Lidhu me ne

Kryesore

Bëri 48 vite burg në SHBA / Shqiptari kthehet në Devoll: Isha më mirë në qeli

Masakroi prostitutën dhe bëri 48 vite burg në SHBA/ Shqiptari kthehet në Devoll: Isha më mirë në qeli

Pasi ka kryer 48 vite në burg në Shtetet e Bashkuara, për vrasje, Gazi Çibuku tanimë jeton në fshatin Çetë të Devollit, dhe në një rrëfim për Ora News tregon historinë tragjike të jetës së tij, dhe ngjarjet që i dhanë tjetër drejtim ëndrrës së tij amerikane. Gazi Çibukun historia e ka hedhur nga lumturia kur u arratis prej diktaturës komuniste në vitin 1967 deri në burgimin e përjetshëm në SHBA.

Sot 73 vjeçar i kthyer në atdhe jeton në ish kopshtin e fshatit Çetë të Devollit, krejtësisht i harruar e në mjerim.

Si u arratis drejt SHBA

Në moshën 19 vjeçar theu kufirin për të kaluar drejt Greqisë prej ku arriti të udhëtojë drejt ëndrrës amerikane. Me mbërritjen në ShBA tregon se arriti të punësohet

Por fati e braktisi menjëherë. Vetëm dy vite pasi iu largua rrethimit në shtetin amë, tregon përfshirjen në ngjarjen makabër, kur ekzekutoi me pistoletë një punonjëse seksi dhe siç shprehet gjithçka ndodhi nga paniku

”Kisha një revole dhe e qëllova, e vrava” tregon Gazi.

Si ia fshehët trupin

Për ti shpëtuar dënimit, së bashku me një mik të tij tentuan të fshehin kufomën, por duke kryer një krim edhe më të rëndë

“Nuk kishim ku ta fshihnim, as nga prapa dhe as nga para shtëpisë. U detyruam ta prisnim. Dy këmbët dhe kokën i futëm në një qese, trupin në një qese tjetër të madhe. Më pas dolëm nga banesa, një qese mbaja unë dhe një ai” kujton Gazi Çibuku.

48 vite ne burgun e SHBA

Për ngjarjen autoritetet në SHBA e shpallën fajtor, ku nga dënimi i përjetshëm, qëndroi 48 vite në qeli.

“Punoja në kuzhinat e burgut vite të tërë“

Kthimi ne atdhe

Çibuku është riatdhesuar në vitin 2018, me 100 dollarë të dhëna nga institucioni ku vuajti dënimin.

“Kur i thashë se kush isha i ra të fikët”

Prej shtatorit jeton në një shtëpi pa asnjë mbështetje, teksa shton se jetesa e tij ishte më e mirë në qeli ku qëndroi më shumë se dy të tretat e jetës

“Në burg nuk vuaja kështu, i kisha tërë kushtet” tregoi ai për gazetaren Iris Rezhda.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix12 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix12 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet12 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore12 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix12 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix12 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar12 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix13 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal13 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook