Lidhu me ne

Kryesore

Komisioni Evropian: Shqipëria përkeqësoi marrëdhëniet me Kosovën në 2020, i përmirësoi me Serbinë

Nga Arbjona Çibuku-Exit news

Komisioni Evropian: Shqipëria përkeqësoi marrëdhëniet me Kosovën në 2020, i përmirësoi me Serbinë

Shqipëria ka përkeqësuar marrëdhëniet me Kosovën  gjatë vitit të fundit dhe i ka përmirësuar me Serbinë, sipas raportit të tetorit 2020 të Komisionit Evropian.

Krahasimi i raporteve të tre viteve të fundit tregon se marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me Kosovën kanë zbritur nga “shumë të mira” në “të mira”, ndërsa me Serbinë jane rritur nga bashkëpunim i mirë në fushën e biznesit në “marrëdhënie të mira” në përgjithësi.

Komisioni Evropian vlerëson njësoj nivelin aktual te marrëdhënieve të Shqipërisë me secilin nga këto dy vende.

“Në përgjithësi, Shqipëria vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën”, thekson raporti i 2020. Ndërsa në vitin 2018 dhe 2019, raporti i vlerëson marrëdhëniet si “shumë të mira”.

Koha e përkeqësimit të marrëdhënieve përkon me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti dhe me kundërshtitë mes udhëheqësve të Kosovës dhe qeverisë Rama në lidhje me Mini-Shengenin. Kjo periudhë është mbizotëruar edhe nga diskutime për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, pas dështimit të idesë për shkëmbim të territoreve.

“Vrulli i këtyre marrëdhënieve u luhat për shkak të dinamikës së brendshme politike në Shqipëri dhe Kosovë dhe pozicionimit të udhëheqjes përkatëse në dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në raport.

Kyreministrat Rama dhe Kurti nuk ranë dakord për mënyrën më të mirë të bashkëpunimit mes tyre. Rama këmbënguli se ai duhej të përqëndrohej në zonën Mini-Shengen, ndërsa Kurti theksoi se duhet të forcojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri.

E kundërta ka ndodhur me marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me atë serbe, sipas raportit. Në vitin 2018, dy vendet kanë qenë duke forcuar marrëdhëniet në fushën e biznesit. Në 2019, marrëdhëniet “kanë mbetur përgjithësisht të mira”. Ndërsa në vitin 2020, “marrëdhëniet me Serbinë janë të mira”, gjë që tregon një përmirësim gradual të tyre në tre vitet e fundit.  

“Marrëdhënia me Serbinë është e mirë. Udhëheqësit e të dy vendeve takohen rregullisht në kuadrin e ngjarjeve rajonale dhe ndërkombëtare. Të dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e arsimit parauniversitar”, thotë raporti. 

Takimet e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç janë përqëndruar te krijimi i Mini Shengenit Ballkanik. Vuçiçi është lideri me të cilin Rama është takuar më shpesh gjatë 7 viteve në pushtet.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix7 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix7 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix7 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix7 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix7 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix7 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix7 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix7 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix7 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook