Lidhu me ne

Aktualitet

Politikanët po i përdorin të rinjtë!

Nga Ben Andoni

Në të gjitha prezantimet e politikanëve tanë, sidomos grupimeve të reja të fundit, por edhe përgatitjen e fushatave nga partitë kryesore, të bën përshtypje një element gati kudo i pranishëm: Të gjithë politikanët e konceptojnë daljen e tyre, rrethuar nga të rinjtë. Përveç presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili mundohet të krijojë imazhin e lartë të drejtuesit patetik i rrethuar nga njerëz të brezave të ndryshëm, të tjerët, duke filluar nga kryeministri Rama; kryetari i Opozitës, Lulëzim Basha; kryetarja e një partie të re, ish-Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli; kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e me radhë ngado janë të rrethuar me të rinj. Madje, znj. Topalli kishte zgjedhur një element shumë interesant për prezantimin parak, ku mes shumë të rinjve, të gjithë me maskë dhe brenda protokolleve të Covid, qëndronte vetë e patrembur në mes tyre pa as edhe një lloj mbrojtje.

Po a është i vërtetë edhe fakti se janë të rinjtë që po i afrohen sërish politikës?! Kjo ha shumë pyetje dhe hamendje e për këtë të ndihmojnë veç të tjerave gjetjet e raporteve të ndryshme, që po bëhen me grupet e kampionimit. Në fakt, në një studim të Shoqërisë Civile rreth 71.1 përqind e të rinjve donin të largoheshin dhe komponentët bazë që rendisnin si shkak ishin ato që i njohim më së miri: problemet ekonomike, punësimi dhe arsimimi i dobët, teksa një pjesë aspak e vogël  (37%) i përmbahej logjikës se arsyet kryesore të largimit janë korrupsioni dhe kriminaliteti.

Po realisht a ka një kut me të cilën të matet e gjitha kjo? Mbase ajo që mund ta afrojë disi është sensi që e përcakton termi kapital shoqëror, krijuar diku në fund të shekullit XIX, përpara se përcaktimi të përdorej gjerësisht në fund të viteve ‘90. Përballja e njerëzve me politikën, konfliktet e shtresave të ndryshme shoqërore, impakti i modernizimit të shoqërisë dhe individualizmit te grupimet ishin dekada të shkuara temat më të diskutuara mes themeluesve klasikë të sociologjisë. Madje, sipas literaturës sociologët e hershëm si Tönnies, Durkheim, Simmel, dhe më i vonshmi Weber (1946) ishin krejt të bindur se industrializimi dhe urbanizimi po i transformonin marrëdhëniet shoqërore krejt ndryshe për perceptimin e shoqërisë tradicionale.

Dhe bash më këtë tollovi erdhi sërish në funksion kuptimi i kapitalit shoqëror, i cili mendohet se lidhet me idenë e një angazhimi më të madh të qytetarëve të gjithë brezave në politikën demokratike (Gibson dhe McAllister, 2012). Ajo lidhet edhe me sensin e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje, të ashtuquajturit vullnetarizëm në grupe shoqërore dhe bashkëpunimin e qytetarëve të tjerë për çështje me interes të përbashkët por edhe shumë elementë të tjerë. Duket se këtë kuptoi më së miri ekipi i Obamës, kur i ofroi këtë mundësi të rinjve që të gjendeshin të përfaqësuar nën drejtimin e tij. Aliazhi funksionoi duke e sjellë në fuqi liderin e parë me ngjyrë me një patos gati të harruar në zgjedhjet e ShBA-së. Ky cak po duket i pakapshëm sot si edhe idilik disi, pasi këto metoda formale të pjesëmarrjes në jetën civile dhe politike po shkojnë në rënie, dhe kjo duket veçanërisht në lidhje me abstenimin e vazhdueshëm elektoral të të rinjve (Henn and Foard, 2014; O’Toole, 2015). Shqipëria dhe Ballkani e tregojnë hapur.

Dhe, sensi i kapitalit shoqëror apo përmirësimi i tij po vjen sërish në evidencë, pasi rritja e tij mund të ndikojë direkt në stimulimin e angazhimit civil dhe politik jo vetëm të shtresave të ndryshme por edhe rinisë që e ka humbur krejt motivin. E në një kohë që njerëzit janë dorëzuar para pandemisë dhe varfërisë, qeveritë perëndimore po e kuptojnë mirë se duhet të fusin tani medoemos elementë edukativë, kurse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shkoi dhe më tej kur mendoi për të futur mësime të rregullta të qytetarisë në shkolla prej dy dekadash për të adresuar atë që perceptohet tashmë rëndom si një rënie e vazhdueshme e niveleve të kapitalit shoqëror (Kisby, 2012; Kisby and Sloam, 2012).

Në fakt, zgjatja e jashtëzakonshme dhe shumë burokratike e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, mundësitë që po limitohen ngado për të rinjtë dhe sidomos koha pas pandemisë nuk është se parathotë aq pozitivitet për të rinjtë. Për fat të keq, ndërsa shtresa e mesme po vuan pa fund të gjithë peshën e një ekonomie krejt të rrënuar dhe rritjen e shtrëngesave nga ana tjetër po vjen koha e tmerrshme e asaj që sociologu Gëzim Tushi e interpretonte si një lloj krize ekzistenciale të të rinjve në raport me politikën.

Po atëherë pse politikanët që janë shkaktarët kryesorë të këtyre shqetësimeve vazhdojnë e pëlqehen dhe mbështeten nga të rinjtë shqiptarë?! Sërish, përgjigjet i gjejmë në një artikull, ku janë marrë referencat e lartpërmendura, e ku studimet zbuluan gjithashtu se pavarësisht nga mungesa e tyre e dukshme e interesit për aktivitetet zyrtare politike, të rinjtë tërhiqen dhe shpesh përfshihen në mënyra dhe stile informale dhe alternative të pjesëmarrjes në jetën politike (O’Toole, 2015).

Por në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, në një raport të FES (2019), hartuar nga Dane Taleski dhe Bert Hoppe vërehet një specifikë interesante të rinjtë që janë pjesëtarë të vendeve aspirante në BE, sipas të cilit, ato janë më aktive dhe më me besim për Brukselin krahasuar me vendet anëtare të vetë BE-së. Shifrat ishin të larta në Shqipëri (88 përqind), Kosovë (82) përqind, Maqedonia (73 përqind) dhe Bosnjë dhe Hercegovina (55 përqind), por e ulët në Bullgari (45 përqind), Kroacia (42 përqind) dhe Sllovenia (33 përqind). Shumica e të rinjve në vendet aspirante dhe kandidate kanë pritshmëri të mëdha dhe mendojnë se mund të fitojnë me anëtarësimin në BE. Ndaj, duket se të gjithë politikanët shqiptarë e kanë rrokur fort si kauzë, duke e kërkuar jo pak herë në ndihmë çadrën e BE-së. E jo më kot, gjen një përgjigje edhe në Studimin e Qëndresës Qytetare ku rreth 70% e të rinjve shqiptarë mendonin se rinia duhet të merret me politikë, anipse vetëm 32% e tyre donin të bëhen pjesë aktive e politikës, ndërsa 62% e të rinjve e shihnin angazhimin në parti si prestigj! Shqetësues është fakti se shumica nuk shikojnë dot përtej të gjithë situatës, atë që kapitali social e përmbledh mes të tjerave edhe për të shpjeguar performancën e grupeve të ndryshme, si edhe evolucionin e komuniteteve. Dhe, politika shqiptare, skifter i pagabueshëm në interes, tashmë i ka dekor të shkëlqyer, një brez që ka humbur busullën e orientimit dhe ka marrë në dorë hartat e largimit drejt të panjohurës. Por derisa ta realizojnë objektivin e pamundur mjaftojnë edhe si dekor i mjaftueshëm në fushatat patetike të Metës, Ramës, Bashës, Topallit etj. (Homo Albanicus)

Referencat u përdorën nga artikulli: Youth political (dis)engagement and the need for citizenship education: Encouraging young people’s civic and political participation through the curriculum i Ana Isabel Pontes, Matt Henn dhe Mark D Griffiths

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar10 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore10 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix10 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix10 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar10 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix10 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix10 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix10 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook