Lidhu me ne

Sport

Dominimi i Bundesligës në Europë

Bundesliga Could Return As Early As May 9th - SPORTbible

Studimi i fundit i Football Benchmark i KPMG merr në analizë tregun e “naming rights” (të drejtat e emrit) në objektet sportive. Marrëveshjet për të drejtat e emrit të stadiumit konsiderohen burimi i tretë i të ardhurave më fitimprurës për klubet në fushën e marrëveshjeve komerciale, pas marrëveshjeve të sponsorizimit të fanellave dhe marrëveshjet me sponsorët teknikë që prodhojnë veshjet.

Monetarizimi i të drejtave të emërtimit të stadiumeve është një tendencë në rritje në nivel botëror, e cila i sjell të ardhura shtesë klubit. Kjo tendencë ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë është shumë e zakontë për impiantet sportive. Marrëveshja e parë u nënshkrua në Boston, më shumë se 100 vite më parë. Hapja e Fenway Park në vitin 1912, seli e ekipit të bejsbollit të Boston Red Sox përfshiu Fenway Realty Company, shoqërinë e pasurive të patundshme të pronarit të stadiumit, i cili e kapitalizoi mbi vlerën promocionale të emërtimit në atë moment.

Në këtë pikëvështrim, tregu europian i futbollit është ende i pazhvilluar, me përjashtim të Bundesligës, stadiumet e së cilës janë të sponsorizuar në 78% të rasteve. Madje, kampionati gjerman renditet edhe para MLS – kampionati i futbollit amerikan (77%). Duke marrë në konsideratë gjithë 98 skuadrat e pesë kampionateve më të mëdha të futbollit europian, vetëm 30% e tyre ka partner për të drejtat e emrit të stadiumeve.

Vetëm një e pesta e stadiumeve është i sponsorizuar në Premier League, Serinë A dhe Ligue 1. E fundit, është La Liga spanjolle, me vetëm 15% të stadiumeve të sponsorizuara. Është interesante se Süper Lig e Turqisë dhe Championship kanë më shumë objekte sportive me një sponsor për të drejtat e emrit se kampionatet kryesore europiane, me përjashtim të atij gjerman.

Duke analizuar gjithë marrëveshjet kryesore, Etihad Airways mban marrëveshjen më të madhe individuale, me vlerë 17,1 milionë në sezon, për sponsorizimin e stadiumit të Manchester City. Në vend të dytë, grupi Wanda, që mban të drejtat e emrit të stadiumit të ri të Atletico Madrid, nëpërmjet një marrëveshje vjetore me vlerë 9,6 milionë euro. Por duhet theksuar se gjiganti i sigurimeve Allianz është sponsori që shpenzon më shumë për të drejtat e emrit. Allianz ka ndërtuar një portofol global për klubet që mbështet, duke sponsorizuar 8 stadiume në katër kontinente, ndër të cilët 6 skuadra futbolli, duke paguar një total rreth 30 milionë euro në vit për të drejta të tilla.

Duke analizuar sponsorët kryesorë në sektor, ai financiar është sektori më i përfshirë në këtë lloj sponsorizimi. Në Gjermani, tregu europian më i zhvilluar në këtë drejtim, me më shumë se një të katërtën e marrëveshjeve (28%) janë me shoqëri financiare, ndjekur nga ato të shtëpive automobilistike (21%).

Pavarësisht nga përfitimi i mundshëm financiar, shumë nga skuadrat më të mira të futbollit në Europë kanë hezituar deri më tani të shesin të drejtat e emrit të stadiumit të tyre.

Duke marrë në konsideratë se sa fitojnë Citizens nga marrëveshja me Etihad, ka të ngjarë që edhe klubet e Manchester United, Real Madrid apo Barcelona të fitojnë edhe më shumë nëse do të vendosnin të ndryshonin emrin e stadiumit për të përfshirë një sponsor. Megjithatë, Old Trafford, Camp Nou, Bernabéu, San Siro, Anfield janë marka të mirëkonsoliduara, emra të rrënjosur në psikikën e tifozëve dhe publikut në përgjithësi, dhe do të ishte e vështirë përfshirja e një emri sponsori për shkak të lidhjes historike me emrin origjinal të strukturës.

Burimi: Calcio & Finanza

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar12 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore13 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix13 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix13 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar13 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix13 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix13 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix13 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook