Lidhu me ne

Kryesore

‘S’ka mbajtur asnjë premtim’ – Bardhi: Rama, politikan mashtrues dhe i dalë boje

Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi me anë të një statusi në ka reaguar rreth deklaratve të mbajtura nga Kryeministri, Rama në një takim në Vlorë ditën e sotme.

Bardhi shkruan se Rama nuk ka mbajtur premtimet ndaj vlonjatëve pasi nuk iu tha atyre se pse nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon.

“Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët”, shkruan Bardhi në Facebook.

Statusi i plotë:Sot njësoj si dje – Asgjë e re: Me plehrat në krah, jo më në sfond!Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po.Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 viet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve.Edi Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon.Edi Rama nuk u tha se nga vota e vlonjatëve për Partinë Socialiste, u pasurua Damiani, por u varfëruan vlonjatët; u punësua Dritan Leli nga Tirana në Vlorë si Kryetar Bashkie, por u larguan mijëra të rinj vlonjatë nga Vlora, sepse 300 mijë vendet e punës që premtoi ishin një mashtrim.Të tallur nga Edi Rama duhet të jenë ndier edhe mjekët, infermierët, mësuesit, administrata që ai e keqpërdor për propagandën e tij. Rroga e tyre nuk është rritur asnjë qindarkë gjatë 7 viteve të keqqeverisjes së Edi Ramës.Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook