Lidhu me ne

Kryesore

Pse nuk gjobiten Luana, Top Channel dhe VIP-at në emision si dasëm/ Qeveria me dy standarde

Pse nuk gjobiten Luana, Top Channel dhe VIP-at në emision si dasëm/ Qeveria me dy standarde

Sot mediat kanë raportuar se pas festimit të ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku, policia ka ndërmarrë edhe masa administrative.

Policia njoftoi se aktori i humorit ka shkelur aktin normativ që është miratuar nga qeveria, për shkak të situatës së rëndë që është krijuar. Janë gjobitur pronari i lokalit dhe pjesëmarrësit në festë.

Por ditëlindja e Besit nuk është rasti i vetëm kur po shkelet ky akt normativ.

Në televizionin kombëtar Top Channel, mbrëmjen e djeshme është trasmetuar emisioni “Shiko kush Luan” me moderatoren Luana Vjollca, ku në studio janë më shumë se 10 të ftuar.

Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 veta në ambiente të mbyllura.

Në emisionin e Luana Vjollcës janë më shumë se 30 veta që ishin në ditëlindjen e Besit, ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë administrative.

Për më shumë se dy orë, në një ambient të mbyllur më shumë se 30 veta duke u argëtuar dhe kërcyer, ndërkohë që shumë persona e kanë të pamundur që të përcjellin për në banesën e fundit të afërmit për shkak të masave që janë marrë nga qeveria.

Mbrëmjen e djeshme në emision ishin të ftuar Ervin Salianji, Valbona Mema, Remzie Osmani, Nexhat Osmani, Young Zerka, Kiara Tito, Liesa Haxhiasllani, Meridian Ramçaj. Përveç këtyre janë edhe orkestra, Fifi, por edhe Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja. Përveç këtyre janë edhe kameramanët.

Por ajo që vihet re nuk është vetëm ajo që shihet në ekran, por edhe prapaskena, ku moderatorja Luana Vjollca i ndan me ndjekësit pas çdo episodi, shihen se sallat e grimit janë plot me njerëz.

Por pyetja që lind këtu është pse policia nuk gjobit edhe Top Channel?

Apo se Bes Kallaku është me LSI dhe Top-i i Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës i shërbejnë qeverisë për propagandë?

Pse nuk gjobiten Luana, Top Channel dhe VIP-at në emision si dasëm/ Qeveria me dy standarde
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix2 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix2 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook