemi në një rrafsh më të gjërë mund të themi se globalizmi është një e keqe po aq sa provincialimi (apo nacionalizmi që është gjë tjetër nga atdhedashuria). Si globalizmi si provincializmi, janë dy skaje të dëmshme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. I pari synon të sheshojë dallimet midis individëve dhe popujve deri në asgjesimin e tyre. Politikat globaliste sot, sidomos në shoqëritë perëndimore, kanë si objektiv të tyrin të vënë në qendër individin dhe të drejtat e tij, pa marrë parasysh bashkësinë, familjen, shoqërinë. Prandaj aborti, martesat homoseksuale, eutanazia etj., janë për politikat globaliste “kuajt e luftës” së tyre të përditshme.I dyti, pra provincializmi dhe format e tij nacionaliste e populiste, synojnë t’i theksojnë dallimet deri në ekstrem, deri në mbyllje ndaj të ndryshmit, madje në rikthimin e kufijve dhe mureve midis popujve, shoqërive dhe racave.Janë dy rreziqe nga të cilat duhet të ruhemi vazhdimisht.Ndërveprimi midis qendrës dhe periferisë është thelbësor për një shoqëri të shëndoshë. Mungesa e këtij ndërveprimi mund të çojë në shformime antropologjike dhe kulturore, në abstragime nga njëra anë dhe në mbyllje nga ana tjetër, në shkëputje dhe copëzime realitetesh.Dialektika midis periferisë dhe qendrës duhet të synojë drejt një sinteze të vazhdueshme ku e veçanta, tipari dallues, origjinaliteti nuk duhet të zhbëhen apo të asgjesohen për hir të së përgjithshmes, përbashkueses dhe universales. E po ashtu e përgjithshmja nuk ka tagër t’i marrë frymën të veçantës, origjinales, tiparit dallues. Kjo dialektikë midis tyre nuk mund të jetë luftë, por dialog dhe ndërveprim i vazhdueshëm që ka si synim zhvillimin e njeriut dhe të shoqërisë ku ai jeton.Duke jetuar prej vitesh në realitete periferike, por edhe vetë Shqipëria është periferike, këtë që po them e ndjej se është një temë që përshin disa përmasa të jetës shoqërore sikurse janë kultura, politika, ekonomia, madje edhe religjioni.Sot, flitet gjithnjë e më shumë për decentralizim apo parim subsidariteti. Shpjeguar më thjeshtë do të thotë që periferive u duhet dhënë autonomi veprimi deri sa munden. Ku nuk munden ndërhyn qendra e cila forcon veprimin e periferive, por nuk i zëvendëson apo më keq akoma i bën asgjë ato.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook