Lidhu me ne

Kryesore

Nën moton “Një komb, një Qëndrim”/ Fatmir Mediu viziton Kosovën

Një delegacion i Partisë Republikane kryesuar nga kryetari Fatmir Mediu, i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Politik, Dardan Mustafaj, Sention Zotaj dhe Albi Jahelezi, u pritën në datë 17 nëntor, nga autoritetet më të larta të Kosovës:

🔹Kryeministri i Kosovës Z. Abdulla Hoti, Ministrja e Jashtme Znj. Meliza Haradinaj, si dhe nga Ministrat Armend Zemaj dhe Blerim Kuci. Delegacioni u takua gjithashtu me kryetarin në detyrë të PDK, Z.Enver Hoxhaj, deputeten Blerta Deliu, kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK Z. Arben Gashi dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

🔹Zhvillimet në Kosovë dhe nevoja e bashkëpunimit politik, pas dërgimit në Hagë të Presidentit Hashim Thaçi, ish kryetarët e Parlamentit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe kryetari i grupit parlamentar të Vetvendosjes, Rexhep Selimi, dhe debati që po zhvillohet rreth tyre, ishin në qendër të diskutimeve.

🔹Duke ndarë bindjen e përbashkët për respektimin e drejtësisë, duket tashmë qartë që ka interesa të cilat duan ta përdorin këtë situatë për qëllime kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Të gjithë ndanë mendimin se historia politike dhe lufta e popullit të Kosovës për liri, janë nën sulm por ato nuk mund të zhbëhen. Pavarësia e Kosovës është fituar me sakrificën e mijëra dëshmorëve, me përkushtimin e patriotëve, sakrificën e popullit të Kosovës, të cilët ndërtuan aleancën më të fuqishme në historinë tonë me SHBA, NATO, Britani dhe BE, të bashkuar kundër regjimit gjenocidal të Milosheviçit dhe njerëzve të tij, që fatkeqësisht, janë ende në majat e pushtetit në Beograd.

🔹Autoritetet e Kosovës shprehën edhe shqetësimin rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe ndikimin e tyre mbi stabilitetin e Kosovës.🔹Mediu vuri në dukje se: “Shqiptarët kanë qenë një komb i unifikuar në përvojën e ndërtuar nën moton “Një komb, një Qëndrim”, 22 vite më parë, duke vendosur që asnjë interes politik apo pushteti, nuk ka përparësi mbi interesin e kombëtar, ku përfshihen interesat e Kosovës shtet i pavarur. Ky qëndrim ka qenë historikisht vija e kuqe, e cila për fatin e keq është shkelur nga Tirana zyrtare e sotme, për interesa politike dhe keqpërdorimi që po i bën situatës, nuk ndihmojnë por dëmtojnë.

v
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi10 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi10 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix10 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix10 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske11 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar23 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix23 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix23 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal23 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook