Lidhu me ne

Kryesore

28 apo 29 nëntori? Kapitullimi i Gjermanisë s’duhet të jetë festë kombëtare e Shqipërisë!

KRESHNIK SPAHIU

28 apo 29 nëntori? Kapitullimi i Gjermanisë s’duhet të

Debati nëse Shqipëria është çliruar më 28 apo 29 nëntor tashmë është shndëruar jo veçse aspak profesional, por dhe komik. Çdo vit dalin n? media komunistët dhe të përndjekurit duke debatuar nëse gjermani i fundit u largua në 28 apo 29 Nëntor.

Duke mos dashur të hyj në termat pse komunistët shqiptar dhe jugosllav zgjodhën një datë çlirimi, do synoja për herë të parë të hidhja një ide tjeter, atë që Shqipëria nuk duhet të ketë festë kombëtare të çlirimit ditën e largimit të gjermanëve nga Shqipëria për këto arsye:

1- Shqipëria në historin? e saj ka pasur me dhjetra pushtime dhe të gjitha pushtimet e tjera kan? qenë më të gjata në kohë se qëndrimi i gjermanve n? Shqipëri.

2- Shqipëria ka pasur më shumë viktima dhe dëshmore në luftrat e tjera në raport me luftën e dytë botërore! Dihet tashmë që numri i Enver Hoxhës 28.000 dëshmore eshte genjeshtër sepse referuar arkivës apo varrezave nuk kalon numri 4.200.

3- Gjermania erdhi në Shqipëri ndryshe nga shumë shtete të tjera, me një platformë të qarte për shqiptarët:
a- Bashkimi i Shqipërisë etnike me Kosovë dhe Iliridë…
b- qeveri kuislinge shqiptare nga elita dhe nacionalistët shqiptarë të asjaj kohe!

4- Gjermanët dhe Italianët më shumë ndërtuan dhe projektuan, sesa shkatrruan. Madje sot kryeqyteti Shqieprisë krenohet me projektet urbane të regjimit fashist dhe nazist.

5- Gjermania nisi luftën kundër komunizmit i cili pothuajse nuk egzistonte fare në Shqipëri kur filloj lufta botërore dhe Shqipëria nuk ishte objektiv dhe prioritet pushtimi nga Gjermania.

6- Shqipëria nuk po vuan sot coptimin teritorial prej Gjermanisë por ndarjen e kufijve si pasojë e luftrave me serbët, greket, maqedonasit, turqit, bullgaret …

7- Qëndrimi gjerman dhe austro-hungarez ishin më të balancuarit në Konferencën e Londrës 1913 pavarsisht se këto shtete më pas humbën Luftën e Parë Botërore!

8- Pse datë çlirimi duhet konsideruar largimi i gjermanit të fundit dhe jo largimi i turkut, serbit, grekut, …. të fundit?

9- Gjermania mbajti peshën kryesore në çlirimin dhe krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës!

10- Shqipëria sot e ka Gjermaninë dhe qeverinë e saj, aleatin më strategjik në diplomaci dhe gjysma e shqiptarve janë të gatshëm të jetojnë dhe emigrojnë në Gjermani.

Shqiptarët s’duhet jenë turmë që të ndjekin disa shtete të tjera europiane të cilat kanë arsye madhore për ta shpallur çlirimin nga Gjermania festë kombëtare!
Gjermania nuk ishte, nuk është, dhe s’do jetë kurrë armiku ynë historik por MIKU i shqiptarve.

Per të gjitha këto arsye, largimi i gjermanit të fundit s’duhet të jetë festë kombëtare për shqiptarët!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix6 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi19 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi19 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix19 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix19 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske20 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook