Lidhu me ne

Kryesore

Tabaku: Veliaj, tender 8 herë më të lartë se norma e BE-së

Kostot e “Sami Frashërit”, Tabaku: Veliaj, tender 8 herë më të lartë se norma e BE-së

Partia Demokratike akuzoi sot kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se gënjeu për fondet e rindërtimit të shkollës “Sami Frashëri”.

Sipas ish-deputetes së PD, Jorida Tabaku, plani i Veliajt dhe i qeverisë shqiptare ishte që t’i frynin kostot e shkollës.

Ajo denoncoi se vlera e rindërtimit u rrit deri në 4.5 mln euro, 8 herë më e lartë se sa shkollat e ngjashme që ndërton BE.

Deklarata e plotë e Tabakut

Për nëntë muaj me radhë Erion Veliaj dhe qeveria gënjyen publikun duke deklaruar se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohet me fondet e Bashkimit Europian.

I pacipë dhe duke gënjyer ditën për diell, Erion Veliaj vazhdoi të flasë për këto fonde, edhe kur faktet flisnin kundër tij dhe pohimeve të tij.

Së fundi, mbërriti deri aty sa të censurojë Delegacionin e Bashkimit Europian, i cili sqaroi publikisht se fondet për “Sami Frashërin” nuk janë nga fondet e rindërtimit të BE-së.

Fare pak media e transmetuan deklaratën e Delegacionit të Bashkimit Europian, sepse pjesa më e madhe e tyre u bllokuan nga Erjon Veliaj dhe të tijtë.

Prandaj, ne e kemi të qartë që media e shantazhuar, e frikësuar apo edhe blerë, ka zgjedhur të censurojë këtë deklaratë.

Kjo deklaratë përgënjeshtroi Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn dhe për të disatën herë i shpalli Mashtrues dhe Gënjeshtar.

Njeriun që gënjeu për fondet me të cilat do të rindërtohej shkolla “Sami Frashëri” që u prish në mënyrë të beftë dhe me procedura të fshehta dhe ende të pashpallura.

Arsyet pas kësaj gënjeshtre dhe pas kërcënimeve dhe blerjeve që e vërteta të mos dalë në shesh, janë disa.

Erion Veliaj gënjeu publikun për fondet e ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri” që u prish në mënyrë të beftë dhe me procedura të fshehta dhe ende të pashpallura, është ai që ka kërkuar që ky informacion të mos jetë publik për qytetarët e Tiranës.

Erjon Veliaj gënjeu për fondet e rindërtimit të shkollës pasi plani i tij dhe i qeverisë shqiptare ishte që t’i frynin kostot e shkollës.

Sipas tabelës së publikuar nga Bashkia Tiranë kosto e shkollës shkon në 4.5 mln euro, një vlerë gati 8 herë më e lartë se sa shkollat e ngjashme që ndërton BE.

Në vend të gënjejë në mënyrë të pacipë, qeveria, bashkia, duhet t’i japin përgjigje pyetjeve që u fshihet prej dy javësh.

1.     A u rehabilitua shkolla “Sami Frashëri” duke u shpallur si një shkollë që do t’i qëndronte viteve e fortë? Çfarë shkoi keq me këtë pohim të Veliaj që shkolla degradoi aq shumë sa të shembej?

2.     A është shpallur në datën 27 mars projektimi i ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri” dhe anulluar 3 javë më vonë, në 21 Prill 2020? Që do të thotë se ditën që u prish shkolla, nuk kishte as projekt-ide as projekt – zbatim dhe asnjë tender të hapur?

3.     Në cilin sirtar ka përfunduar procedura e papërfunduar e tenderit për shkollën “Sami Frashëri”? Pse nuk ka asnjë dosje publike duke filluar nga fondet, projekti dhe deri tek procedurat e tenderit publik?

Nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj mendojnë se me heshtjen, kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave do t’i mbyllin gojën të vërtetës, i kanë bërë llogaritë gabim.

Shqiptarët dhe mbi të gjitha qytetarët e Tiranës do të marrin vesh të vërtetën, provat dhe faktet që i kemi bërë publike dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë publike se si është manipuluar e vërteta për shkollën “Sami Frashëri”.

Shkolla “Sami Frashëri” është thjesht një pasqyrë e mënyrës se si Bashkia operon, se si qeveria operon. Është thjesht një mënyrë e fasadës që çdo ditë ia ofrojnë qytetarëve të Tiranës, fasadë e cila ka rënë për të gjithë shqiptarët dhe me 25 prill do të marrë goditjen përfundimtare.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix1 ditë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar1 ditë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore3 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix3 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar3 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix3 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix3 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix3 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix3 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook