Lidhu me ne

Kryesore

Pse studentët janë kundër mësimit online: “Paguam qiratë paradhënie, tani do rrimë kot në Tiranë?”

Studentët vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit pasi janë kundër zhvillimit të mësimit online. Nisur nga eksperienca e vitit të shkuar, studentët nuk e konsiderojnë efikas mësimin online, ndërsa shprehen edhe kundër marrjes së vendimeve të papritura siç qe ky i qeverisë për mësimin onlinë pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik.

Kjo pasi ata kanë ardhur nga rrethet në Tiranë dhe kanë paguar edhe qiratë, shpeshherë kanë paguar edhe disa muaj paradhënie.

“Duke qenë se jam përfaqësues i Senatit të Studentit të UT po ju flas unë. UT mori vendimin që studentët të kishin mundësinë e zhvillimit të seminareve në auditor dhe leksioneve online.

Por kemi shumë studentë që vijnë nga rrethet dhe kanë paguar konviktet, qiratë, në disa raste edhe disa muaj paradhënie se kishin frikë se studentët do iknin, edhe mos të flasim për tarifat e shkollimit që janë shumë të larta. Asnjë konvikt dhe asnjë pronar shtëpie nuk t’i kthen lekët .

Nga eksperienca e vitit të shkuar, shumë studentë nuk kishin akses në mësimin online. Për më tepër ka shumë zona ku nuk ka mbulim internet e për shkak të saj mbeten të përjashtuar nga mësimi online.”– tha një nga përfaqësuesit e Senatit të UT-së.

Një student tjetër tregoi se vetë kishte paguar 3 muaj paradhënie qira.

“Po e kam paguar qiranë. Tre muaj paradhënie madje, se s’jemi të gjithë tironsa. Vijmë nga rrethet. I kemi paguar të gjitha, jemi bërë gati për mësim e në momentin e fundit qeveria na thotë se nuk do bëjmë mësim në auditore. Tani do rrimë kot në Tiranë? Ne duam të kthehemi në auditor. Të vazhdojmë mësimin në auditor. Nuk është online-i për ne. E provuam njëherë dhe nuk ia dolëm. Kemi shumë mangësi në mësime”– tregoi studentja e Infermierisë.

Pjesa më e madhe e studentëve i mbajnë maskat në fytyrë, mirëpo ka edhe ndonjë student tek tuk që nuk mban maskë. Një djalë pa maskë tha se nuk ka frikë se do marrë virusin dhe do infektojë familjarët, pasi më shumë frikë ka nga “injoranca”. “Nuk kam frikë. E vetmja gjë që kam frikë është injoranca. Vetëm nga kjo gjë kam frikë”– tha ai.

Ndërkohë forca të shumta policie janë vendosur përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa u bëjnë thirrje studentëve të shpërndahen pasi protesta e tyre konsiderohet e paligjshme. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix3 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi16 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi16 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix17 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix17 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske17 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook