Lidhu me ne

Radar

“Cadillac One”, si është ndërtuar makina-bunker, me të cilën do udhëtojë presidenti Xho Bajden

Emri i saj zyrtar është “Cadillac One”, por thirret edhe “Bisha”. Arsyeja është më se e qartë: makina e fundit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, është më e sigurta në botë. Në fakt ajo është një bunker i vërtetë me rrota:ajo mund të përballojë një sulm kimik, një sulm me armë zjarri, dhe t’i rezistojë madje edhe shpërthimit të një mine.

Nga ana tjetër, siguria e presidentit amerikan është gjithnjë në plan të parë. Dhe historia e Amerikës na mëson se përveç Xhon Kenedit, viktimë e sulmeve kanë qenë edhe presidentë të tjerë të SHBA-së. Ndaj le të shohim super-teknologjinë e këtij modeli presidencial, që u shfaq për herë të parë në publik në vitin 2018 me Donald Trumpin, presidentin e 45-të të SHBA-së, dhe me të cilin do të udhëtojë edhe presidenti i 46-të, Xho Bajden.

Shoferi

Kjo makinë drejtohet jo nga një shofer dosido, por nga një ushtarak i trajnuar enkas nga shërbimet sekrete amerikane për çdo të papritur që mund të ndodhë, përfshirë edhe nevojën për të kryer manovra, si ato që zakonisht i shohim në filmat aksion.

Dritaret

Të përbëra nga 5 shtresa xhami dhe polikarbonati, ato janë të afta të përballojnë edhe plumbat e kalibrit 44 Magnum. Dritaret nuk mund të hapen, me përjashtim të asaj të shoferit, që mund të hapet vetëm 8 centimetra.

Sistemet e komunikimit

Një telefon satelitor me një linjë të drejtpërdrejtë gjithmonë të hapur me zëvendëspresidentin dhe Pentagonin, dhe selinë qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes, është i inkorporuar me sediljen e pasme të makinës ku ulet presidenti. Kjo është e mundur falë një ripetitori privat, i cili sinjalizon në rast se ka mungesë të sinjalit, dhe që përcillet nga një prej makinave të eskortës presidenciale.

Dyert

Janë të blinduara dhe mbi 20 centimetra të trasha, më shumë se dyfishi i një makine normale. Pasi mbyllen, ato krijojnë një mjedis 100 për qind të izoluar, që i mbron ata që gjenden brenda edhe në rastin e një sulmi kimik.

Pjesa e pasme e makinës

Në të mund të ulen presidenti dhe 4 pasagjerë të tjerë, dhe është e ndarë nga një sipërfaqe qelqi e përforcuar, të cilën vetëm presidenti mund të vendosë ta ulë. Gjithashtu, ajo është e pajisur me një buton anti-panik dhe një furnizues oksigjeni shtesë.

Bagazhi i makinës

Ashtu si pjesa e përparme, edhe pjesa e pasme ka pajisjet e saj të sigurisë, me një portabagazh të pajisur me sistemet e fikjes së zjarrit, gaz lotsjellës dhe tymuese.

Pajisjet e emergjencës

Pavarësisht sigurisë që ofron ky “bunker” me rrota, nëse presidenti do të plagosej, në makinë gjendet një çantë e ndihmës së shpejtë, që përfshin një qese gjaku (që përputhet me grupin e gjakut të presidentit) në rast se nevojitet një transfuzion.

Serbatori

Është i blinduar dhe i veshur me një shkumë të veçantë, që nuk e lejon të shpërthejë edhe nëse goditet nga një plumb. Një kuriozitet:”Cadillac One” punon me naftë, dhe një nga të paktat raste që u “neutralizua” ndodhi në 2013-ën, kur menaxheri i karburantit e mbushi plot por me karburantin e gabuar.

Trupi i makinës

I integruar me një armaturë të nivelit ushtarak dhe me një trashësi afro 13 centimetra, ai është dizenjuar nga një aliazh çeliku i përforcuar me alumin, titan dhe qeramikë, i aftë që të thërrmojë edhe plumbat.

Korniza

Pjesa e poshtme e “Bishës”, është e pajisur me pllaka çeliku të afta të sigurojnë mbrojtje për pasagjerët, edhe në rastin e shpërthimit të një mine apo një granate nën makinë.

Pajisjet e sigurisë

Në bordin e makinës gjendet një arsenal i vërtetë armësh, dhe disa truke alla Xhejms Bond, si armë gjahu dhe pompa që lëshojnë gaz lotsjellës nga poshtë makinës. Po në rast se një nga miqtë e ftuar nuk di t’i përdorë ato? Mos u trembni:Aty ka edhe një manual udhëzimi që quhet “Nuclear Football” (Futboll Bërthamor).

Gomat

Të përforcuara me kevlar, ato janë në gjendje t’i rezistojnë shpimeve dhe prerjeve. Dhe si të mos mjaftonte kjo, disqet prej çeliku do t’i jepnin mundësi shoferit që të vazhdonte ta ngiste makinën, edhe nëse gomat do të ishin tërësisht të shkatërruara.

Kabina e shoferit

Nga kroskoti menaxhohen të gjitha zbulimet teknologjike të gjeneratës së fundit, me të cilat është pajisur limuzina presidenciale, përfshirë një sistem të drejtpërdrejtë të komunikimit me shërbimet e sigurisë, dhe një sistem të integruar GPS që është gjithmonë aktiv. Në pjesën e përparme të makinës janë të vendosura dhe 2 kamera me rreze infra të kuqe, që lejojnë drejtimin e makinës përmes ekranit, madje edhe me drita të fikura dhe në errësirë ​​absolute. / Focus

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook